AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurori Ermir Lelçi dështoi të rrëzonte në Kolegj përfundimet e KPK për pasurinë e profesionalizmin

Kolegji i ka gjetur të drejta shumicën e konkluzioneve të Komisionit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Shkodrës, Ermir Lelçi duke lënë në fuqi shkarkimin e tij për deklarim të pamjaftueshëm dhe si i papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12 months më parë
në Analiza, KPA, Veting
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto arkive e KPA | BIRN/Nensi Bogdani

Prokurori i Shkodrës, Ermir Lelçi, dështoi të kundërshtoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA problemet e konstatuara për pasurinë dhe profesionalizmin prej Komisionit, që sollën shkarkimin e tij më 28 tetor të vitit 2021.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se Lelçi dështoi të dokumentonte të ardhurat neto të babait nga blegtoria, të deklaruara si burim për blerjen e një apartamenti, duke u konkluduar se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë. Po ashtu, u ngritën dyshime për fshehje nga kontrolli apo verifikimi pronësinë e plotë të kësaj pasurie. KPK evidentoi gjithashtu mangësi profesionale, që u konsideruan të pariparueshme përmes trajnimit dhe Lelçi u cilësua i papërshtatshëm në këtë kriter.

Lelçi e kundërshtoi vendimmarrjen e Komisionit në Kolegj duke ngritur shkaqe për aspektin procedural, për pasurinë dhe profesionalizmin, por që në shumicën e rasteve u gjetën të pabazuara dhe të paargumentuara prej shkallës së dytë të vetingut.

Pasuria

Prokurori Lelçi ka deklaruar një apartament me sipërfaqe 138 m2 në Shkodër, në bashkëpronësi me të atin, pasuri e blerë për çmimin 6.2 milionë lekë në 2007-ën. Ai ka deklaruar se zotëron 1/3-ën e apartamentit, kurse babai 2/3-tat. Si burime krijimi, subjekti ka deklaruar kursimet e të atit nga vetëpunësimi në bujqësi e blegtori prej vitit 1991 e në vijim, një pjesë e të cilave kanë qenë të depozituara në bankë dhe pjesa tjetër në shtëpi. Po ashtu, ka deklaruar se është marrë dhe një kredi në shumën 2.1 milion lekë në vitin 2007, që është shlyer në 2009-ën, me anë të një mandatarkëtimi të kryer nga babai.

Komisioni ngriti dyshime mbi bashkëpronësinë e të atit të subjektit në këtë apartament, duke konstatuar faktin se babai vijon të jetojë në fshat, ndërsa banesa është përdorur gjatë gjithë kohës prej prokurorit Lelçi. Nga KPK është konstatuar se në kontratën e kaparit ka figuruar si blerës vetëm subjekti i rivlerësimit dhe se në dy transferta të kryera nga babai në vitin 2006, është specifikuar se pagesat i ka kryer për të birin, prokurorin Ermit Lelçi. Po ashtu, kontratat e energjisë elektrike dhe të ujësjellësit janë lidhur në emër të subjektit.

Megjithëse KPK ka çmuar se provohet aktiviteti i babait të subjektit në bujqësi e blegtori, të ardhurat e pretenduara është vlerësuar se nuk përmbushin kriteret për t’u konsideruar të ligjshme.

Tjetër konstatim i Komisionit ka të bëjë me deklarim të pasaktë në vitin 2006, pasi nuk ka deklaruar detyrimet financiare ndaj shoqërisë ndërtuese që rridhnin nga kontrata e kaparit për blerjen e apartamentit, por edhe për të drejtat reale mbi këtë pasuri.

Bazuar në këto të dhëna, KPK ka vlerësuar se Lelçi ka paraqitur si bashkëpronar dhe kontribues të atin, duke u përpjekur të fshehë nga kontrolli apo verifikimi marrdhënien e plotë të pronësisë me këtë pasuri, si dhe pjesën më të madhe të burimeve të krijimit në shumën 4.1 milionë lekë që përfaqësojnë pagesat e kësteve të kryera ana e babait.

