AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino

Kolegji vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi largimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:11 | 23/06/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 23 qershor vendimin për lënien në fuqi të largimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit të ankimit të Sinos ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Prokurori Çlirim Sino u shkarkua më 6 korrik 2022, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK me arsyetimin se nuk arriti të justifikojë burimin e ligjshëm për një pjesë të pasurive që zotëron familja e tij. Sino e ankimoi si të pabazuar vendimmarrjen e KPK dhe i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit të shkarkimit dhe konfirmimin e tij. Çështja u kalua në seancë publike, me qëllim që t’i drejtoheshin disa pyetje subjektit.

Në përfundim, Kolegji pasi dëgjoi edhe parashtrimet e Sinos ndaj analizës financiare të KPK, vlerësoi se vendimi për shkarkimin e tij është i bazuar në fakte dhe në ligj. Gjatë shpalljes së vendimit të hënën, kryesuesja Shtylla deklaroi ndër të tjera se, nga kontrolli i analizës financiare për vitin 2015 konfirmohet minimalisht balanca negative e konstatuar nga Komisioni për mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e kursimeve të pretenduara

Po ashtu, sikurse në Komision, edhe në Kolegj konfirmohet mungesa e logjikës ekonomike për shitjen e tre automjeteve në vlerë shumë më të lartë se blerja, pas përdorimit të tyre që varjon nga katër muaj e deri në 14 vjet. Sipas KPA, shpjegimet e subjektit se vlera e automjeteve është rritur si pasojë e shërbimeve dhe mirëmbajtjes nga ana e tij, mbeten në nivel deklarativ.

KPA vlerëson se dhe pas korrektimit të analizës së Komisionit, subjekti dhe familja e tij gjenden në pamundësi për një depozitë 43 mijë euro të deklaruar në emër të bashkëshortes. Gjatë shpalljes së vendimit, u evidentua se dhe vetë subjekti e pranoi pamundësinë financiare për këtë pasuri.

Sipas Kolegjit, subjekti nuk arriti të shpjegojë bindshëm vlerat financiare respektive për të cilat interesat privatë të bashkëshortes të likujditeteve në llogaritë private si individ dhe ato si person fizik, janë ndërthurur në mënyrë të vazhdueshme. Trupi gjykues konstaton se Sino dhe bashkëshortja janë sjellë me këto depozita si ti kishin pasuri personale të ekonomisë familjare, ndërsa formalisht ato janë emërtuar si pronë e personit fizik në emër të bashkëshortes. Gjatë shpalljes së vendimit u evidentua se blerja e një apartamenti në Vlorë është kryer me fonde tërësisht nga kjo depozitë.

Kolegji vëren se subjekti ka treguar mungesë transparence në shpjegimin e pasurive e të ardhurave gjatë procesit të rivlerësimit duke pamundësuar identifikimin e saktë të vijës ndarëse mes këtyre zërave pasurorë.

Për një apartament në Vlorë, dhuruar bashkëshortes nga prindërit, u konstatua dhe në Kolegj pamundësi financiare e personave të lidhur për krijimin e kësaj pasurie.

Në disa raste, KPA konstatoi qëndrime kontadiktore të Komisionit në arsyetimin dhe kryerjen e analizës, ndërkohë që dhe nga korrektimet e kryera është çmuar se në rastin më të mirë mbetet balancë negative në tre vjet në vlerën totale prej 1.6 milionë lekësh.

Së bashku me problemet e tjera të konstatuara në drejtim të pasaktësive në deklarime, është arritur të përfundimin se nuk mund të aplikohet parimi proporcionalitetit dhe për rrjedhojë u la në fuqi vendimi i shkarkimit për prokurorin Çlirim Sino.

Etiketa: Albana ShtyllaÇlirim SinoKolegji i Posaçëm i ApelimitMimoza TasiProkuroreProkuroria e Rrethit FierSokol Çomo
I mëparshmi

Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura

Tjetri

Burimet e pasigurisë ekonomike globale

Tjetri
Burimet e pasigurisë ekonomike globale

Burimet e pasigurisë ekonomike globale

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.