AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas denoncimit nga Berisha procedohet penalisht vëzhguesi i PS në Peqin

Një vëzhgues i Partisë Socialiste të cilit iu gjetën në lokal 10 fletë të ngjashme me fletën e votimit është referuar në prokurori nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për “Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve". Deputeti i socialistëve Hasalla mohoi akuzat, ndërsa tha se fletët ishin kopje të fletëve të votimit.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot i videos se publikuar nga PD, në të cilën deputeti i zgjedhur i kësaj force Bujar Himçi thotë se gjeti fletë votimi të paplotësuara në një lokal në Peqin.

Policia Elbasanit ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Pekisht të Peqinit, pas publikimit nga drejtuesi i opozitës Sali Berisha një ditë më parë të një videoje nga lokali i tij si provë për manipulimin e zgjedhjeve.

“Gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Gjithashtu, është sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë”, njoftoi policia.

Policia bëri me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, pas njoftimit të marrë më datë 22 maj se në një lokal në fshatin Pekisht, ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, me qëllim verifikimin e rastit.  Sipas policisë veç materialeve të bllokuara në shtëpinë e shtetasit D.B janë sekuestruar edhe një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese sportive.

Policia tha se pronari i lokalit u referua në prokurori për “Falsifikim të materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Partia Demokratike pretendon se këto fletë janë përdorur në skemën që njihet si “treni bullgar” në të cilën votuesve u jepen fletë të plotësuara votimi dhe u kërkohet të dorëzojnë një fletë të paplotësuar. Megjithatë fletët në videon e PD nuk kanë vula të komisionit të qendrës së votimit.

Gjatë publikimit të videos, pronari i lokalit që identifikohet edhe si një vëzhgues i Partisë Socialiste, përmend emrin e deputetit Sajmir Hasalla, kandidat në listën e hapur për PS-së në Peqin si prurësin e fletëve që duken si fletë të votimit.

I kontaktuar nga BIRN deputeti Sajmir Hasalla tha se pretendimet nuk qëndronin dhe se sipas tij fletët që i ngjajnë fletëve të votimit janë kopje për t’i treguar elektoratit se si votohet. “Rasti ka qenë lehtësisht i verifikueshëm që në momentin e parë, pasi ato fletët kanë qenë kopje të fletës së votimit të dallueshme me sy të lirë edhe si përmasë, për t’i treguar elektoratit se si të votohet. E kam injoruar me përbuzje ta komentoj si rast, sepse më duket shumë e ulët”, tha ai.

Ai thekson se nga dje nuk është kontaktuar apo pyetur nga policia lidhur me këtë denoncim.

Ky është rasti i tretë i proceduar për krim zgjedhor në qarkun e Elbasanit pas dy rasteve të fotografimit të votës gjatë ditës së zgjedhjeve.

Etiketa: elbasanFalsifikimflete votimiPekinishtPeqinprokuroiaSaimir HasallaSali Berishavideovotatzgjedhje
Tjetri

Organizatat e medias ngrenë shqetësime për shkurtimet në ABC News TV

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.