AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në një sistem pluralist e deri më sot, zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë shoqëruar me trazira sociale, skema të ndryshme manipulimesh dhe akuza të rënda, ndërsa ndryshimi i pushtetit është shkruar me gjak.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:42 | 10/05/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një qytetar duke votuar më 14 maj. Foto arkivë: Nensi Bogdani/ BIRN.

Që nga viti 1991, kur shqiptarët votuan për herë të parë në zgjedhje pluraliste, vendi ka zhvilluar dhjetë palë zgjedhje parlamentare, ndërsa të dielën do të votojë për herë të njëmbëdhjetë. Nga këto dhjetë palë zgjedhje, gjashtë janë fituar nga partia në pushtet, ndërsa në katër raste pushteti ka ndryshuar krah.

Në dy nga të katra rastet që pushteti ka humbur, ndryshimi është shoqëruar me trazira të mëdha civile, më 1992 dhe 1997. Në dy herë të tjera kur pushteti ka ndryshuar, më 2005 e 2013, sërish ndryshimi nuk ndodhi pa telashe. Në rastin e parë më 2005, një aktivist i opozitës u vra në Tiranë ndërsa në vitin 2013, një aktivist i LSI, e cila ndryshoi krah dhe ruajti pushtetin, u vra në Laç. Me pak fjalë, Shqipëria nuk ka përjetuar deri më sot një ndryshim pushteti pa gjak.

Në zgjedhjet e 31 marsit 1991, shqiptarët votuan për herë të parë për të zgjedhur mes Partisë së Punës, e cila e pati marrë pushtetin më 1945, dhe Partisë Demokratike e disa partive të tjera të vogla, për të zgjedhur një parlament të ri. Partia e Punës fitoi  mbi 75% të votave ndërsa dy ditë më vonë, në Shkodër, protestat qytetare kundër fitores së saj u mbyllën me vrasjen e katër protestuesve. Vrasjet e tyre nuk u hetuan kurrë profesionalisht dhe vijojnë të mbeten edhe sot formalisht pa autor.

Fitorja e Partisë së Punës dhe ngjarjet tragjike të Shkodrës dy ditë më vonë, demonstruan gatishmërinë e partisë në pushtet për të abuzuar me pushtetin shtetëror dhe lehtësinë që ky lloj abuzimi krijon për të fituar zgjedhjet. Gjithsesi, Partia e Punës, e cila gjashtë muaj më vonë ndryshoi emrin në Partia Socialiste e Shqipërisë, fitoi zgjedhjet në atë që Ismail Kadare e cilësoi “një fitore të mjerë”, për shkak se pati një ndasi të madhe mes qendrave urbane që votuan për opozitën dhe zonave rurale, ku banonte në atë kohë 63% e popullsisë, të cilat votuan për partinë e qeverisë. Vetë udhëheqësi komunist i kohës, Ramiz Alia, humbi zgjedhjet maxhoritare në Tiranë përballë një kandidati pak të njohur të opozitës.

Shumë trazira ndodhën, shumë njerëz humbën jetën gjatë trazirave, dhe dhjetëramijëra u arratisën nga vendi, veçanërisht në 6 mars 1991 dhe në korrik 1991 nga Porti i Durrësit para se Partia Socialiste të pranonte se nuk ishte në gjendje të qeveriste, duke lejuar tranzicionin e pushtetit.

Katër vjet më vonë, Partia Demokratike në pushtet u akuzua se manipuloi zgjedhjet në të gjitha mënyrat e mundshme, dhunoi opozitën me polici dhe pastaj u detyrua të dorëzojë pushtetin pak më shumë se një vit më vonë, duke lënë vendin djerrë në mes të trazirave të vitit 1997 që shkaktuan mbi 1800 vdekje të dhunshme.

Në vitin 2001, maxhoranca socialiste kreu gjithashtu manipulimet e saj, blerjet e votave me thasë mielli dhe ndryshimin e rezultatit në Gjykatën Kushtetuese, krahas fenomenit të njohur si Dushku, ku disa manovrime jo tërësisht të ligjshme  prodhuan 11 mandate deputetësh në vetëm një zonë elektorale, para se të detyrohej, nën trysninë e ndërkombëtarëvve, të arrinte një marrëveshje me opozitën në vitin 2003, marrëveshje që i hapi rrugën zgjedhjeve thuajse normale dhe ndryshimit të pushtetit më 2005.

