AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025

Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste ndërsa mbi 200 mijë vetë mungojnë

Me një pjesëmarrje në rënie dramatike që sugjeron rënie të popullsisë përgjatë katër viteve të fundit, Partia Socialiste e Shqipërisë është rrugës drejt sigurimit të tre të pestave të parlamentit, i cili, nga ana tjetër, pritet të jetë disi më i larmishëm falë votave të kryeqytetit për tre parti të reja.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
1 year më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qendër numërimi votash në Tiranë | Foto: LSA

Partia Socialiste e Shqipërisë është rrugës drejt krijimit të maxhorancës më të thellë qeverisëse që vendi ka parë që nga viti 1997 pasi makineria e saj elektorale duket se mposhti opozitën e plakur në disa qarqe duke pothuajse e shpërbërë atë tërësisht. Ndërsa janë numëruar rreth 10% e kutive të numërimit, socialistët kanë fituar nga votat e numëruara rreth 53% në rang kombëtar por janë rrugës drejt fitores me përmbysje në Dibër e ndoshta edhe Lezhë ndërsa kanë mposhtur Koalicionin e Shqipërisë Madhështore në opozitë me rezultat të thellë në Fier, 63 me 25, Elbasan, 60 me 30, Durrës, 52 me 40 e Korçë, 55 me 34.

Këto janë shifra shumë paraprake dhe ka gjasa do të ndryshojnë në orët në vijim por nëse rezultati aktual konfirmohet, socialistët e kryeministrit Edi Rama pritet të fitojnë mbi 80 deputetë, gjë që e bën të lehtë për ta të sigurojnë, në zgjedhje ose përmes blerjeve nga opozita, 84 deputetët që nevojiten për maxhorancën e cilësuar të tre të pestave, një maxhorancë të cilën ata e deklaruan si objektiv disa muaj më parë dhe që i mundëson atyre praktikisht të ndryshojnë rregullat e lojës zgjedhore në mënyrë të njëanshme, duke ndryshuar Kodin Zgjedhor, siç e bënë në vitin 2020, kur siguruan këtë maxhorancë falë votave të deputetëve të opozitës.

Njëkohësisht me kodin zgjedhor, maxhoranca me tre të pestat i mundëson socialistëve të ndryshojnë Kodin Civil e Kodin Penal të vendit si dhe disa nga ligjet e Reformës në Drejtësi.

Mungojnë votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka siguruar informacion të plotë dhe përfundimtar mbi pjesëmarrjen as 12 orë pas mbylljes së kutive të votimit por informacioni i pjesshëm sugjeron se nga lista e votuesve brenda vendit, në zgjedhjet e së dielës votuan 42.2%. Lista e brendshme përmban 3.47 milionë emra dhe për rrjedhojë, vlerësimi i pjesëmarrjes në zgjedhjet e së dielës rezulton 1.46 milionë. Në krahasim me katër vjet më parë, kur në vend u hodhën në zgjedhje parlamentare 1.66 milionë vota, rezulton se afro 200 mijë vetë, ose nuk morën pjesë në zgjedhje ose janë larguar nga Shqipëria përgjatë katër viteve të fundit.

Në total, socialistët mund të kenë fituar rreth 770 mijë vota brenda vendit në zgjedhjet e së dielës, shifër kjo fare pak më e lartë në krahasim me atë që fituan në zgjedhjet e vitit 2021, por në kushtet kur pjesëmarrja ka rënë, kjo përkthehet në fitoren e gati 53% të votave në krahasim me 49% të katër viteve më parë.

Rezultati final pritet gjithsesi të varet nga vota e emigrantëve, rreth 200 mijë vota të hedhura me postë, nga të cilat deri tani janë numëruar më pak se 0.8%.

Tre parti të reja mund të hyjnë në parlament

Vota në rang kombëtar jep një tablo shumë të ndryshme nga rezultati paraprak i kryeqytetit. Në Tiranë janë numëruar deri tani 19% e kutive dhe këtu socialistët kanë fituar më pak se 48% ndërsa afro 18% e votave janë hedhur për partitë e vogla. Tre parti të reja, Mundësia e Agron Shehajt, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë janë mbi ose pranë kufirit të votave të nevojshme për të siguruar nga një mandat, ku Shehaj, me 4.91% është në mes të rrugës për një mandat të dytë ndërsa Bashkë me 2.83 është në limite për të fituar një mandat të vetëm.

Krahas socialistëve dhe Shqipërisë Madhështore, Socialdemokratët e Tom Doshit kanë pasur deri tani ecuri të mirë në Shkodër dhe Tiranë ku mund të fitojnë dy mandate në Shkodër dhe një në Tiranë.

Etiketa: Agron ShehajEdi RamaKomisioni Qendror i ZgjedhjeveLëvizja BashkëPartia SocialisteShqipëria BëhetTom DoshiVota e emigrantëve
Tjetri
Një marrëveshje në Mar-a-Lago mund ta shkatërrojë dollarin

Një marrëveshje në Mar-a-Lago mund ta shkatërrojë dollarin

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.