AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prindërit protestojnë pas infektimit masiv me salmonelë në Gramsh

Prindërit e fëmijëve të infektuar me salmonelë në kopshtin publik të Gramshit kërkuan në një protestë para bashkisë hetim të rastit dhe më shumë siguri, ndërsa autoritetet ende nuk kanë identifikuar burimin e infeksionit. Kryebashkiaku akuzoi prindërit se po përdornin fëmijët e tyre për politikë.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protesta në Gramsh. Foto: Bardha Nergjoni

Infektimi me bakterin salmonelë i 14 fëmijëve dhe një punonjësi të kopshtit të fëmijëve në Gramsh ka shkaktuar panik dhe protesta në qytet. Prindërit e fëmijëve të infektuar, edhe pse në numër të vogël, janë mbledhur të hënën para bashkisë së Gramshit për të protestuar ndaj mungesës së sigurisë ushqimore në institucion dhe për të kërkuar hetim të menjëhershëm mbi shkaqet e shpërthimit të infeksionit.

Një nga prindërit, babai i fëmijës së parë që u diagnostikua me salmonelë, tregoi për BIRN se fëmija e tij ka kaluar të paktën 72 orë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Një javë më parë fëmija im pati temperaturë, të vjella dhe diarre. 72 orë ishte dyll i verdhë. E trajtuam me serume në spital dhe më pas e sollëm në shtëpi. E kuptova që infeksioni vinte nga kopshti, sepse binjaku i tij, që ishte në shtëpi me lijë, nuk u prek,” shpjegoi ai.

Një prind tjetër, një grua rreth të 40-ave, tha se mungesa e informacionit zyrtar i ka lënë familjet në panik. “Të hënën në drekë fëmija im shfaqi temperaturë dhe sot bëhen tetë ditë që vazhdon me dhimbje barku dhe diarre. Në fillim nuk e dinim shkakun, por të enjten na u komunikua se ishte salmonelë. Jemi të shokuar”, tha gruaja.

Erald Çarçiu, prind i dy fëmijëve në të njëjtin kopsht dhe këshilltar i Partisë Demokratike në këshillin bashkiak, theksoi nevojën për transparencë dhe hetim të thelluar, ndërsa u ankua se prindërve u bëhej presion për të mos dalë në protestë.

“Ne jemi të paktë në numër, sepse prindërit janë marrë në telefon dhe janë intimiduar të mos marrin pjesë në protestë. I bëj thirrje prokurorit të Elbasanit, Kreshnik Ajazi, të hetojë rastin dhe të kujdeset për shëndetin e fëmijëve të Gramshit, vendlindjes së tij”, tha Çarçiu.

Por kryetari i bashkisë, Besian Ajazi, u shpreh se rastet e infektimit nuk janë në përmasat që janë raportuar në media dhe këmbënguli se ushqimi monitorohet në mënyrë periodike. “Nuk mund të dalim në përfundime përpara se të përfundojnë analizat nga organet kompetente”, tha Ajazi.

Ai shtoi se ushqimi gatuhet brenda ambienteve të kopshtit dhe jo nga kompani kateringu, duke mohuar problemet me sigurinë ushqimore.

Ajazi po ashtu këmbënguli se nuk kishte presion ndaj prindërve. Ai mandje akuzoi një nga protestuesit se po përdor fëmijët e vet për politikë.  “Askush nuk është intimiduar dhe nuk ka pretendime të faktuara për presion ndaj prindërve,” tha Ajazi.

Ndërkohë situata në qytet është bërë edhe më serioze pas publikimit të analizave të fundit, të cilat konfirmuan se një punonjës i kopshtit ishte gjithashtu i infektuar me salmonelë. Shefi i Inspektoriatit Shëndetësor për Qarkun e Elbasanit, Enver Shkurti, tha se ende priten rezultatet e analizave të produkteve ushqimore për të përcaktuar burimin e infeksionit.

Ndërkohë Mjekja bakterologe, Adrisa Xhaxha, theksoi se fëmijët nën 5 vjeç janë më të rrezikuarit nga infeksioni me salmonelë.

“Salmoneloza merret nëpërmjet ushqimit. Simptomat janë temperaturë, diarre dhe dhimbje barku, që fillojnë 6 orë deri në 6 ditë pas infektimit dhe mund të zgjasin deri në 7 ditë. Ushqimet më të rrezikshme janë mishi i pulës, vezët, si dhe çdo frut apo perime që mund të jetë larë me ujë të ndotur,” sqaroi Xhaxha.

Etiketa: Adrisa XhaxhaBesjon AjaziÇarçiuEnver ShkurtiErald ÇarçiuGramshKreshnik Ajazisalmonele
Tjetri
Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit

Shembet galeria, vritet një minator në minierat e Prrenjasit

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.