AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dumani thotë se 43 procedime për krime zgjedhore janë ende në hetim

Nga një tryezë për integritetin e zgjedhjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryekomisioneri Ilirian Celibashi ndanë të dhënat për hetimet dhe problemet e tjera të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri.

Anesti BarjamemajngaAnesti Barjamemaj
11:43 | 26/06/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Altin Dumani duke folur pas nje mbledhejeje të Këshillit të Integrimit. Foto: LSA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi të enjten se hetimi i krimeve zgjedhore ka prevaluar mbi çdo vepër penale në periudhën para dhe gjatë zgjedhjeve.
Nga tryeza “Përtej monitorimit: Drejt një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Dumani bëri me dije se çdo denoncim që ka shkuar në adresë të SPAK është marrë me seriozitet, ku sipas tij janë kryer të gjitha veprimet hetimore për të verifikuar çdo rast.
“Janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore, nga këto 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale, pra janë në fazë hetimi,” tha Dumani.

Kreu i SPAK shtoi më tej se për 43 materiale është vendosur mosfillimi i hetimit për mungesë provash, 22 materiale i janë dërguar Policisë së Shtetit për verifikim dhe 17 janë bashkuar me çështje të tjera.  Teksa lexoi shifrat e çështjeve për krimet zgjedhore, Dumani sqaroi se nëntë procedime janë nisur kryesisht nga organi i akuzës, 22 si pasojë e referimeve nga Policia e Shtetit, 3 referime nga prokuroritë e rretheve dhe vetëm 4 si pasojë e kallëzimeve nga subjektet politike.
Sa i takon veprave penale për të cilat janë regjistruar këto procedime mbizotëron “korrupsioni aktiv në zgjedhje” me 35 raste, 4 çështje po hetohen për “korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, 1 vepër penale për përdorimin e funksioneve publike për qëllime politike dhe 1 procedirm për kanosje dhe dhunim të zgjedhësve.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme i adresoi kritika partive politike, për të cilat tha se “kemi vënë re që denoncimet e tyre kanë qenë të paplota”.
Një panoramë të ngjashme pasqyroi edhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili teksa lexoi gjetjet paraprake të misioneve vëzhguese ndërkombëtare, pohoi se “asetet shtetërore u përdorën duke i dhënë partisë në pushtet një avantazh politik”.
Po ashtu, Celibashi theksin e vendosi edhe te transparenca e financimit të partive politike, ku pohoi se “asnjë kandidat nuk ka bërë publike kuotat e financimit gjatë fushatës”.
“Qartazi ne duhet të presim raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, por me këto që gjetje që kemi, lipset nevoja për një ndryshim në kuadrin ligjor të zgjdhjeve për të adresuar çdo lloj problematike që është hasur gjatë procesit të 11 majit”, rekomandoi Celibashi.
Ai shtoi se “reforma që të jetë e efektshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Maxhoranca e PS me gati shumicë cilësuese në Parlamentin e ri, shpresoj që mos të jetë pengesë për gjithëpërfshirjen në procesin e përgatitjes së reformës së re zgjedhore”.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbott, ishte i mendimit se “nevojiten ndryshime në ligjin për financimin e partive, që qytetarët të mësojnë se si financohen partitë dhe fushatat e tyre”.
Ndërsa pritet konstituimi i Parlamentit të ri, Abbott theksoi se “në 4 vitet e ardhshme Parlamenti do ketë disa sfida të rëndësishme”, ku theksin e vendosi te një reformë e efektshme zgjedhore.

Etiketa: Altin DumaniAmbasada BritanikeIlirian CelibashiIntegriteti i ZgjedhjeveKrimet zgjedhoreNick AbbottOSBE-ODIHRPolicia e ShtetitSPAKZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

Tjetri

Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

Tjetri
Vetëm diplomacia mund t’i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

Vetëm diplomacia mund t'i japë fund kërcënimit bërthamor iranian

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.