AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

‘Sy më sy’ me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shkozë të Tiranës e shohin strehimin social apo punësimin në sektorin e pastrimit si një detyrim për të votuar partinë në pushtet, ndërkohë që integrimi i tyre është ende larg.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:54 | 06/05/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një poster në banesat sociale ku jetojnë anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shkozë të Tiranës. Foto: Blerina Gjoka.

Pllumb Dungajn e njohin të gjithë në kafenenë përballë pallateve sociale në periferi të Tiranës, ku jeton një numër i madh familjesh të komunitetit rom dhe egjiptian.

Pllumbi i përket komunitetit rom, është rritur në jetimoret e Shqipërisë nga Lezha në Korçë deri në moshën 18 vjeç dhe falë një burse, studioi më pas në Turqi për Shkenca Politike dhe kreu një specializim për kujdestari Psiko-sociale pas kthimit në Shqipëri. Por pavarësisht profilit të tij të  shkollimit, ai ka punuar kryesisht në sektorin e pastrimit dhe aktualisht është i papunë.

Në zonën e Shkozës e përshëndesin me pseudonimin ‘Pupa’ – emri i tij artistik me të cilin ka ndërtuar prej shtatë vitesh një llogari të suksesshme në TikTok, ku nën emërtimin “Sy më Sy” diskuton live tema sociale që nga edukimi, prindërimi dhe çështje të tjera.

Dungaj qesh kur ia vëmë në dyshim vërtetësinë e ‘Sy më sy’, pasi me të njëjtin emërtim kryeministri Edi Rama prej 2 muaj ka hapur një rubrikë në rrjetet e tij sociale ku komunikon live me ndjekësit e tij.

“Nuk ia kam vjedh unë atij, ai ndoshta ma ka vjedh mua, po s’dua të merrem me këtë gjë se kam ndjekësit e mi që më duan e më vlerësojnë,” thotë ai.

Aktivist prej shumë vitesh për të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian, Pupa mund të flasë me orë të tëra për njerëzit e tij, hallet e tyre dhe se si politika ka dështuar t’i adresojë ato.

Komuniteti rom dhe egjiptian vijon të ndjehet i përjashtuar, ndërsa përballet me sfidat për punësim dhe strehim.

“S’ka shans për integrim,” përsërit Dungaj prerë, ndërsa na shpjegon se banesat sociale të dhëna me qera të ulët nga bashkia para më shumë se 10 vitesh nuk i kanë zgjidhur problemet e komunitetit.

“E vetmja punë që u ofrohet është pastrimi, puna më e rëndomtë,” thotë më tej ai, ndërsa shton: “dhe atje duhet me hy me mik”.

Dungaj vetë ka punuar si pastrues i rrugëve të Tiranës kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa ndiqte dhe shkollën, ndërsa më vonë i janë ofruar po ashtu punë në këtë sektor si inspektor, pavarësisht profilit të tij të arsimimit.

“Çdo muaj paraqitem në zyrën e punësimit, më duket sikur jam me ‘arrest shtëpie’ dhe po bëj apelin në komisariat,” e përshkruan ai përpjekjen aktuale për të gjetur një punë.

Politika ka luajtur me varfërinë e këtij komuniteti sa herë ka zgjedhje dhe dhënia e banesave sociale nga bashkia e Tiranës apo e një pune në sektorin e pastrimit përkthehet prej tyre si ‘detyrim’ për t’i dhënë votën Partisë Socialiste.

“PS-në do votoj se kemi 10 vjet që nuk paguajmë as qera, as drita, as ujë,” na përgjigjet pa hezituar Astriti, 41 vjeç, baba i 6 fëmijëve. Kërkesa e tij e vetme për ata që do të fitojnë në 11 maj është ‘të na falë këto banesat, t’i kemi tonat’. Ai punon në kompaninë e pastrimit të bashkisë ‘Eco Tirana’.

Astriti thotë se për fushatë i ka takuar ‘Ornela’, të cilën ai e identifikon si drejtoresha e pallateve sociale, ndërsa nuk di të ketë pasur takime elektorale ndonjë kandidat  për deputet gjatë kësaj fushate.

Lëmoshë në këmbim të votës

Pllumb Dungaj i njohur si Pupa- aktivist i komunitetit Rom dhe Egjiptian në Tiranë. Foto: Blerina Gjoka.

Në pallatet sociale në zonën e Shkozës strehohen mbi 200 familje, por jo të gjithë janë të komunitetit rom dhe egjiptian, ndërsa në disa kabina përdhese ngjitur me pallatet strehohen rreth 60 familje të tjera rome dhe egjiptiane.

Në oborrin e përbashkët, disa burra janë përkulur mbi një qingj të bërë kurban për ditën e Shën Gjergjit, të cilin po e vënë në një peshore dhe po e ndajnë për drekën e festës. “Bujrum” na thonë burrat , ndërsa e harrojnë kurbanin dhe flasin të gjithë njëherësh me zemërim kur i pyet për zgjedhjet.

“Çfarë politike thu ti? Ata mendojnë vetëm për vete, për ne nuk ndryshon asnjë gjë,” thotë njëri prej tyre. “Po socialistët na dhanë këto kazermat, po s’po na lënë rehat, na e kujtojnë përditë që nuk është shtëpia jonë,” shton shoku i tij.

