AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Drejtuesi i SPAK u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, duke kërkuar që procesi i vetingut për këtë subjekt të përmbyllet pa një vendim përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:41 | 14/07/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seacë dëgjimore në KPA – foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 14 korrik me parashtrimet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, por që u konvertua në shërbim prove. Ish-gjyqtarja Andrea nuk ishte e pranishme në seancë. Kolegji konstatoi se ajo nuk kishte depozituar ndonjë shkak të arsyeshëm për mospraninë e saj dhe për rrjedhojë u vendos vijimi seancës gjyqësore, kur në mënyrë të përmbledhur, prokurori Klodian Braho që përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, paraqiti shkaqet e ankimit dhe kërkimet.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi se institucionet e drejtësisë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre për hetimin dhe procedimin disiplinor të magjistratëve, për gjashtë vjet radhazi nuk kishin ushtruar kompetencat e tyre për t’i hequr Andreas statusin e magjistratit dhe vendimarrja për ta shkarkuar u konsiderua si një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht statusin e saj të magjistratit.

Por, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e cilësoi të gabuar arsyetimin e Komisionit. Ai vlerësoi se ushtrimi nga ana e Komisionit i kompetencës kushtetuese së kryerjes së procesit të rivlerësimit duke sjellë shkarkimin e magjistratit të dënuar, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë ardhjen e pasojës, për shkak të mosveprimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD-së dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ-së, të cilët Kushtetuta i detyron të veprojnë në rastin konkret.

Edhe prokurori Braho deklaroi të hënën se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit. Ai konstatoi se KPK ka pasur mundësinë që të verifikonte dhe të hetonte shkaqet që kanë sjellë mosveprimin e ILD-së dhe KLGj-së për të ushtruar kompetencën e tyre kushtetuese të kryerjes së hetimit dhe procedimit disiplinor me qëllim shkarkimin e Andreas. Ai kërkoi që kontrolli i vendimarrjes së KPK nga Kolegji të ushtrohet për të hetuar se cilat kanë qenë shkaqet që kanë sjellë si pasojë mosveprimin e këtyre institucioneve.

Sipas Brahos, procedura e vetingut të Andreas duhet të deklaruar e përfunduar pa një vendim përfundimtar, si në rastin kur institucionet e juridiksionit të zakonshëm disiplinor, ILD dhe KLGJ e kanë përmbushur detyrimin kushtetues duke dhënë ndaj subjektit masën disiplinore të shkarkimit, ashtu dhe nëse këto institucione vijojnë të jenë në kushtet e mosveprimit.

Trupi gjykues i Kolegjit, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe t’i kërkojë informacion KLGJ-së për statusin e ish-gjyqtares Majlinda Andrea.

Seanca e radhës u shty për më datë 21 korrik, në orën 09:30. Kolegji kërkoi që palët të jenë të përgatitura edhe për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

 

Etiketa: Gjykata e LarteGjyqtareKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitMajlinda Andrea
I mëparshmi

Pse ka frikë Evropa të mbrojë veten?

Tjetri

Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane

Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.