AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

Ngushtimi i konkurrencës nga largimi i operatorëve të tjerë të telefonisë celulare duket se i mundësoi dy operatorëve të mbetur, Vodafone dhe One, të rrisin të ardhurat e tyre me 10% gjatë vitit 2024, pavarësisht rënies së numrit të “përdoruesve aktivë” me 5%.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:26 | 05/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë me telefon celular në duar. Foto: LSA.

Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të larta te një numër më i vogël klientësh. Gjithsesi, ky inflacion, i cili u vu re edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, institucion që njoftoi hapjen e hetimeve ndaj kompanive për shkak të dyshimeve se i kanë rritur çmimet në mënyrë të koordinuar, nuk është vënë re nga Instituti i Statistikave, i cili ka vlerësuar se çmimet në grupin “Komunikimi” nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim dramatik, jo vetëm gjatë vitit 2024 por edhe përgjatë të pesë viteve të fundit.

Të dhënat mbi volumin e komunikimit, të ardhurat e kompanive dhe numrin e përdoruesve aktivë u publikuan së fundmi nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare në raportin vjetor të këtij institucioni të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Të dhënat e përdoruesve të kartave SIM, të cilat janë unike për çdo pajisje që lidhet në rrjetin e telefonisë celulare, duket se tregojnë edhe rënien e popullsisë prezente në Shqipëri, ku një rënie e konsiderueshme vërehet në vitet 2023 e 2024.

Më pak klientë, më shumë të ardhura

Dy kompanitë e shërbimeve të telefonisë së lëvizshme që veprojnë aktualisht në Shqipëri, Vodafone Albania dhe One patën të ardhura në masën 28 miliardë lekë gjatë vitit 2024, thuhet në raportin e AKEP për parlamentin. Në krahasim me vitin 2023, të ardhurat janë rritur me 10% ose 4 miliardë lekë. Të ardhurat e operatorëve të tregut nuk u rritën në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 dhe patën shënuar një rritje minimale prej 2.7% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2021.

Ndryshe nga të ardhurat, numri i klientëve që kompanitë u kanë shërbyer ka ardhur në rënie. Në vitin 2023, kartat aktive ranë me 6% ndërsa në vitin 2024 ranë edhe me 4.8% të tjera.

Në vitin 2024, në Shqipëri pati afërsisht 2.49 milionë karta SIM aktive. Kompanitë klasifikojnë si “aktive” kartat që kryejnë së paku një lidhje në rrjet përgjatë një periudhe të caktuar.

Në krahasim me vitin 2023, numri i kartave aktive ka rënë me 126 mijë ose 4.8% ndërsa në krahasim me vitin 2023, rënia ka qenë 294 mijë karta sim ose 10%. Rënia e numrit të përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare mund të shërbejë si tregues indirekt i popullsisë prezente në vend por duke marrë parasysh se shumë qytetarë mbajnë në përdorim më shumë se sa një telefon celular, të dhënat nuk japin një tablo shumë koncize.

Kompanitë celulare gjithsesi ia kanë dalë që, gjatë viteve të mëparshme të shmangin rënien e të ardhurave përmes rritjes së arkëtimeve nga një numër më i vogël klientësh ndërsa gjatë vitit të kaluar, ia kanë dalë të rrisin të ardhurat pavarësisht rënies. Kështu, të ardhurat e dy operatorëve të pjesëtuar për numrin e kartave SIM aktive tregojnë se të ardhurat mesatare për përdorues u rritën me 15.6% gjatë vitit të kaluar dhe 6.4% në vitin 2023. Në total, secili prej përdoruesve aktivë në vitin 2024 pagoi pak më shumë se 11 mijë lekë (rreth 110 euro) për shërbimet e telefonisë celulare ndërsa në vitin 2023 pati paguar 9700 lekë ose rreth 97 euro.

AKEP thotë në raportin e vet vjetor se ulja e numrit të operatorëve nga 3 në 2 pas bashkimit të Albtelecom me One, “kanë sjellë efekte edhe në aspektin e tarifimit të shërbimeve me pakicë”, por nuk jep të dhëna mbi rritjen e perceptuar të çmimeve pas bashkimit.

“AKEP e ka monitoruar në vijimësi njoftimin e ndryshimeve të planeve tarifore të sipërmarrësve mobile dhe, në kuadër të bashkëpunimit dhe kërkesave të Autoritetit të Konkurrencës, ka përcjellë pranë këtij të fundit njoftimet dhe përmbledhjen e planeve tarifore të njoftuara pranë AKEP,” thuhet në raport.

“Në ndryshim nga periudhat pararendëse vërehet se pas bashkimit me përthithje të One Telecommunications me Albtelecom, përgjatë periudhës 2023 – 2024 ka pasur një reduktim të konsiderueshëm të numrit të paketave ekzistuese të këtyre sipërmarrësve, sjellje kjo e vërejtur edhe tek sipërmarrësi Vodafone Albania. Ndryshimet në planet tarifore të ofruara për pajtimtarët fundorë janë reflektuar në uljen e numrit të planeve tarifore dhe larmishmërisë së tyre, veçanërisht tek pajtimtarët me parapagesë,” thuhet në raport.

Në total, kostoja e shërbimeve të komunikimit, ku përfshihen celularët, telefonia fikse dhe interneti, ishte 39.3 miliardë lekë për vitin 2024, me një rritje prej 5.3% kundrejt vitit paraardhës.

Në shkurt, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se ka vendosur në “hetim paraprak” kompanitë Vodafone dhe One për tregun me pakicë “nisur nga disa ankesa […] mbi rritjen e çmimit të paketave me parapagesë”. Hetimi do të shqyrtojë sjelljen e kompanive për periudhën 1 janar 2022, 31 dhjetor 2024. Në rast se gjenden fajtore, Autoriteti ka të drejtë të gjobisë kompanitë me 2 deri në 10% të xhiros vjetore. Kompanitë në fjalë janë vënë shpesh nën hetime në të shkuarën. Në vitin 2017, tre kompani të pranishme në treg vendosën brenda një jave paketa thuajse identike në çmime dhe në sasi. AMC dhe Vodafone kanë qenë kompanitë e para të gjobitura për abuzime me pozicionin dominues nga Autoriteti i Konkurrencës dy dekada më parë. Në atë kohë, dy kompanitë, Vodafone dhe AMC, arrinin të siguronin gati gjysmë miliardi euro të ardhura në vit, të vjela nga një ekonomi që ishte disa herë më e vogël se sa sot. Në atë kohë,  Vodafone e AMC realizonin norma fitim neto kundrejt të ardhurave 50 apo 60%.

Disa masa rregullatore pas vitit 2009 si dhe hapja e konkurrencës me hyrjen në treg të kompanisë Plus solli dobësimin e aftësisë së këtyre kompanive për të dominuar tregun. Shërbimet celulare aktualisht i kushtojnë shqiptarëve 28 miliardë lekë, pothuajse sa gjysma e asaj që kushtonte në vitin 2008.

Etiketa: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe PostareAutoriteti i KonkurrencesKarta SIMKuvendi i ShqiperiseOneTelefonia celulareVodafone Albania
I mëparshmi

Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Tjetri

SPAK kërkon gjykimin 37 të pandehurve për emigracion të paligjshëm

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK kërkon gjykimin 37 të pandehurve për emigracion të paligjshëm

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.