AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryetari i PD, Sali Berisha kalon në gjykim për akuzën e korrupsionit

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për korrupsion në çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:57 | 19/05/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 19 maj të pranojë kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të liderit të opozitës dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv. I pandehur për të njëjtën vepër penale në këtë çështje është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet për përfitimin e të ardhurave në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në të njëjtën çështje, SPAK akuzon për korrupsion aktiv biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Si të pandehur në këtë çështje për akuzën e pastrimit të parave janë edhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Çështja ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë u përmbyll në tetor të vitit të kaluar, kur SPAK e dërgoi në gjykatë për kalimin në gjykim. Pas shtyrjeve të njëpasnjëshme, kryesisht për shkaqe e kërkesa të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve, seanca u përmbyll pas afro tetë muajve, nga gjyqtarja Flojera Davidhi.

Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.

Pas shpalljes së vendimit të gjyqtares Davidhi të hënën, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e kundërshtoi si të pabazuar këtë vendimarrje. Gjatë një deklarate para mediave, Gjokutaj i cilësoi të pavlefshme vendimet e marra prej gjyqtares Irena Gjoka dhe vërejti se nuk ishte kërkuar gjykim i shkurtuar nga ana e Berishës, pasi janë konstatuar fakte që janë të pabazuara. Sipas tij, gjyqtarja Gjoka kur ka marrë vendimet, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare.

Gjokutaj deklaroi se kërkesën për pavlefshmërinë e vendimeve të Gjokës, gjykata e rrëzoi pa argumentuar. Ai theksoi se kjo vendimarrje po e mban Malltezin prej dy vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën, aq sa e mbajti në të njëjtën masë.

Gjokutaj e cilësoi Gjykatën e Posaçme si një agjenci të kryeministrit Edi Rama si dhe kontestoi një praktikë të mëparshme të Gjykatës së Lartë si të kundraligjshme, sipas së cilit, gjyqtari i seancës paraprake nuk mund ta pushojë çështjen, por se e ka vetëm themeli që mund të japë vendim për fajësinë ose jo.

Duke e cilësuar vendimin si një rekomandim shkollor, Gjokutaj theksoi se nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar pasi mungon fakti penal dhe se do të vijojnë me gjykim të zakonshëm. Sipas tij, kjo gjykatë vleftësoi akte të pavlefshme.

Berisha, 80 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti, arrestim dhe proces gjyqësor ka qenë në vitin 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano.

 

Etiketa: Andia PustinaDosja "Partizani"Fatmir BektashiFlojera DavidhiHomeplanJamarbër MallteziKontaktPastrim parashSali BerishaSPAKXhimi Begeja
I mëparshmi

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

Tjetri

Kreu i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje

Tjetri
Kreu i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje

Kreu i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.