AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji kërkon sërish kontratat e Genci Manes me OSHEE dhe UKT

Përgjigjet e dërguara nga FSHU dhe UKT Fier lidhur me kontratat e lidhura nga prokurori Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë u gjetën të paplota nga përfaqësuesi i SPAK dhe Kolegji.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:33 | 14/07/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Genci Mane pas një seance në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 14 korrik të ripërsërisë kërkesat drejtuar zyrave të Furnizuesit të Shërbimit Universal të Energjisë, FSHU dhe Ujësjellës-Kanalizimeve në Fier, për vendosjen në dispozicion të kontratave të lidhura në emër të prokurorit të Fierit, Genci Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, akte që kërkohen në funksion të hetimit administrativ të pasurisë së subjektit, pasi nuk janë kërkuar shpjegime nga ana e Komisionit lidhur me këto rrethana.

Genci Mane u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plotësisht me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel të besueshëm në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues për profesionalizmin.

Vendimarrja e KPK-së u ankimua prej Komisionerit Publik, që kërkoi shkarkimin e këtij magjistrati për probleme në kriterin pasuror dhe në vlerësimin e përgjithshëm të gjetjeve për profesionalizmin. Në ankim pretendohet se prindërit e subjektit nuk kanë pasur mundësi t’Ii japin 1.7 milionë lekë, vlerë e deklaruar nga Mane se ka shërbyer për pagesën e një kësti të një apartamenti në Fier. Po ashtu, u ngritën pretendime për përfitimin e një kredie të butë; për mosdeklarimin e përdorimit të automjeteve të personave që rezultojnë me të dhëna problematike, si dhe u kërkua që mangësitë profesionale të konstatuara gjatë hetimit administrativ të përfshihen në vlerësimin tërësor.

Pas çeljes së hetimit gjyqësor në seancën e 26 qershorit, Kolegji vendosi që të kërkojë si prova kopje të kontratave të lidhura në emër të prokurorit Mane nga OSHE dhe UKT Fier, si dhe gjithë akteve të tjera bashkëngjitur tyre, me qëllim verifikimin e situatës faktike të disponimit të apartamentit që ai zotëron në Fier. Po ashtu, u kërkuan dhe kopje të kontratave të UKT Tiranë.

Gjatë seancës të hënën, prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, vërejti se përgjigjet e zyrës së Furnizuesit të Shërbimit Universal, FSHU dhe të Ujësjellës-Kanalizimeve Fier nuk janë të qarta. Ai theksoi se pyetjet kanë qenë të qarta, duke i’u kërkuar kopje të kontratave të nënshkruara nga subjekti. Xholi kërkoi që të ripërsëriten kërkesat.

Prokurori Genci Mane u shpreh se përgjigjet ishin shteruese. Sipas tij, në atë periudhë shumë faturistë kanë krijuar fatura fiktive për të shkarkuar borxhet dhe se një që e tillë është bërë dhe në emrin e tij.  Subjekti këmbënguli se nuk ka një kontratë mes tij dhe OSHEE, por se është një shënim i mbetur në sistem prej 15 vitesh, që nuk ka sjellë asnjë pasojë. “Unë nuk mund të penalizohem për paligjshmëritë e kësaj shoqërie”, tha Mane ndër të tjera dhe rikonfirmoi qëndrimin e tij si ishte dakord me përgjigjen e kthyer.

Kolegji vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Xholi për ripërsëritjen e kërkesës për vendosjen në dispozicion të kopjeve të gjithë kontratave të nënshkruara mes prokurorit Mane për furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

 

Etiketa: Adnand XholiGenci ManeKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Fier
I mëparshmi

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Tjetri

Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës

Tjetri
Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës

Ish-kryeministri i Kosovës midis 10 të dënuarve për falsifikim të listave të veteranëve të luftës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.