AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gara për të drejtuar BKH-në, 13 kandidatë shprehin interesin

Pas hapjes së garës për pozicionin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, 13 kandidatë kanë shprehur interes, mes tyre prokurorë dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 year më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të martën, më 10 qershor, emrat e 13 kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. SPAK publikoi listën e kandidatëve sipas rendit alfabetik, duke sqaruar se do të vijojë me fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasuese të procesit, përfshirë testin fizik, testin me shkrim për aspektin profesional dhe testin e poligrafit. Mes tyre gjenden prokurorë dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit.

Komisioni i Përzgjedhjes përbëhet nga prokurorët Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Më 28 mars, ish-drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, shprehu interes për një mandat të dytë 5-vjeçar dhe SPAK nisi procedurën e riemërimit. SPAK i tha atëherë BIRN-it se, në kushtet kur Hajnaj kërkonte një mandat të dytë, bazuar në ligjin 95/2016 të Strukturës së Posaçme, do të vlerësohej fillimisht vetëm kandidatura e saj, në cilësinë e drejtoreshës në detyrë. Sipas ligjit, nëse drejtori në detyrë nuk kalonte të gjitha fazat e përzgjedhjes në procedurën e riemërimit, Komisioni do të përmbyllte këtë proces dhe do të çelte një procedurë të re përmes gare të hapur, ku mund të aplikonin të gjithë kandidatët që plotësonin kriteret ligjore për pozicionin e drejtorit të BKH-së.

SPAK njoftoi më 13 maj se Hajnaj nuk do t’i nënshtrohej procedurës së riemërimit, pasi ndonëse shfaqi interes për një mandat të dytë, nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes. Si pasojë, u hap gara e re për të gjithë të interesuarit.

Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që kryen veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Të 13 kandidatët për pozicionin e drejtorit të BKH-së janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani dhe Nevrus Ndregjoni.

Etiketa: Aida HajnajAltin DumaniAndi PogaçeArben KrajaArtur BeuAstrit HalilajBehar DibraBIRNByroja Kombëtare e HetimitElton KërlukuGentian NdoiGentjan ShehajGledis NanoHaki ÇakoJoni KetaMaoricio SheldijaMarinela PilinçiMiklovan KananiNevrus NdregjoniProkuroria e PosaçmeSPAK
Tjetri
Tërheqja e Amerikës një mundësi e madhe për Evropën

Tërheqja e Amerikës një mundësi e madhe për Evropën

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.