AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

Kolegji e gjeti të drejtë ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e shkarkoi atë për cënim të besimit të publikut për problemet e konstatuara në aspektin profesional.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:30 | 10/06/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Marsida Frashëri pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 10 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri, për cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi pezullimin e Frashërit për 1 vit nga detyra, me kushtin që të ndiqte programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor pasi gjatë procesit të vetingut, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, lidhur me gjetjet në 27 dosje, kur rezultonte të mos kishte kryer veprime hetimore. Subjekti deklaroi se kishte pasur ngarkesë të lartë në punë.

Ndaj prokurores Frashëri ishin zhvilluar më parë 3 hetime disiplinore nga Prokuroria e Përgjithshme dhe gjetjet ishin shqyrtuar edhe nga KPK, nga kishin rezultuar të njëjtat probleme. Njëri prej hetimeve ishte mbyllur me vendimin e uljes në detyrë për 6 muaj në vitin 2014, ndërsa dy të tjerët ishin pushuar për shkak të mungesës së kuadrit ligjor.

Pas kryerjes së trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, Komisioni e konfirmoi Frashërin në detyrë, por vendimi i shkallës së parë të vetingut u ankimua në Kolegj nga institucioni Komisionerëve Publikë, që kërkuan shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi për probleme në aspektin profesional dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia.

Prokurorja Frashëri e kundërshtoi si të papranueshëm ankimin e Komisionerit Publik duke pretenduar se vendimi për pezullimin e saj nga detyra për një vit dhe dërgimi për trajnim Shkollën e Magjistraturës, ndaj të cilit ngrihen shkaqe, është i paankimueshëm.

Gjatë shpalljes së vendimit të martën, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Rezarta Schuetz deklaroi se ky pretendim i subjektit nuk u gjet i bazuar, duke argumentuar se ankimi i Komisionerit Publik kundërshton vendimin e konfirmimit dhe jo të ndërmjetmin për pezullimin e saj. Sipas trupit gjykues, rrethan ligjore nuk e ndalon kontrollin e vendimit të Komisionit, pasi në të kundërtët do të pamundësohej funksioni kushtetues i Kolegjit.

Lidhur me hetimin administrativ të kryer në vitin 2019 ndaj subjektit, Kolegji konstaton se kur Frashëri është caktuar të jetë pjesë e grupit mbështetës në Prokurorinë e Përgjithshme për përgatitjen e raporteve profesionale, ajo nuk ka bërë dorëzimin e materialeve hetimore që ka pasur në ngarkim. Gjatë hetimit administrativ të kryer ndaj Frashërit, janë gjetur materiale hetimore që i përkisnin periudhës 2010-2017.

Nga kqyrja e këtyre akteve ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer veprime hetimore, ku në disa raste deri në 7 vjet. Më vonë, për këto çështje është kërkuar pushimi në gjykatë pasi kishin kaluar afatet dhe veprat penale ishin parashkruar.

Moskryerja e hetimeve dhe mungesa e ndjeshmërisë ndaj masës disiplinore të mëparshme vlerësohet nga Kolegji se tregojnë paaftësi dhe neglizhencë të paarsyeshme në zgjidhjen e çështjeve. Në vlerësimin tërësor, këto veprime dhe mosveprime konsiderohen nga KPA se cënojnë besimin e publikut tek drejtësia. Sipas Kolegjit, veprimet dhe mosveprimet e subjektit, mangësitë dhe sjellja e saj nuk duheshin trajtuar nga Komisioni vetëm në aspektin profesional, por dhe në drejtim të besimit të publikut. Në përfundim, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurores Marsida Frashëri.

 

Etiketa: Kolegji i Posaçëm i ApelimitMarsida FrasheriProkuroreProkuroria e Rrethit Shkodër
I mëparshmi

Doktrina Trump

Tjetri

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Robert Kote

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.