AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Propaganda ruse targetoi samitin e Komunitetit Europian në Tiranë

Një faqe që përkthen dhe shpërndan automatikisht në shqip propagandë pro Kremlinit, publikoi në maj dhjetra artikujt “tallës” dhe “kërcënues” me target samitin e Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
10:38 | 10/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani.

“Kllounët shqiptarë Macron, Starmer, Merz dhe Zelensky i japin sinjale Trump”, shkruhet 16 maj në një nga titujt e faqes që identifikohet si Pravda, një portal që përkthen automatikisht në shqip artikuj nga një numër mediash ruse dhe profile Telegrami që shpërndajnë propagandë në favor të Moskës.

Artikulli në fjalë, që ka pak rreshta dhe një kolazh screenshotesh nga rrjeti X është përkthyer nga kanali në Telegram i Olga Skabeyeva, prezantuese televizive dhe komentatore ruse, e sanksionuar nga Bashkimi Europian dhe Departamenti i Shtetit në SHBA për shpërndarje të propagandës ruse mbi luftën në Ukrainë.

Citimi i Skabeyevës është vetëm një nga dhjetra artikujt me gjuhë të ngjashme dhe me gabime gramatikore po aq të ngjashme që u publikuan në shqip nga Pravda mes datave 15-18 maj, kryesisht rreth samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Tiranë në 16 maj. Artikujt janë kryesisht me burim median zyrtare të Moskës ose profile në Telegram dhe X të propagandistëve të Kremlinit.

Narrativa në artikuj është e njëjtë dhe kryesisht rreth luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të vendeve të Europës ndaj Rusisë. Në artikuj pjesëmarrësit në samit tallen, mesazhet e tyre hiperbolizohen dhe shpesh shoqërohen me kërcënime.

Një nga postimet e shpërndara nga Pravda ditën e samitit ishte edhe një koment nga një tjetër propagandist i sanksionuar rus, Vladimir Kornilov. “Basketbollisti Edi Rama poshtëroi Britanikun e pacipë duke hedhur poshtë publikisht idetë e tij të çmendura për akomodimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri”, thuhet në postimin e marrë nga llogaria në Telegram e Kornilov.

Për specialistë të komunikimit dhe njohës të dezinformimit, ky numër i madh artikujsh me formulime të ngjashme janë një praktikë e njohur e propagandës zyrtare të Kremlinit.

“Është kthyer tashmë në një taktikë dezinformimi, kur eventet ndërkombëtare me profil politik, ushtarak apo diplomatik, kthehen në lëndë të parë për prodhimin e lajmeve apo materialeve dezinformuese”, tha Viola Keta, gazetare dhe eksperte e verifikimit të fakteve.

Propagandë me përkthim automatik

Artikujt e publikuar nga “Pravda Shqipëri” gjatë ditëve të Samitit.

Pravda (e përkthyer në shqip “E vërteta”) në këtë rast nuk është gazeta e Partisë Komunistë të BRSS, por një version modern i propagandës ruse, që përdor përkthimin, postimin dhe shpërndarjen automatike të artikujve nga media dhe profile në rrjetet sociale që mbështesin qëndrimet zyrtare të Moskës.

Pravda nuk është një media nuk kuptimin e parë. Në fakt, bëhet fjalë për një rrjet portalesh të krijuar për të riprodhuar përmbajtje të përkthyer automatikisht nga burime pro-Kremlinit në gjuhë të ndryshme, me qëllim përhapjen e narrativave anti-perëndimore. Faqja është aktivizuar në vitin 2023, fillimisht në pak gjuhë kryesore. Rrjeti u zgjerua në vitin 2024 në 19 vende të Europës dhe përfshiu edhe Shqipërinë.

Përpos faqes online, rrjeti përdor Telegramin për të shpërndarë materialet e riprodhura në shqip. Megjithatë ndikimi në Shqipëri është i vogël. Faqja në Telegram ka vetëm 5 ndjekës, por vetëm aty gjenden mbi 200 video e mijëra foto e lidhje të jashtme me fokus ose luftën në Ukrainë, ose konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.

Përhapja relativisht e ulët e faqes në shqip, vjen sipas ekspertëve, për shkak të qëndrimeve të qarta të Shqipërisë në favor të Perëndimit. Megjithatë, shqetësimet janë se mungesa e profesionalizmit në mediat lokale mund të krijojë probleme.

