AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet CEO i Bankers Petroleum për një skemë mashtrimi me të ardhurat

Drejtuesi aktual i Bankers Petroleum, Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Fierit me akuza për mashtrim me të ardhurat, pastrim të produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre, ndërkohë që katër drejtues të tjerë të kompanisë u shpallën në kërkim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:23 | 02/07/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fusha naftëmbajtëse e Patos-Marinëz, Fier. Foto: Bevis Fusha/Bankers. Prill 2014

Shefi ekzekutiv i Bankers Petroleum, kompanisë më të madhe të nxjerrjes së naftës në vend, Hongping Xiao dhe ish-drejtori i përgjithshëm, Leonidha Çobo u arrestuan të mërkurën me urdhër të Prokurorisë së Fierit me akuza për krijimin e një skeme mashtrimi me të ardhurat, pastrimin e produkteve të veprës penale si dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, një drejtues i Policisë i tha BIRN se 4 urdhër arreste të tjera nuk janë ekzekutuar ende  nga Policia, pasi personat e kërkuar janë shtetas të huaj dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Operacioni i Policisë në zyrat e Bankers u filmua nga mediat lokale që u sinjalizuan për praninë e policisë aty. Drejtues të Prokurorisë së Fierit thanë se do të dalin me një njoftim për mediat, ndërsa një burim nga kjo prokurori konfirmoi vetëm akuzat për Xiao dhe Çobon.

Në hetimet për rastin është përfshirë edhe Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Bankers Petroleum është themeluar në vitin 2004 si një kompani e vogël e regjistruar në bursë, ndërsa ajo u fuqizua me shpejtësi përgjatë viteve në vijim pasi mori me koncesion shfrytëzimin e burimeve të naftës në Patos – Marinzë, e cila është burimi më i madh i prodhimit të naftës në Shqipëri.

Kompania nënshkroi një kontratë koncesionare me qeverinë shqiptare në vitin 2004, në bazë të së cilës, fitonte të drejtën për të shfrytëzuar burimin e naftës Patos-Marinzë. Kontrata koncesionare parashikonte që Bankers duhej të investonte për të rritur prodhimin e naftës dhe duhej t’i paguante qeverisë shqiptare 50 për qind normë fitimi pasi të shlyente investimet fillestare.

Kjo nuk është hera e parë që autoritete e vendit hetojnë kompaninë Bankers Petroleum, të cilën e kanë akuzuar për mospagim të plotë të detyrimeve ndaj shtetit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore akuzoi Bankers në vitin 2012 për shmangie të pagesave ndaj shtetit përmes nënkontraktimeve të shtrenjta. Çështja u dërgua në arbitrazh dhe në verën e vitit që shkoi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës njoftoi se shteti shqiptar kishte fituar padinë në arbitrazh.

 

Etiketa: Agjencia Kombetare e Burimeve NatyroreBankers PetroleumDrejtoria e Policisë FierHongping XiaoLeonidha ÇoboPatos MarinzësProkuroria e Rrethit Fier
I mëparshmi

Trafikimi i votave preferenciale brenda PS-së, Zegjine Çaushi humbet mandatin

Tjetri

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

Tjetri
Shqipëria shpenzoi 500 milionë euro për import energjie vitin e kaluar

Balluku fajëson lodhjen e numëruesve për tjetërsimin e qindra votave në Fier

balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.