AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rreth 29 mijë shqiptarë u larguan vitin e kaluar, vlerëson INSTAT

Vlerësimi i fundit i popullsisë prezente në Shqipëri sugjeron se emigrimi masiv vijon dhe rënia vjetore është 1.2%.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12 months më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Disa femijë të huaj teksa freskohen dhe luajnë në sheshin “Skënderbej”. Foto: Nensi Bogdani.

Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 ra në 3.63 milionë vetë dhe ishte 27 mijë ose 1.2% më pak se sa në vitin 2024, bëhet e ditur nga vlerësimi i fundit i Institutit të Statistikave që u publikua të enjten. Ky është vlerësimi i parë pas Censit të vitit 2023 kur në Shqipëri u numëruan 2.4 milionë vetë.

“Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024,” deklaroi INSTAT në vlerësimin e vet. Shtesa natyrore e popullsisë, e cila matet si diferencë e thjeshtë mes lindjeve dhe vdekjeve, ishte 1208 vetë ndërsa migrimi neto ishte në nivelin 28.836 vetë.

Mosha medianë e popullsisë u rrit në 44.3 vjeç, që do të thotë se më shumë se gjysma e 3.63 milionë banorëve është më e madhe se sa 44 vjeç dhe gjysma tjetër, më e vogël.

Norma e varësisë së përgjithshme arriti në 57%, gjë që do të thotë se 43% e popullsisë është në moshë pune dhe asaj i duhet të kujdeset për 57% të popullsisë, ku 33% e zënë të moshuarit dhe 24% e zënë fëmijët.

“Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë,                       krahasuar me një vit më parë me 0,2 %. Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %)”, thotë INSTAT.

Vlerësimi i përvitshëm i popullsisë nga INSTAT merr parasysh të dhënat administrative të disponueshme si lindjet dhe vdekjet si dhe vlerësime për ecurinë e migrimit apo emigrimit. Në të shkuarën, INSTAT ka pasur supozuar një ecuri pothuajse të balancuar mes të dy faktorëve, gjë që supozohej se e mbante popullsinë pothuajse konstante në nivelin e rreth 2.8 milionë banorëve. Censi i vitit 2023 zbuloi se vlerësimi kishte qenë tepër optimist pasi mesatarisht përgjatë dymbëdhjetë viteve nga Censusi 2011 në Censin 2023, rreth 500 mijë ishte emigrimi neto, ku pak më shumë se 600 mijë ishin larguar dhe pak më shumë se 100 mijë ishin kthyer. Diferenca neto rezulton 40 mijë vetë në vit, shifër kjo më e lartë se sa vlerësimi i fundit i INSTAT për largime neto prej afro 29 mijë vetësh gjatë vitit 2024.

Etiketa: Popullsia
Tjetri
Me sulmet kundër SPAK, Rama po ‘mbjell farën e mosbesimit’ te sistemi i drejtësisë

Kryeministri sulmon gjyqtaren pas rrëzimit të padisë ndaj Bashës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.