AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Organizatat e medias ngrenë shqetësime për shkurtimet në ABC News TV

Tre organizata të medias reaguan për ndryshimet e kontratave ‘pa negocim’ për disa korrespondentë nga rrethet në televizionin informativ, si dhe për shkarkimin e 5 kameramanëve.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve shqiptare të vendosura pranë një boksi zëri në Tiranë, gjatë një konference për shtyp. Foto: BIRN

Organizatat e medias reaguan të premten mbi shkurtimet nga puna të kameramanëve dhe ndryshimin e kontratave të korrespondentëve të televizionit ‘ABC News;. Duke referuar ankesat nga gazetarët, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e cilësoi ‘shqetësuese’ situatën dhe vuri në dukje se ndryshimet në kontratë pa paralajmërim cenojnë sigurinë e punës së gazetarëve dhe operatorëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh shqetësimin serioz dhe indinjatën e thellë për mënyrën e trajtimit të punonjësve nga televizioni ABC News, pas raportimeve të shumta nga gazetarë dhe operatorë në të gjithë vendin për ndryshime të njëanshme dhe të paparalajmëruara në kontratat e tyre të punës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga AGSH.

BIRN mësoi se 5 kameramanë në rrethet Shkodër, Librazhd, Kukës, Fier dhe Gjirokastër, me mbi dy dekada në punë ishin shkarkuar nga detyra. Ndërkohë po pesë gazetarë kanë humbur kontratën e punësimit dhe u është bërë me dije se do të punojnë me honorarë.

AGSH vuri në dukje në qëndrimin e saj se ndryshimi i kontratës pa marrëveshje është një hap pas në standardet e punësimit dhe se dobësonte mbrojtjen sociale të gazetarëve, përfshi një sërë të drejtash si pushimet, sigurimet shoqërore e shkarkimet apo ndërprerjen e punës pa arsye.

Sipas organizatës edhe largimi nga puna i disa operatorëve nga i njëjti televizion është bërë në shkelje, pa transparencë dhe pa ofruar mundësi alternative pune. “AGSH do të kërkojë sqarim nga drejtuesit e ABC News për këtë vendimmarrje të njëanshme dhe nxit Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe institucionet përkatëse që të hetojnë ligjshmërinë e këtyre veprimeve”, thuhet në deklaratë, ku vihet në dukje se klima ndaj medias dhe punonjësve të saj është gjithnjë e më e vështirë.

Ndërkohë më herët të enjten Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias shpërndanë një reagim të gazetares Anila Prifti, e cila po ashtu shprehte shqetësimin për ndryshimin e kontratave dhe theksonte faktin se kjo shkaktonte pasiguri në punën e gazetarëve.

“U hoqi pagesën mujore dhe i futi në listën e “bashkëpunëtorëve të jashtëm” një term që në realitet do të thotë: punë pa siguri, pa kontratë, pa të ardhme”, shkroi Prifti në qëndrimin e saj.

Prifti, e cila ka kaluar një kohë të gjatë në karrierë si drejtuese dhe redaktore, shprehet se kjo është një shenjë e vijimit të agonisë në të cilën është gazetaria.

“Sepse sot lajmi nuk pritet, nuk kërkohet, nuk vjen më nga vendi i ngjarjes; lajmi prodhohet në redaksi, nga njerëz që nuk pyesin, por lexojnë”, shkroi ajo, ndërsa tha se lëvizja ishte vijim i cënimit të mëtejshëm të lirisë së gazetarëve.

Drejtuesi i ABC News Sokol Balla nuk qe i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Siguria në punë e gazetarëve mbetet një nga shqetësimet kryesore në vend dhe një prej faktorëve më me ndikim në lirinë e shprehjes. Një studim i BIRN Albania dhe SCiDEV mbi lirinë e medias në Shqipëri i publikuar në shkurt të këtij viti vuri në dukje se “Mungesa e kontratave të punës, pagat e ulëta, pagesat informale dhe pasiguria në vendin e punës mbeten sfida kryesore, duke i lënë profesionistët e medias të pambrojtur ndaj presioneve të jashtme”.

Etiketa: Abc NewsAGSHAnila PriftiAsosacioni i Gazetarëve të ShqipërisëgazetareMediashkarkimeSiguria në punë
Tjetri
“E kënaqur me performancën e KLP”, Mirela Bogdani zgjidhet kryetare

KLP rishikon problemet me pagesat e shërbimit të prokurorëve

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.