Ndryshimi ishte thuajse normal sepse shumë nga kandidatët, veçanërisht nga maxhoranca, garuan duke ofruar thuajse haptazi thasë me miell, shishe vaji apo pagesa të listave të borxheve të të varfërve nëpër dyqanet e ushqimeve si pjesë e përpjekjes për të bindur votuesit se ishin oferta më e mirë. Dhe, më 2005, njësoj si edhe sot, shumë drejtorë nga pozicionet famëkeqe për korrupsion, tatime e dogana, ishin garues në zgjedhje për maxhorancën.

Në vitin 2008, udhëheqësi i maxhorancës Sali Berisha, dhe ai i opozitës Edi Rama ranë dakord për të reformuar sistemin zgjedhor, duke krijuar sistemin aktual të proporcionalit rajonal. Sistemi i zgjedhur prej tyre tentoi një duopol për pushtetin mes PS-së dhe PD-së por njëkohësisht, për shkak të listave të mbyllura dhe mungesës së demokracisë së brendshme në partitë respektive, i bëri deputetët efektivisht të emëruar nga kryetarët dhe jo të zgjedhur nga votuesit.

Abuzimi me pushtetin ishte diçka pa të cilën qeveria nuk bënte dot në zgjedhjet e vitit 2009, kur, nga njëra anë, PD i bënte presion administratës për të dalë në mitingje e për të mobilizuar vota dhe nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës dukej se bënte të njëjtën gjë me administratën e vet lokale. Kur zgjedhjet përfunduan me rezultat të ngushtë, Partia Socialiste në opozitë kërkoi rinumërim të votave, me pretendimin se një pjesë e komisionerëve të saj në qendrat e numërimit ishin blerë nga qeveria. Protestat për “hapjen e kutive” vazhduan me vite. Pastaj, në dhjetor 2010, ministri i Energjisë Dritan Prifti nxorri një video në të cilën ai dhe shefi i partisë së tij, Ilir Meta shfaqeshin duke diskutuar korrupsion dhe ndërhyje të paligjshme në sistemin e drejtësisë. Ndërsa Partia Socialiste nxorri protestuesit më 11 janar 2011, qeveria iu përgjigj dhunës me dhunë akoma më brutale, gjë që solli vrasjen në bulevard të katër protestuesve.

Zgjedhjet e vitit 2009 shënuan gjithashtu për herë të parë përdorimin masiv të “kasetave”, materialeve të parapërgatitura nga zyrat partiake të cilat transmetoheshin në mediat mbështetëse përkatëse në formën e “lajmeve”. Partitë politike filluan gjithashtu rreth kësaj periudhe të kontrollonin prezencën në emisionet e debatit, me pjesëmarrës të caktuar prej tyre, me tema të parapërgatitura, me zhurmues, pra opinionistë të caktuar për të shkaktuar zhurmë në debatet publike me qëllim mbytjen e argumenteve.

Mes viteve 2009 dhe 2013, modeli i makinerisë politike, e cila shfrytëzon pushtetin në mënyrë sistemike për të mobilizuar vota, u shfaq me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila në mënyrë të famshme kërkoi një kuotë 20% në të gjithë administratën publike. Krahas saj, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet filloi të marrë fiziononimë e makinerisë elektorale duke fituar katër mandate deputetësh në zgjedhjet e vitit 2013, ku dy nga katër deputetët e saj ranë më vonë në grackën e procesit të dekriminalizimit të politikës.

Kur LSI vendosi të ndryshojë krah, në vitin 2013, ky vështirë se ishte ndryshimi i vetëm. Në fakt, në dy muajt e fundit para zgjedhjeve, Berisha ruajti maxhorancën qeverisëse dhe, rrjedhimisht, kontrollin e parlamentit, pasi bleu deputetët që i mungonin nga zgjedhjet e vitit 2009 nga radhët e socialistëve. Njëri prej tyre, Kastriot Islami, u bë më vonë deputet i PD-së.

Zgjedhjet e vitit 2013 shënuan edhe suksesin e parë politik në shkallë të gjerë të strukturave të shumta kriminale në zgjedhjet shqiptare. Ndërsa më herët gangsterët patën qenë më së shumti figurantë të dorës së dytë, më 2013, në të dyja krahët e politikës, numri i të fortëve që çanë përmes listave të mbyllura të kryetarëve për në Kuvendin e Shqipërisë u rrit në mënyrë dramatike.

