AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Çka mund t’iu ikë panaireve

Romani “Valbona” i Kolë Kurtit eksploron se si vendi ka ndryshuar, por në kontraste të forta, pasuria dhe varfëria, moderniteti dhe tradicionalizmi jetojnë nën një kulm. Ta lexosh atë nuk do të thotë të gjesh jetë të ndriçuara nga stili drithërues i jetës, por jetë të ngecura në lavjerrësin e madh të historisë, të së kaluarës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
10:29 | 11/06/2025
në Opinion
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kopertina e librit “Valbona” e Kolë Kurtit, botim i shtëpisë botuese “Onufri”.

Panairet e librit shpesh ngjajnë me një vazhdim reklame, për librin, ku shiten e blihen titujt që në të shumtën u është bërë një promovim paraprak. Përveç veprave klasike, shumë prej librave të mirë shpesh janë më shumë punë jehone që marrin me ndihmën mediatike. Kjo ngjan kudo. Këtë madje më së miri na e tregojnë çdo vit librat e fituesve të çmimit “Nobel” në letërsi, që ndodh të mos dimë aq shumë për ta ose për autorët e tyre deri në ditën kur gjithçka ndryshon. Në hapësirën tonë shqiptare viteve të fundit është një libër që mund t’u ketë ikur nga vëmendja  vizitorëve të panaireve të librit në Prishtinë e në Tiranë;  “Valbona” e Kolë Kurtit, një botim i shtëpisë botuese “Onufri” në Tiranë.

Ky libër është një dëshmi e fuqishme për dy anë të realitetit shqiptar. Frikën për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe me realitetin, shpesh të zymtë, të vajzave nga zona ku zakonet e forta tradicionale përthyhen në cepat e errët të kryeqytetit. Interesi i Kurtit është përqendruar te traditat e dallueshme dhe të ashpra të Ballkanit, ku askush nuk harron asgjë. Libri që në origjinal u shkrua në gjuhën angleze në vitin 2015 dhe u përkthye në vitin 2023, ndërthur, pa hetuar, dimensione të një realiteti tronditës brenda gjashtë dekadave në Shqipëri.

Diktatura komuniste e Shqipërisë normalizoi izolimin, internimet, burgosjet, ekzekutimet e përhapura, ndalimin e fesë dhe të pronës private, një dorë që ia theu shpinën lirisë së Shqipërisë, duke e sjellë një kohë çnjerëzimi. Demokracia normalizoi goxha shumë një pajtim metafizik me të.

Në librin e Kurtit, trashëgimia e terrorit komunist vazhdon të peshojë fuqishëm në të paktën tre breza në familjen e tij shkodrane dhe në shoqërinë shqiptare në tërësi.

Paraardhësit e tij në Shkodër ishin të pasur dhe të arsimuar jashtë vendit, komunistët i urrenin ata. Si një djalë që u rrit jashtë atdheut të tij, oreksi i tij i të shkruarit gjeti mjaft ushqim në këtë errësirë dhe mister.

“Valbona”- personazhi i librit është një fije e lidhjes së përpjekjes së njeriut për të ndryshuar, adaptuar, shpesh duke bërë kapërcime imagjinare në një botë gjithnjë e më të pamëshirshme teknologjike.

“Valbona” eksploron se si vendi ka ndryshuar, por në kontraste të forta pasuria dhe varfëria, moderniteti dhe tradicionalizmi jetojnë nën një kulm. Në këtë mjedis, një e re nuk është  aq e lehtë të integrohet në skenën shoqërore të kryeqytetit dhe fasadave komplekse që shumë njerëz duket se kanë ndërtuar.

Libri zbulon diçka nga marrëdhënia e tendosur që ka ekzistuar prej kohësh pothuajse kudo mes urbanes dhe rurales, mes qytetit dhe fshatit.

E kaluara e zymtë peshon fuqishëm në të tashmen, pavarësisht se një shtrese të shoqërisë shqiptare i pëlqen për ta shmangur.

Në përshkrimet thellësisht tronditëse të dhunës, ata që flasin në këtë libër janë personazhe që në shëmbëllimin e Atë Zef Pllumit “rrojnë për të treguar” në një pikë kulminante agonizuese, ku asgjë nuk është më e frikshme. Kujtimet e familjes së Kolë Kurtit gjithashtu japin mësime të qarta për të sotmen.

Kapitujt e historitë e librit ndjekin një trajektore mbërthyese, duke të kthyer pas në kohë dhe në hapësirë, në mjedise e ngjarje të jetuara ose të dëgjuara, në një botë të vogël e të mjerueshme në vuajtje, e po kaq të madhe në reflektimet e autorit mbi to.

Ta lexosh atë nuk do të thotë të gjesh jetë të ndriçuara nga stili drithërues i jetës, por jetë të ngecura në lavjerrësin e madh të historisë, të së kaluarës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

 

Etiketa: Kolë KurtiOnufriPanairet e LibritPanairi i libritPrishtineReçensëValbona
I mëparshmi

Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike

Tjetri

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

Tjetri
Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.