AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji Zgjedhor i hap rrugën numërimit të votave nga Greqia

Në një kohë të përafërt të premten, fillimisht Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe më pas Kolegji Zgjedhor vendosën që votat e mbërritura nga Greqia të numëroheshin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:33 | 16/05/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në Parkun Olimpik, ku po numërohen votat e diasporës. Foto: LSA.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi të premten kërkesën e Partisë Demokratike ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, duke i hapur rrugën numërimit të votave të emigrantëve të cilët jetojnë në Greqi.

Përpara se të shpallej vendimi, edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi doli me një vendim të ri për të vijuar procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë, përfshi dhe ato nga shteti grek.

Votat e diasporës që jeton në Greqi u kontestuan nga Partia Demokratike me pretendimin se procesi i dorëzimit të zarfeve ishte bërë në kundërshtim me parashikimet kontraktuale me kompaninë DHL, pasi ishte kryer nga një nënkontraktor, nga për rrjedhojë zgjedhësit nuk kishin mundur të identifikoheshin sipas ligjit. Sipas PD-së, në kontratë ka qenë e ndaluar kryerja e nënkontraktimeve dhe megjithatë kjo ka ndodhur në shtetin grek dhe shpërndarja e materialeve zgjedhore është kryer nga operatorë të tjerë. Po ashtu, PD ngriti pretendime për cënim të standarteve dhe sigurisë zgjedhore, duke nënvizuar se nuk do lejonin të hapej asnjë zarf i mbërritur nga Greqia, pa u provuar se ai zarf ishte marrë personalisht nga zgjedhësi.

Bazuar në këto pretendime dhe argumente, PD paraqiti kërkesë pranë Celibashit, i cili mori vendim më 12 maj lidhur me administrimin e dokumentacionit shoqërues të votave.

Kjo vendimarrje u ankimua si absolutisht e pavlefshme nga ana e Partisë Socialiste pranë KAS, që e gjeti të drejtë këtë ankim duke lejuar vijimin e procesit të numërimit të votave të mbërritura nga Greqia. Në vijim, ishte sërish Partia Demokratike që ankimoi pranë Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor vendimin e KAS, por kjo kërkesë u hodh poshtë.

Partia Demokratike nuk u paraqit në seancën e të premtes, me justifikimin se ishin të bllokuara rrugët për shkak të masave të marra për mbajtjen e Samitit të 6-të të Komunitetit Politik Evropian. Po ashtu, PD i kishte kërkuar Kolegjit shtyrjen e seancës gjyqësore, kërkesë që u gjet e pabazuar nga trupi gjykues me argumentin se objekti i padisë kërkonte një trajtim urgjent. Nuk kishte të pranishëm as përfaqësues së Partisë Socialiste, në cilësinë e palës së interesuar.

Etiketa: Ilirian CelibashiKolegji ZgjedhorKomisioni Qendror i ZgjedhjevePartia DemokratikeVotat nga Greqia
I mëparshmi

Liderët e Evropës konfirmojnë nga Tirana mbështetjen për Ukrainën

Tjetri

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

Tjetri
Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

Pas suksesit të kufizuar, partitë e reja i rikthejnë sytë nga sistemi elektoral

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.