AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Efekti bumerang i Trump

Në vend që të destabilizojnë Evropën, sulmet e pandërprera të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë katalizuar një zgjim strategjik në të gjithë kontinentin. Refuzimi i aleatëve të saj nga ana e Amerikës i ka shtyrë liderët evropianë të përballen me sfidat e vjetra me një guxim të ri, duke hapur një rrugë drejt autonomisë strategjike.

Alberto AlemannongaAlberto Alemanno
1 year më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Wikipedia.

100 ditët e para në detyrë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dallojnë si një nga periudhat më të paqëndrueshme në historinë amerikane – ndoshta më e trazuara në kohë paqeje. Dhe pasojat vazhdojnë të jehojnë shumë përtej Shteteve të Bashkuara, siç demonstrohet nga fitorja e zgjedhjeve federale e kryeministrit kanadez Mark Carney pas një fushate të përcaktuar nga kundërshtimi i ashpër ndaj axhendës së Trump.

Për vendet evropiane dhe aleatët e tjerë të hershëm të SHBA-së, fillimi i mandatit të dytë të Trump ka paraqitur një sfidë të drejtpërdrejtë për shtyllat themelore të aleancës transatlantike – sigurinë, mbrojtjen, tregtinë dhe vlerat e përbashkëta demokratike – të cilat Trump i sheh të negociueshme.

Bashkimi Evropian, i varur prej kohësh nga ombrella e sigurisë e SHBA-së, është gjetur përballë kërcënimeve të luftërave tregtare dhe sulmeve të pamëshirshme nga Trump dhe aleatët e tij – më së shumti zv/presidenti J.D. Vance dhe miliarderi i kudondodhur i teknologjisë (megjithëse ndoshta në venitje) Elon Musk. Por në vend që të zhyten në dëshpërim për aleancën e sigurisë që po shkatërrohet, këto provokime kanë nxitur një ndjenjë të papritur qëllimi dhe uniteti në Evropë.

Unë e quaj këtë “Efekti Bumerang i Trump”. Paradoksalisht, përpjekjet e Trump për të dobësuar aleatët e Amerikës – qofshin Kanadaja, Meksika, Australia, Danimarka apo BE-ja – i kanë fuqizuar ata politikisht dhe i kanë inkurajuar të bëhen më të pavarur. Përpjekja e Trump për të përftuar lëshime ka përforcuar në vend të kësaj vendosmërinë dhe solidaritetin e tyre kombëtar.

Pasojat kanë dëmtuar gjithashtu popullaritetin e mbështetësve të Trump në të gjithë botën, nga udhëheqësi i Partisë Konservatore Kanadeze Pierre Poilievre (i cili humbi vendin parlamentar që e kishte mbajtur për më shumë se 20 vjet) te Peter Dutton i Australisë, Jorgen Boassen i Groenlandës dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Ndoshta më e habitshme është se fushata e Trump për të minuar Evropën i ka nxitur udhëheqësit politikë të shfaqin një shkallë të habitshme guximi dhe të përballen me sfida të hershme. Duke u përpjekur të intimidojë BE-në, ai pa dashje i ka fuqizuar shtetet anëtare për të arritur qëllime që dikur dukeshin të paarritshme vetëm përmes negociatave të brendshme.

Si rezultat, Evropa është shfaqur si një pishtar stabiliteti ekonomik dhe politik, duke tërhequr hyrje kapitali dhe studiues me bazë në SHBA që po shqyrtojnë zhvendosjen. Ndërkohë, liderët e ekstremit të djathtë në të gjithë kontinentin – me përjashtim të dukshëm të kryeministres italiane Giorgia Meloni – kanë parë rënie të popullaritetit të tyre për shkak të lidhjes së tyre me Trump, duke kompensuar shtysën që rizgjedhja e Trump u dha figurave si Orbán.

Fjalimi fyes i Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt ishte një nga manifestimet më të qarta të Efektit Bumerang të Trump. Në përgjigje, kancelari gjerman Friedrich Merz theu traditën atlantiste të vendit të tij për të shpallur një Zeitenëende të dytë (“ndryshim epokal”) – një ndryshim paradigme që synon përmbushjen e kërkesave të një peizazhi global që ndryshon me shpejtësi.

