AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

Drejtuesi i SPAK u qëndroi shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Robert Kote për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit, pretendime të cilat u kundërshtuan nga subjekti.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:13 | 10/06/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Robert Kote pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 10 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote. Prokurori Robert Kote u konfirmua në detyrë më 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Ndërsa pakica çmoi se, në vlerësimin tërësor të çështjes, subjekti kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia dhe duhej të ishte shkarkuar.

Për këtë çështje paraqiti opinion edhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevojën e hetimit të mëtejshëm të gjetjeve me qëllim për të arritur në përfundimin e duhur.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, i cili ngriti shkaqe ankimi në të tre kriteret e rivlerësimit, duke i kundërshtuar konkluzionet e KPK-së si të pabazuara në aktet e hetimit administrativ.

Prokurori Klodian Braho, i autorizuar nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerit Publik, deklaroi të martën se u qëndronin të gjitha shkaqeve të ankimit dhe parashtrimeve të depozituara prej tyre.

Sipas Brahos, subjekti nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës për pamundësinë e financiare për blerjen e një automjeti tip Audi në vitin 2015, kundrejt vlerës 1 milion lekë. Po ashtu, ai tha se Kote ka kryer veprime fiktive lidhur me përcaktimin e çmimit të shitjes së një mjeti tip Rover, vlerë që është deklaruar si burim krijimi për blerjen e Audi-t. Kote ka deklaruar si burime për blerjen e mjetit në vitin 2015 edhe kursimet.

KPK ka konstatuar se automjeti tip Rover është shitur disa herë më shtrenjtë nga sa është blerë, pavarësisht se është përdorur për tre vjet dhe nuk e ka konsideruar në analizë shumën 4000 euro të përfituar nga ky transaksion. Për rrjedhojë, nga hetimi paraprak është konstatuar balancë negative në shumën 783 mijë lekë. Pas prapësimeve të subjektit, balanca negative është reduktuar në shumën 521 mijë lekë, që është çmuar nga shumica e KPK e pamjaftueshme për të penalizuar subjektin.

Në vijim, Braho konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Austri. Braho vërejti se mosdeklarimi këtyre shpenzimeve dhe shpjegimet kontradiktore që ka dhënë subjekti, çojnë në pamundësi për të kontrolluar ligjshmërinë e burimeve financiare.

Në vijim Braho konstatoi se subjekti ka kryer deklarime të pasakta lidhur me shumën e paguar për blerjen e një automjeti në vitin 2016, si dhe pamundësi financiare.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Kote nuk ka deklaruar një kontratë paraprake për blerjen e një ambienti shërbimi të nënshkruar me një shoqëri ndërtuese në shkurt të vitit 2017, por ka deklaruar marrjen e një kredie në shumën 30 mijë euro.

Kontrata për blerjen e kësaj njësie shërbimi është revokuar pas rreth tre muajve. Kote ka shpjeguar gjatë hetimit administrativ se nuk ka pasur mundësi për të shlyer pjesën tjetër të çmimit që nuk mbulohej nga kredia.

Braho u shpreh se dhe në këtë rast, duket se subjekti ka kryer veprime fiktive dhe kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor.

Prokurori Robert Kote paraqiti parashtrime të përmbledhura në Kolegj. Ai deklaroi se ka “zero” pasuri të patundshme dhe se një apartament që zotëron e ka blerë me kredi me afat shlyerje 28 vjeçar. Ai solli në vëmendje të Kolegjit se ka shumë vjet që punon si prokuror dhe për rrjedhojë e ka pasur mundësinë për të blerë një mjet.

Lidhur me konstatimet për shitjen e një makine disa herë më shtrenjtë nga çmimi i blerjes, Kote tha se edhe blerësi ka konfirmuar të njëjtën vlerë. Sipas Kotes, bëhet fjalë thjeshtë për blerjen dhe shitjen e një makine. Për automjetin e llojt Audi ai tha se e ka kthyer sërish dhe se ka vetëm një makinë.