Një grua afrohet dhe nis të rreshtojë ankesat e saj për banesën e ngushtë ku jetojnë 10 veta dhe nëna e sëmurë, për të cilën shteti nuk i ka lidhur asnjë pension.

“Unë për asnjë nuk shkoj të votoj, as me lekë as pa lekë,” thotë ajo dukshëm e revoltuar.

Ëngjëllushja këmbëngul që të hyjmë në banesën e saj dhe të shohim nënën e paralizuar.  Në fund të krevatit qëndrojnë panolinat, çmimi i të cilave është një barrë e madhe për financat e saj. “Të gjitha vetë i blejmë se shteti s’na ndihmon, nuk i japin një pension,” ankohet gruaja.

Banorët e këtij komuniteti ankohen për shqetësimin e vazhdueshëm të shërbimeve sociale të bashkisë për pastrimin e territorit ku banojnë. Në fakt, hapësira boshe mes këtyre kabinave është e mbushur me hekurishte e thasë të mëdhenj me shishe plastike apo kanaçe.

Shitja e tyre për riciklim është një biznes me të cilin ky komunitet është mësuar që të sigurojë jetesën, por puna e tyre është bllokuar prej kohës kur Bashkia e Tiranës u përfshi në biznesin e riciklimit dhe më pas nga koncesioni i inceneratorit.

Gjithsesi, Edi, 28 vjeç, vijon të mbledhë hekura të vjetra nëpër qytet me triçiklin e tij për të mbajtur familjen dhe pse kujton me nostalgji për kohën e ‘Berishës’. “Punonim më lirshëm atëherë, këta s’na lënë rehat,” ankohet ai.

Dëshira e Edit është që shteti të mos ndërhyjë në jetën e tij dhe të komunitetit. “Ishim më mirë në kasolle se sa tani që na bëjnë presion përditë e na e thonë ‘nuk është shpia jote,” thotë ai i revoltuar, por vë në dukje se “për votime na kanë lënë rehat”.

Përfaqësimi politik

Ngjitur me pallatet sociale, anëtarët e komunitetit rom janë strehuar edhe në disa baraka në Shkozë. Foto:Blerina Gjoka.

Në listat e forcave politike garojnë pak kandidatë nga komuniteti rom dhe egjiptian, por edhe ata janë renditur në listat e hapura ku është gati e pamundur që të fitojnë një përfaqësim në Kuvend.

Rivelino Çuno, kryetar i Partisë për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH) është kandidat i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Sipas Dungajt, Çuno ka bërë takimin e vetëm elektoral në lagjen e banesave sociale, ku ka pasur dhe një incident me një banor që ka prishur takimin.

“Ishte një i mazhorancës që e priti keq,” thotë ai, duke iu referuar banorëve që nuk i përkasin këtij komuniteti në lagjen sociale.

Dungaj thotë se i vlerëson kandidatët e këtij komuniteti pa marrë parasysh se në cilën forcë politike kandidojnë, por është skeptik për mundësitë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje në mënyrë që të bëjnë diçka për komunitetin të cilit i përkasin.

Çuno iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it me shkrim, duke e përkufizuar arsyen e përfshirjes në politikë si të rëndësishme për të.

“Zëri i komunitetit egjiptian dhe rom nuk ka më luksin të përfaqësohet nga njerëz që flasin ‘në emër të tyre’, por nuk jetojnë asnjë ditë brenda tyre,” thotë ai, duke shtuar se pasi ka përjetuar çdo formë përjashtimi, heshtjeje, shfrytëzimi dhe premtimi të pambajtur ka vendosur të mos jetë me ‘spektator’.

Ai beson se koalicioni opozitar ka hapur dyet për një përfaqësim real, jo dekorativ.

“Në këtë aleancë, ne si PEISH kemi ruajtur identitetin tonë dhe jemi aleatë, jo shtojcë”- thotë ai. Problematikat që Çuno shpreson të zgjidhë me përfaqësimin e tij politikë janë të njëjta me ato që ka dhe komuniteti rom-egjiptian në Shkozë; strehim, arsimim dhe integrim, ndërsa politikat qeveritare të dekadës së fundit i konsideron jo thelbësore dhe larg nevoja reale të komunitetit.

“Për komunitetin tonë, ka pasur vetëm raporte për donatorët, projekte të papërputhshme me nevojat tona reale dhe klientelizëm lokal që ka kapur çdo fond në emër të ndihmës,” thotë ai ndërsa rreshton një sërë premtimesh për komunitetin e tij.

Një tjetër kandidate u bë virale në fushatë për shkak të përkatësisë së saj nga ky komunitet. Ina Majko kandidon për Partinë Socialiste në qarkun Vlorë dhe kryeministri Rama premtoi publikisht që ajo do të jetë pjesë e qeverisjes, nëse kjo parti fiton mandatin e saj të katërt në 11 maj.

E diplomuar për Biologji, Majko i ka kushtuar energji karrierës si moderatore dhe blogere në rrjetet sociale para se të hynte në politikë. Majko u justifikua me impenjimin në fushatë për pamundësinë për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi angazhimin e saj politik dhe qëndrimin e forcës politike me komunitetin që ajo përfaqëson.

Etiketa: Aleanca për Shqipërinë MadhështoreBanesat socialeIna MajkoKomuniteti egjiptiankomuniteti romPartia SocialistePllumb DungajRivelino ÇunoZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Prokuroria heton policët e burgut të Peqinit për përfshirje në fushatë zgjedhore

Tjetri

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

Tjetri
SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.