Ashtu si gjatë hetimit administrativ në shkallën e parë të vetingut, edhe në ankim subjekti ka argumentuar se kapari për blerjen e apartamentit është paguar nga babai i tij. Ai ka shpjeguar se nuk kishin detyrime ndaj shoqërisë ndërtuese në vitin 2006 dhe se detyrimi do të lindte në momentin e dorëzimit të apartamentit për pagesën e mbetur pa paguar nga çmimi. Subjekti ka thënë se nëse pasuria nuk dorëzohej, babait të tij i lindte e drejta të përfitonte dyfishin e pagesës së kryer.

Sipas pretendimit të prokurorit Lelçi, edhe nëse do të pranohej pasaktësia në deklaratën e interesave të vitit 2006, ajo është ndrequr një vit më pas në vitin 2007, kur ka deklaruar në ILDKPKI të gjithë dokumentacionin për përfitimin e kësaj pasurie në bashkëpronësi me babain e tij, pasi apartamenti është dorëzuar nga shoqëria e ndërtimit. Duke ju referuar jurisprudencës së Kolegjit, subjekti ka kërkuar që të mos ngarkohet me përgjegjësi disiplinore për një pasaktësi në deklaratat periodike të pasurisë.

Po ashtu, ai ka pretenduar se është i padrejtë dhe tërësisht abuziv konkluzioni i Komisionit se babai i tij nuk ka pasur të ardhura të ligjshme, të mjaftueshme për blerjen e apartamentit dhe për dhënien e shumës 2.1 milionë lekë në vitin 2009, për shlyerjen e kredisë bankare.

Kolegji e ka gjetur të drejtë shkakun e ankimit të subjektit lidhur me konkluzionin e KPK për pasaktësinë në deklarimin e vitit 2006. Sipas KPA, ngritja e kësaj pasaktësie në deklarimet periodike në nivelin e shkeljes disiplinore është një konkluzion jo i drejtë i Komisionit.

Situata e mosdeklarimit të kontratës së kaparit dhe e detyrimeve që rridhnin prej saj në vitin 2006, vlerësohet nga trupi gjykues i KPA se nuk ka vënë në vështirësi procesin e rivlerësimit për kriterin e vlerësimit të pasurisë, me arsyetimin se Lelçi e ka deklaruar në 2007-ën blerjen e apartamentit dhe pjesës takuese të tij në këtë pasuri, si dhe kontratën e kaparit.

KPA ka verifikuar një aktvlerësim për mundësinë e të ardhurave të përfituara nga babai i subjektit nga blegtoria, por të dhënat e referuara në raport nuk janë gjetur bindëse, nga për rrjedhojë është çmuar se ato nuk mund të provojnë vlerën e të ardhurave të pretenduara si të realizuara në cilësinë e fermerit.

Trupi gjykues i Kolegjit, ashtu si edhe Komisioni, çmon se të ardhurat e pretenduara si të përfituara nga babai i prokurorit Lelçi nga aktiviteti blegtoral për periudhën 1993- 2009, nuk u provuan me dokumente ligjore, duke mbetur në nivel deklarativ.

Lidhur me një shkak të ngritur nga subjekti, se në raportin e audituesit nuk janë përfshirë të ardhurat e motrës në vlerë neto prej 948 mijë lekësh, Kolegji vëren se ky pretendim është paraqitur për herë të parë në ankim dhe jo para Komisionit. Megjithatë, çmohet se edhe nëse do të pranohej, kjo shumë do të përbënte të ardhurën e vetme të ligjshme të familjes, të provuar me dokumentacion ligjor, e për rrjedhojë nuk do të ishte e mjaftueshme për të përballur pagesat e kryera për blerjen e apartamentit.

Lelçi ka kundërshtuar si të pabazuar dhe jo të logjikshëm konkluzionin e Komisionit se është përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë pronësinë mbi këtë apartament, duke argumentuar se pjesët takuese të secilit bashkëpronar janë pasqyruar në kontratën noteriale të shitblerjes së pasurisë, që është akt me fuqi të plotë provuese. Ai ka shtuar se prindërit kanë jetuar gjithë jetën në fshat, por ata nuk do të jenë gjithmonë të rinj dhe të aftë për të mbajtur ekonominë e tyre bujqësore dhe blegtorale, prandaj është logjike që në rrethana të tilla të sigurojnë një banesë pranë fëmijës së tyre për momentet në të cilat do të kenë nevojë për përkujdesje.

