AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP rishikon problemet me pagesat e shërbimit të prokurorëve

Trajtimi i kërkesës së një prokurori për pagesën e vështirësisë për shkak të transferimit të tij në një prokurori tjetër, ngjalli diskutime midis anëtarëve të KLP-së, të cilët konstatuan se një rregullore për trajtimin financiar mund të jetë me probleme dhe duhet rishikuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:06 | 23/05/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë një mbledhjeje. Foto: KLP.

Diskutimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP të premten më 23 maj i projekt-aktit për miratimin e kërkesës për trajtim financiar shtesë të prokurorit Neritan Hoxha për shkak të transferimit të tij në Prokurorinë e Pogradecit, evidentoi probleme në mënyrën e shpërblimeve të përcaktuara për raste të ngjashme.

Prokurori i Elbasanit, Neritan Hoxha u shkarkua nga detyra më 18 korrik të vitit të kaluar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për probleme në kriterin e pasurisë, ndërkohë që çështja e vetingut të tij pritet të shqyrtohet në Kolegj pas ankimit të kryer prej tij. Gjatë viteve të fundit, Hoxha është transferuar me pëlqimin e tij në Prokurorinë e Pogradecit. Për shkak të transferimit ai ka kërkuar në KLP që t’i caktohet masa e shpërblimit.

Përfaqësuesi i Komisionit të Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe i Buxhetit në KLP, Erion Fejzulla parashtroi kërkesën e prokurorit Hoxha, duke kërkuar caktimin e shpërblimit për vështirësi në punë sipas rregullores.

Rregullorja “Për caktimin e procedurës dhe masës së trajtimit financiar të prokurorit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm, për caktimin e përkohshëm për një çështje të veçantë”, e miratuar në nëntor të vitit 2023, përcakton dhënien e 80% të pagës bruto fillestare megjithëse ligji ka përcaktuar se shpërblimi për vështirësinë mund të jetë deri në 80%.

Anëtari Erind Mërkuri kundërshtoi duke theksuar se magjistrati nuk mund të kujtohej pas dy vitesh pa ushtruar në kohën e duhur asnjë ankim ndaj vendimeve të KLP-së të marra më parë për shpërblimin e tij për vështirësinë e transferimit.

Megjithëse Fejzulla e cilësoi situatën të thjeshtë, pasi nuk u është kërkuar vlera, Mërkuri këmbënguli se nuk duhej pranuar, pasi Këshilli ka vendosur sipas ligjit që i jep 2% të pagës bruto për çdo ditë pune.

Në diskutim ndërhyri edhe kryetarja Mirela Bogdani, e cila konstatoi se rregullorja ka qenë e miratuar me shpejtësi dhe shtoi se kjo është dhe arsyeja përse po rishikohet nga Këshilli.

Anëtari Zeqir Hoda konstatoi se ka qenë ky Këshill që për magjistratë të tjerë të transferuar e ka gjetur të arsyeshme të caktojë shpërblim në masën 80%. “Përse në këtë rast thuhet jo?’, pyeti ai.

Fejzulla ritheksoi se nuk është propozuar ndonjë shumë dhe propozoi që të shtyhej çështja për t’u konsultuar me materialet e komisionit. Ai sugjeroi që t’i kërkohej mendim edhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Në këto rrethana, këshilli vendosi të shtyjë trajtimin e kësaj pike të rendit të ditës, si dhe t’i kërkojë mendim Prokurorisë së Përgjithshme për mënyrën e zgjidhjes së kësaj çështje, nisur nga fakti se është kjo e fundit që kryen pagesën.

KLP nuk i’u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes që BIRN i drejtoi lidhur me numrin e prokurorëve që kanë përfituar shpërblim në masën 80% për transferimet e tyre në prokuroritë e tjera, bazuar në rregulloren që sipas kryetares së KLP, është duke u rishikuar pasi ka probleme.

Në mbledhjen plenare të premten u diskutua ndër të tjera edhe mënyra e qasjes së KLP dhe të prokurorive me median. Duke sjellë në vëmendje një ankesë nga një prokuror i Sarandës lidhur me pretendimet ndaj gazetarëve të një televizioni, u konstatua ndër të tjera se magjistratët janë funksionarë publikë dhe për rrjedhojë duhet ta dinë nuk mund të jenë të paprekshëm.

Këshilltarët sollën në vëmendje se prokuroritë kanë koordinatorë për marrëdhënien me median e publikun. Në përfundim u propozua që të trajtohet mundësia për të realizuar takime periodike me përfaqësues të mediave, me qëllim qasjen sa më mirë me ligjin për të drejtën e informimit.

 

Etiketa: Erind MerkuriErion FejzullaKeshilli i Larte i ProkuroriseMirela BogdaniNeritan HoxhaPagesat e prokuroreveZeqir Hoda
I mëparshmi

Organizatat e medias ngrenë shqetësime për shkurtimet në ABC News TV

Tjetri

Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare

Tjetri
Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare

Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.