AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

Edhe pse ligji parashikon një afat 45-ditor për zgjedhjet vendore në bashkitë e Beratit, Matit dhe Tepelenës, zëvendësimi i kryebashkiakëve të dorëhequr mbetet peng i procedurave të paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, në “shkelje të shtetit ligjor”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:29 | 11/06/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për aktin e dorëheqjes, veprime ligjore pa të cilat kandidatura e tij nuk do të mund të zyrtarizohej në afatin fundor më 12 mars.

E njëjta procedurë u ndoq dhe me dorëheqjen e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi, të dy kandidatë fitues në listat e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Por ndërsa kanë kaluar 3 muaj nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nuk ka shpallur ende datën e zgjedhjeve të pjesshme në këto 3 bashki, edhe pse ligji parashikon si afat detyrues për zhvillimin e tyre deri në 45 ditë nga momenti i njoftimit të dorëheqjes.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh në nenin 92 Presidentit kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se :“Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit”.

Presidenca nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN-it për arsyet e moszbatimit të ligjit, ndërsa në një situatë të ngjashme në bashkinë Kukës në qershor 2023, ky institucion pretendoi se nuk mund të merrte vendime pa u njoftuar zyrtarisht me shkresë nga kryeministria për vakancën e krijuar.

Kryeministria gjithashtu nuk komentoi ngërçin e krijuar dhe rolin që ka ky institucion në procedurë, por burime në grupin parlamentar të PS-së i thanë BIRN-it se partia po përgatitej që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbaheshin në vjeshtë.

E ndërsa situata kur institucionet nuk zbatojnë afatet ligjore nuk është e izoluar, për ekspertët kjo tregon mungesë përgjegjshmërie institucionale dhe mosfunksionim të shtetit ligjor.

Kristaq Kume,  themelues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, e përshkruan situatën e krijuar si “shfaqje e mosfunksionimit të shtetit ligjor, e mosrespektimit të legjislacionit të miratuar”.

Kume shpjegon gjithë zinxhirin e procedurave ligjore që çojnë në shpalljen e datës së zgjedhjeve, duke besuar se kjo procedurë ka ngecur tek Këshilli i Ministrave, por ai thekson se kjo procedurë duhej të ishte kryer që në momentin që u regjistruan si kandidatë  për deputetë kryebashkiakët e dorëhequr.

“Duhej që Këshili Bashkiak që ka marrë dorëheqjen të njoftonte Prefektin dhe ai t’ia dërgonte me shkrim Këshillit të Ministrave dhe ky institucion ia dërgon presidentit për vakancën,” thotë Kume, duke shtuar se “zinxhiri nuk ka funksionuar sepse nuk kemi shkresë zyrtare të presidenti”.

Ai i referohet precedentëve të mëparshëm si ai në bashkinë Shkodër në vitin 2019 kur presidenti i atëhershëm, Ilir Meta, nuk e shpalli datën e zgjedhjeve për më shumë se dy vjet pasi dha dorëheqjen kryetari i sapozgjedhur i saj.

Për Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit për Bashkitë, presidenti mund të veprojë me iniciativën e tij për të zbatuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, në një rast që vakancat janë botërisht të ditura ose mund t’i kërkojë Këshillit të Ministrave që të veprojë me njoftimin zyrtar.

“Qartë, këtu kemi shkelje të afateve ligjore dhe institucionale,” tha Haxhimali, duke theksuar se afatet ligjore përcaktojnë detyrimin e presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarët e rinj të bashkive.

“Nëse Presidenti nuk ka nxjerrë dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme brenda afatit 48 orësh nga njoftimi për përfundimin e mandatit, kjo përbën shkelje të nenit 10, pika 3 të Kodit Zgjedhor…”- thekson ai, ndërsa apelon që institucionet vendore të mos mbeten “peng i vullnetit politik”.

Haxhimali flet gjithashtu për “pasoja serioze” që ka tek këto bashki, shtyrja pa afat e zgjedhjes së kryetarëve të rinj.

Mosbërja e zgjedhjeve të reja krijon, sipas tij, “bllokim të vendimmarrjes politike dhe ekzekutive të bashkisë, sidomos për politikat prioritare dhe buxhetin; paaftësi për përfaqësim institucional në marrëdhëniet me qeverinë qendrore dhe ndërkombëtarët; dobësim i përgjegjshmërisë politike, pasi zëvendëskryetari nuk ka legjitimitet të njëjtë publik dhe elektoral, si dhe rrezik për keqadministrim, për shkak të mungesës së një figure të qartë drejtuese dhe llogaridhënëse”.

Vakancat në qeverisjen vendore pritet të shtohen, pasi prej më shumë se 3 muajsh edhe bashkia e Tiranës është në një situatë ligjore ku mund të ndërpritet mandati i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i arrestuar në fillim të shkurtit me disa akuza nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Në këtë rast, procedura e shkarkimit të Veliajt interpretohet njësoj nga Kume dhe Haxhimali.

“Këshili bashkiak ndodhet në kushtet që duhet të mblidhet dhe të vendosë për ndërprerjen e mandatit të zotit Veliaj sipas ligjit për qeverisjen vendore,” thotë Kume.

Ndërsa Haxhimali saktëson se “nëse kryetari mungon për më shumë se 3 muaj rresht, kjo përbën arsye për shkarkim nga detyra sipas nenit 62, pika c, me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të këshillit bashkiak përkatës”. Sipas tij, nuk është ndjekur procedura ligjore dhe kjo tregon se “ka shkelje të ligjit dhe mosfunksionim institucional”.

 

 

Etiketa: Agron HaxhimaliAgron MalajBajram BegajBashkia BeratBashkia MatBashkia TepelenëEdi RamaErion VeliajErvin DemoKristaq KumeTërmet PeçiZgjedhjet e pjesshme
I mëparshmi

Çka mund t’iu ikë panaireve

Tjetri

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

Tjetri
Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

Shkollat e fshatrave të lëna pas dore në përdorimin e mjeteve digjitale

protesta 1

Kush mund të ketë frikë nga flamingot?!

10:39 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.