Subjekti ka pranuar se në kontratën e kaparit figuron si blerës i vetëm, por ka nënvizuar se është provuar tej çdo dyshimi, se transfertat bankare për pagesat e kësteve për blerjen e pasurisë janë kryer në vitin 2006 nga babai i tij. Nisur nga fakti se ai është bashkëpronar i pasurisë, e cilëson krejt të logjikshme që kontratat e energjisë elektrike dhe ujësjellësit të jenë lidhur në emër të tij. Lidhur me përdorimin pandërprerje të apartamentit, Lelçi ka argumentuar se ajo është e vetmja banesë që ai ka në bashkëpronësi me babain e tij, në qytetin e Shkodrës, ku jeton dhe punon.

Kolegji vëren se kontrata e kaparit, pavarësisht titullit të saj, përmban të gjitha elementet e një kontrate porosie, pasi përcakton çmimin e shitjes së pasurisë, këstet dhe datat e pagesës së tyre, përshkrimin e specifikimeve teknike të pasurisë që do të shitet, kohën e përfundimit të apartamentit, penalitet që do të paguhen nga sipërmarrësi ndaj porositësit në rast të mosmbarimit në afat të punimeve të ndërtimit, si dhe penalitetet që do të paguante porositësi në rast të mospagimit të kësteve në afatet e parashikuara në këtë kontratë.

Shpjegimi i dhënë nga Lelçi, se në kontratën e kaparit figuron si blerës vetëm ai, pasi ka qenë një pakujdesi e noterit, nuk gjendet bindës. Fakti se në transfertat bankare nga llogaria e babait të kryera në vitin 2006, kanë në përshkrim se paguhen këstet për blerje apartamenti nga subjekti, vlerësohet se ka rrjedhë logjike me përmbajtjen e kontratës së kaparit, ku si blerës figuron vetëm prokurori Lelçi. Tjetër e dhënë e evidentuar prej KPA, është dhe shlyerja nga babai e kredisë së marrë nga subjekti për të paguar pjesën e tij takuese të apartamentit. Për arsye se Lelçi nuk ka deklaruar ndonjë detyrim ndaj babait, Kolegji konstaton se de facto, apartamenti është paguar tërësisht nga babai i tij.

“Babai i subjektit të rivlerësimit, z. N. L., ka investuar në blerjen e një apartamenti me sip. 138 m2 në Shkodër, në shumën 6.200.000 lekë, ndërkohë që ka banuar dhe vazhdon të banojë në fshatin {***}, Dajç, Shkodër, për shkak të ushtrimit të aktivitetit blegtoral”, konston Kolegji dhe shton se babai i subjektit e ka kryer këtë invetim, ndërkohë që kishte në pronësi një apartament në Shkodër me sipërfaqe 25 m2, të blerë në shumën 350 mijë lekë në vitin 1998, ku dhe këtu nuk ka jetuar për arsye të ushtrimit të aktivitetit blegtoral në fshat.

Kolegji vlerëson se subjekti, edhe pse dispononte vetëm 1/3 pjesë të apartamentit, është sjellë si pronari de facto. Në përfundim, edhe KPA çmon se deklarimi i subjektit për zotërimin e 1/3-ës së apartamentit, nuk është bindës dhe se deklarimi i të atit si bashkëpronar është një përpjekje e tij për të fshehur nga kontrolli apo verifikimi marrëdhënien e plotë e të vërtetë të pronësisë me këtë pasuri të paluajtshme.

Nga kontrolli i analizës financiare për periudhën 2003-2016, janë konfirmuar mungesat e burimeve të ligjshme dhe ka rezultuar i drejtë përfundimi i arritur nga KPK se prokurori Lelçi gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm të pasurisë.

KPA ka gjetur të drejtë edhe konkluzionin përfundimtar të Komisionit për profesionalizmin. Sipas trupit gjykues të KPA, mangësitë e evidentuara, të cilat paraqiten në mënyrë të përsëritur si mangësi në kryerjen e hetimeve, në analizimin e veprës penale, si dhe në argumentimin e arsyetimin e vendimmarrjeve, janë situata që me të drejtë nga Komisioni janë konsideruar se e klasifikojnë subjektin e rivlerësimit si të papërshtatshëm në vlerësimin e aftësive profesionale.

 

Etiketa: BlegtoriaErmir LelçiILDILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPasuri të paluajtshmeVeting
Tjetri
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Sipas KPA, prokurori Ilir Turja dështoi të kundërshtonte barrat e provës për pasurinë

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.