AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Si të votoni të dielën në zgjedhjet parlamentare?

Sistemi zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 maji, ka prodhuar një fletë votimi të madhe dhe relativisht komplekse. Në fletë janë 11 parti e koalicione dhe në kolonë poshtë tyre janë emrat e kandidatëve në listat e mbyllura dhe dhjetra kandidatë në lista të hapura që zgjidhen drejt për drejt me votë.  

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuti me vota në ambientet e Parkut Olimpik | Foto: LSA

Kur dhe ku?


Para se të niseni për të votuar merrni me vete dokument identifikimi, pasaportë ose kartën e identitetit.

Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

Mbani parasysh se nëse jeni në rradhë në qendrën e votimit, ajo duhet të rrijë hapur deri sa te ketë votuar votuesi i fundit në pritje.

Verifikoni qendrën tuaj të votimit duke përdorur numrin personal apo të dhënat personale në linkun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo në linkun e E-Albania.

Vota e vlefshme

Që vota të jetë e vlefshme përdorni vetëm shenjat + dhe x.

Votoni për partinë ose koalicionin duke shënuar x ose + në kuadratin ngjitur me emrin e partisë apo koalicionit në krye të fletës së votimit. Kjo votë vlen edhe si votë për kandidatët në listat e mbyllura të partisë/koalicionit.

Votoni për kandidatin në listën e hapur duke shënuar me x ose + kutinë ngjitur me emrin e tij. Kjo votë vlen edhe si votë për partinë/koalicionin të cilit i përket kandidati.

Ju mund të votoni njëkohësisht edhe për partinë edhe për një nga kandidatët e të njëjtës parti në listën e hapur.

Kujdesuni që shenja të jetë e vendosur vetëm në kuadratet e një kolone në fletën e votimit.

 

Kujdes!

Ju nuk mund të votoni për një parti dhe për kandidatin preferencial në listën e një partie tjetër. Kjo e bën votën të pavlefshme.

Përdorni vetëm shenjat x dhe + brenda kutive të përcaktuara. Shenjat e tjera në fletë edhe nëse nuk e bëjnë të pavlefshme fletën, rrezikojnë ta bëjnë votën tuaj të identifikueshme duke cënuar të drejtën e fshehtësisë.

Nuk mund të zgjidhni më shumë se 1 kandidat preferencial. Nëse keni votuar dy të tillë, vota i numërohet vetëm partisë dhe listës së mbyllur.

Hapat për të votuar

Krimet zgjedhore

Ju rrezikoni 1 deri në 5 vite burg nëse pranoni apo ofroni para apo dhurata në këmbim të votës.

Kujdesuni që vota juaj të jetë e fshehtë. Fotografimi i votës dënohet me 3 muaj deri në 4 vite burg.

Veprimet që cenojnë zgjedhjet si votimi përmes kanosjes, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohet me burg nga 3 muaj deri në 8 vite.

Votimi më shumë se një herë apo votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme ose duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë, dënohet me burg 1 deri në 3 vjet.

Veprat penale për krimet zgjedhore

 

Etiketa: identifikimKomisionit Qendror të ZgjedhjeveKrimet zgjedhorezgjedhjeZgjedhjet parlamentare
Tjetri

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.