Doktrina e re strategjike e Merz, e miratuar nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe të tjerë, synon të zvogëlojë varësinë e Evropës nga SHBA-ja. Ajo përfshin një ndryshim historik në politikën fiskale, duke përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes mbi 1% të PBB-së nga frena kushtetuese e borxhit të Gjermanisë. Ky rregullim pritet të zhbllokojë burime të reja të konsiderueshme si për shpenzimet ushtarake ashtu edhe për investimet më të gjera në infrastrukturë. Veprimet e Trump kanë ringjallur gjithashtu aleancën franko-gjermane – historikisht, motorin e rritjes ekonomike të BE-së – e cila do të riformësojë trajektoren politike të bllokut. Franca dhe Gjermania tani kanë një qëllim të përbashkët: të arrijnë pavarësi strategjike nga SHBA-ja dhe të forcojnë rezistencën gjeopolitike të Evropës kundër presidentit të saj të paparashikueshëm dhe të pabesueshëm. Kjo, nga ana tjetër, ka çuar në një afrim të papritur midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa Britania pas Brexit mbetet formalisht e lirë të rreshtohet me SHBA-në ose BE-në, kryeministri Keir Starmer është qartësisht në anën e Evropës.

Këto zhvillime po hapin rrugën për një integrim më të thellë evropian, me implikime të gjera për sigurinë rajonale dhe prosperitetin ekonomik. Një nismë kyçe përfshin financimin e shpenzimeve të rritura të mbrojtjes përmes huamarrjes së përbashkët – një strategji e pionierizuar nga fondi NextGenerationEU, programi i rimëkëmbjes nga COVID-19 i bllokut.

Për më tepër, shtysa për një integrim më të thellë të mbrojtjes mund të shtrihet së shpejti në ekonominë më të gjerë. Gjatë vitit të kaluar, raporte të veçanta nga ish-kryeministrat italianë Mario Draghi dhe Enrico Letta kanë nxjerrë në pah inovacionin dhe produktivitetin e prapambetur të Evropës krahasuar me SHBA-në, duke bërë thirrje për një treg të vetëm më të fortë dhe më të unifikuar në shërbimet financiare, energjinë dhe teknologjitë digjitale.

Në thelb të strategjisë së re të BE-së për rivitalizimin e dinamizmit ekonomik është krijimi i një Unioni të Tregjeve të Kapitalit, i riemërtuar tani si Unioni i Kursimeve dhe Investimeve. Qëllimi është t’u jepet firmave qasje më e lehtë në financimin pan-evropian dhe të riatdhesohet teprica e konsiderueshme e kursimeve të Evropës – shumica e të cilave aktualisht derdhet në tregjet amerikane – duke ruajtur stabilitetin financiar. Politikat ekonomike shkatërruese të Trump tashmë po e përshpejtojnë këtë ndryshim. Efekti Bumerang i Trump duket se po nxit një transformim të thellë, të mbështetur nga besimi i ripërtërirë në projektin evropian. Evropianët sot po përjetojnë një shkallë uniteti dhe qëllimi të përbashkët të paparë në dekada. Edhe euroskeptikët e mëparshëm tani flasin në terma pan-evropianë. Meloni, për shembull, i është bindur BE-së në negociatat me Trump, duke pranuar se blloku është përgjegjës për politikën tregtare dhe se është gjithashtu në një pozicion më të mirë se çdo shtet anëtar individual për t’u përballur në mënyrë efektive me SHBA-në.

Mbetet për t’u parë nëse liderët politikë të Evropës do të jenë në gjendje të përfitojnë nga këto rrethana të favorshme për të arritur një pavarësi të vërtetë të BE-së dhe autonomi strategjike. Duke pasur parasysh shkallën e sulmit të Trump në kontinent, ata të paktën duket se e kuptojnë se veprimet e tyre do të gjykohen jo vetëm nga zgjedhësit e tyre, por nga njerëzit në të gjithë Evropën. Kjo formë e re përgjegjësie politike pan-evropiane mund të përfundojë duke e bërë Evropën – jo Amerikën – përsëri të madhe.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Trump Boomerang Effect

Etiketa: Donald TrumpElon MuskEmmanuel MacronFriedrich MerzGiorgia MeloniJ.D. VanceKeir Starmer
Tjetri
Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin

Ngritja me 19 vende në Indeksin e Lirisë së Medias nuk reflekton realitetin

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.