AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin 37 të pandehurve për emigracion të paligjshëm

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe kërkon gjykimin e 37 të pandehurve, anëtarë të dy grupeve kriminale që krijuan një rrjet për mundësimin e kalimit të paligjshëm të qenieve njerëzore drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kandasë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:09 | 05/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 5 qershor përfundimin e hetimeve për 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve me veprimtari në trafikun e qenieve njerëzore, si dhe dërgimin e çështjes gjykim.

Sipas SPAK, dy grupet e strukturuara kriminale, përgjatë viteve 2022 dhe 2024 kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kryesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Veprimtaria e të pandehurve përfshinte prodhimin e dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian si, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi dhe dokumenta të tjera; gjetjen apo ndërmjetësimin për personat që do të udhëtonin drejt vendeve të destinacionit dhe mënyrën e kryerjes së pagesave; transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin; si dhe akomodimin dhe udhëzimin e tyre për itinerarin që do të ndiqnin. Këto veprime janë realizuar nga agjensitë e udhëtimit “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, që ka në bashkëpunuar me njëra-tjetrën.

Po ashtu, personat që kishin interes të udhëtonin drejt këtyre vendeve, udhëzoheshin për përdorimin e dokumenteve dhe se si duhet të silleshin gjatë intervistës që të mund të pajiseshin me vizë amerikane dhe kanadeze.

SPAK sqaron se ka konstatuar se të pandehurit siguronin realizimin e proceseve të ndryshme. Nga hetimi ka rezultuar se ata njihnin njëri-tjetrin dhe kanë qenë në dijeni për rolin e gjithsecilit – rrethana që sipas prokurorisë, tregojnë se veprimtaria është e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me detyra dhe role të përcaktuar dhe qëllimi i saj është përftimi material.

Gjatë hetimit, në qytetin e Tiranës është zbuluar një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian, një ambient ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumenta të ndryshëm, të falsifikuara si edhe 37 vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private, përmes të cilave mundësohej falsifikimi i dokumenteve të përdorur edhe gjatë aplikimeve për viza. Po ashtu, janë gjetur vlera monetare në shumat prej 25 mijë euro dhe 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumentave, kompjutera dhe printera që shërbenin për shitje dhe transferta të monedhave virtuale.

Për realizimin e hetimit është krijuar një skaudër e përbashkët hetimore me autoritetet spanjolle, si dhe është bashkëpunuar me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU, Njësinë e Hetimeve Kriminale me prezencë në Ambasadën e SHBA-së Tiranë, si dhe me agjensi të ndryshme të huaja ligjzbatuese.

Procedimi është regjistruar për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”; “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”; “Falsifikimi i dokumentave”;  “Grup i strukturuar kriminal”, të kryera në formën e bashkëpunimit të veçantë; “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi kriminal”; “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”;  “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave, prodhimi apo mbajtja e mjeteve për të kryer falsifikim të dokumentave”; “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim, si dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Etiketa: KanadajaMbretëria e BashkuarShtetet e Bashkuara të AmerikësSPAKTrafiku i qënieve njerëzore
I mëparshmi

Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

Tjetri

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

Tjetri
Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

Protestë në Spaç: Kundërshtohet ndërhyrja pa kriter në ish-burgun komunist

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.