Rasti më domethënës ishte ai i deputetit Arben Ndoka, i cili është aktualisht në arrati, i akuzuar për pjesëmarrje në krim të organizuar, vrasje e mbetur në tentativë e krime të tjera, në atë që njihet si Dosja e Shtatë Bandave.

Si një tregues i masivitetit të blerjes së votave, pak para ditës së zgjedhjeve të vitit 2013, Kisha Katolike lëshoi një deklaratë të pazakontë ku tregonte se rrjeti i saj i priftërinjve dhe i punonjësve socialë ishte informuar nga qytetarët për oferta të shumta për blerje votash dhe ajo i bëri thirrje besimtarëve të mos pranonin para. Në zgjedhjet e vitit 2017, socialistët arritën të fitojnë të vetëm pasi votuesit e opozitës duket se refuzuan në një masë të konsiderueshme të dalin në zgjedhje. Fitorja e PS-së gjithsesi erdhi pjesërisht prej fatit, pasi ata morën 48% të votës popullore dhe 74 mandate ose 53% të ndenjëseve dhe diferenca prej 4 apo pesë mandatesh u sigurua nga votat e djegura të partive të vogla opozitare.

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, suksesi i PS-së duket se erdhi nga transformimi i kësaj partie në një makineri të stërmadhe elektorale, në atë që, pas zgjedhjeve, vetë kryetari i saj e përshkroi si “mungesë fatale” të “ndjenjës së brendshme të përkatësisë përtej interesit vetjak”. Me pak fjalë, PS u kthye në një LSI apo PDIU të madhe, pasi bleu një pjesë të konsiderueshme të aktorëve lokalë të të dyja këtyre partive, me më shumë sukses me blerjet nga PDIU në Elbasan, strukturë që u sanksionua më vonë nga Departamenti i Shtetit.

Që nga zgjedhjet e vitit 2009, asnjë parti e vogël me përjashtim të makinerive të fuqishme elektorale nuk ka arritur të çajë duopolin PS-PD. Lëvizja Socialiste për Integrim ishte ajo që arriti të mbijetojë pasi fitoi katër deputetë në vitin 2009 dhe mori statusin e gurëkyçit në krijimin e maxhorancës qeverisëse, forcës së vogël, mandatet e së cilës krijojnë maxhorancën. Ajo e ruajti pozicionin e njohur në anglisht si kingmaker në vitin 2013, kësaj here duke siguruar 16 mandate.

Situata duket se është ndryshe në këto zgjedhje, ku minimalisht tre dhe maksimalisht pesë parti të vogla duket se shpresojnë për mandate dhe po i shpresojnë këto mandate, jo nga votat për interes që sigurohen zakonisht nga makineritë elektorale të së shkuarës, por nga votat me ndërgjegje të dhëna nga qytetarët që nuk presin prej këtyre partive ndonjë kompensim.

Në këtë konteks, zgjedhjet e së dielës mundet të kthehen në pikënisje për një kapitull të ri politik dhe data kur shqiptarët kanë mundësinë që t’i kundërvihen moçalit të interesave të politikanëve që abuzojnë me burimet shtetërore për të fituar zgjedhjet dhe fitojnë zgjedhjet për të abuzuar me atë që është e përbashkët.

Sa i përket faktit që pushteti politik, aq herë sa ka ndryshuar deri më sot, ka kërkuar sakrificë njerëzore, ky është një mallkim që nuk është shkulur ende.

Etiketa: Arben NdokaDritan PriftiEdi RamaIlir MetaLëvizja Socialiste për IntegrimPartia DemokratikePartia SocialisteSali Berisha
I mëparshmi

Si të votoni të dielën në zgjedhjet parlamentare?

Tjetri

Dy të rinj vriten gjatë punimeve për ndërtimi i një hidrocentrali në Holtë të Gramshit

Tjetri
Dy të rinj vriten gjatë punimeve për ndërtimi i një hidrocentrali në Holtë të Gramshit

Dy të rinj vriten gjatë punimeve për ndërtimi i një hidrocentrali në Holtë të Gramshit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.