Ndaj shkaqeve të ngritura për shpenzimet e shkollimit të vajzës, Kote deklaroi se nuk ka egzistuar një gjë e tillë. Sipas tij, vajza nuk ka kryer studime dhe se i janë përcaktuar në analizë 2000 euro në muaj shpenzime pasi ka kryer një deklaratë tek Amabsada Austriake që vajza të merrte vizë si student. “Më nxjerrin me minus pa shkuar vajza në shkollë”, deklaroi subjekti ndër të tjera.

Lidhur me kredinë, ai shpjegoi se kishte blerë një dyqan që më pas e kishte rikthyer. Subjekti deklaroi se për shkak se u ndryshua qëllimi i marrjes së kredisë, banka e kishte penalizuar duke i rritur interesin.

Figura dhe profesionalizmi

Komisioni ka verifikuar një çështje të hetuar nga subjekti në vitin 2016, për veprën penale “mbajtje pa leje të municionit luftarak”, me qëllim transportin ose shitjen e tyre. Nga hetimi paraprak është konstatuar se duket se prokurori Kote nuk ka bërë një kualifikim të drejtë të veprës penale, e cila ka sjellë për pasojë pushimin e procedimit penal dhe shuarjen e masës së sigurisë, kthimin e automjetit dhe kalimin në favor të shtetit të municioneve luftarake të sekuestruara, për shkak edhe të ligjit për amnistinë.

Braho kërkoi që këto rrethana të vlerësohen në aspektin profesional, duke u konsideruar në vlerësimin tërësor në drejtim të besimit të publikut tek drejtësia.

Braho parashtroi dhe gjetjet për një çështje penale të hetuar nga subjekti në vitin 2017, duke sjellë në vëmendje të Kolegjit se prokurori Kote ka ndryshuar cilësimin e veprës penale gjatë gjykimit në seancën paraprake, edhe pse nuk ka pasur akte apo prova të reja. Edhe në këtë rast, Braho kërkoi që gjetjet të konsiderohen në vlerësimin tërësor, lidhur me cënimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Në përfundim, prokurori Klodian Braho u shpreh se në gjendjen që janë aktet, duhet të konkludohet me ndryshimin e vendimarrjes së KPK dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Kote.

Subjekti i kundërshtoi edhe shkaqet e ankimit për figurën e profesionalizmin. Lidhur me çështjen e trajtuar në aspektin e figurës, ai konstatoi se bëhej fjalë për një subjekt të komunitetit rom, i cili kishte shitur dy arka me fishekë për 20 mijë lekë. Kote solli në vëmendje se kishte kërkuar “arrest në burg”, ndërkohë që gjykata e kishte lënë “detyrim paraqitje”.

Kote nënvizoi se në aspektin profesional trajtohet një çështje e regjistruar për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje” dhe “përkrahja e autorit të krimit”. Subjekti shpjegoi se, para se të dërgohej çështja për gjykim, kishin diskutuar në prokurori rreth akuzave dhe kishte konkluduar për të kërkuar gjykimin vetëm për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Ai theksoi se kjo çështje tashmë është gjykuar dhe ka marrë formë të prerë, ku i pandehuri ka marrë fajësi. Kote pretendoi se bëhet fjalë për një çështje tashmë të gjykuar dhe se nuk ka vend për gjykim.

“Ku është cënimi i besimit të publikut?”, tha Kote duke iu kundërpërgjigjur kërkesës së drejtuesit të SPAK për konsiderimin e gjetjeve në vlerësimin tërësor në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Prokurori Braho konstatoi se nuk ishte në dijeni të vendimit të formës së prerë lidhur me çështjen e trajtuar në aspektin profesional. Për këtë arsye, Kolegji vendosi të shtyjë seancën për më datë 18 qershor, në orën 10:00, për ti dhënë kohë subjektit të vendosi në dispozicion aktet që vërtetojnë formën e prerë të këtij vendimi. Po ashtu, i’u kërkua palëve që të përgatisin konkluzionet përfundimtare.

Etiketa: Klodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëRobert KoteSPAK
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

Tjetri

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

Tjetri
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.