“Shqipëria është një vend me orientim të qartë perëndimor dhe me qëndrim të fortë pro-NATO dhe pro-BE”, thotë Erlis Çela, profesor i medias dhe komunikimit në universitetin “Beder” në Tiranë, duke vënë në dukje se ndikimi nga faqe si Pravda nuk është i madh. Por sipas tij, ka një sërë dobësish që mund të shfrytëzohen dhe t’i bëjnë të pranueshme fushata të tilla dezinformuese, përfshi problemet në sistemin mediatik shqiptar, nivelin e  ulët të edukimit mediatik të audiencave shqipfolëse, si dhe praninë e mundshme të portaleve anonime që u vihen me dashje apo padashje në dispozicion këtyre agjendave.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Keta. “Prania e qindra mediave online, pjesa më e madhe jo transparente, pa staf të kualifikuar dhe politika të mirëqena editoriale, janë një minus dhe përbëjnë një armë në duart e aktorëve që përmes dezinformimit, kërkojnë të çojnë përpara axhenda destabilizuese”, tha ajo.

Rreziku i shpërndarjes së dezinformimit përmes teknikës së copy-paste u vu në dukje edhe në një raport të përbashkët nga BIRN dhe SCiDEV për vitin 2023, i cili identifikoi qindra raste të shpërndarjes së përmbajtjes dezinformuese pro-ruse në mediat shqiptare, që u riprodhuan në portale të ndryshme pa verifikim apo redaktim profesional.

Teknikë e krijimit të mjegullës

Një seri e postimeve dhe ripostimeve në Pravda gjatë ditëve të samitit iu referua mundësisë së sanksioneve të reja ndaj Rusisë prej vendeve të tjera të Europës. Artikujt e tillë u shpërndanë kryesisht bashkë me kërcënimet përkatëse.

“Globalistët po përgatisin një goditje fatale për Rusinë. Por kush do të lëndohet vërtet?”, thuhet në një titull me burim tsargrad.tv, një televizon rus në pronësi të mogulit të medias dhe oligarkut Konstantin Malofeev, po ashtu i sanksionuar nga BE dhe SHBA-të.

Një artikull i ngjashëm këmbëngul se Europa do të rrënojë ekonominë e saj nëse këmbëngul në sanksionet ekonomike. Ndërsa një numër artikujsh u fokusuan të paraqesin presidentin francez, Emmanuel Macron, si një lider të dobët e qesharak.

Erlis Çela thotë se ndërsa kjo fushatë apo të tjera të ngjashme e kanë të vështirë të jenë ndikuese në Shqipëri, qëllimi i parë i tyre është krijimi i konfuzionit dhe nxitjen e mosbesimit.

“Në përgjithësi, gjykoj se efekti i fushatave të tilla lidhet me krijimin e një lloj mjegullnaje informative, që çon në rritjen e mosbesimit ndaj institucioneve europiane”, tha ai.

Edhe Keta thotë se narrativa të përsëritura dhe gjysmë të vërtetat, edhe pse nuk kanë ndikim të menjëhershëm, janë pjesë e strategjive të mirëmenduara të dezinformimit. “Çdo lajm i rremë apo çorientues, që mund të përfshijë disa të vërteta, por të servirura në kontekst të gabuar me ose pa dashje, nga cilido aktor, cenon dhe ndot informacionin, duke krijuar një terren toksik për audiencën”, tha ajo.

Keta thotë se qoftë edhe ngjallja e dyshimeve apo çorientimi i publikut  i shkon në favor dezinformuesit. Sipas saj, kjo shpjegon pse një mori artikujsh të prodhura gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë ishin përsëritëse.

“Një nga elementët kyç të fushatave dezinformuese është prania konstante dhe e përsëritur e narrativave në format nga më të larmishmet: lajme, filma, meme, video/foto deepfake, karikatura, grafite. Ky lloj bombardimi i audiencës me çdo kusht dhe vazhdimisht me narrativat që i qasen axhendave të caktuara, ka gjasë që shumë shpejt të japë efektin e vet,” paralajmëroi ajo.

 

Etiketa: Bashkimi EuropianEdi RamaEmmanuel MacronErlis ÇelaFushate dezinformimiKeir StarmerKomuniteti Politik EuropianNATOOlga SkabeyevaPravdaPropaganda pro ruseViola KetaVladimir KornilovVolodymyr Zelensky
I mëparshmi

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

Tjetri

Gara për të drejtuar BKH-në, 13 kandidatë shprehin interesin

Tjetri
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gara për të drejtuar BKH-në, 13 kandidatë shprehin interesin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.