AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vetingu ndaj ish-gjyqtares së dënuar Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

Prokurori Klodian Braho që përfaqëson drejtuesin e SPAK në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, të dënuar për korrupsion, vërejti se KLGJ gjendej ende në kushtet e mosveprimit lidhur me procedurën që duhej të ishte nisur për shkarkimin e ish-magjistrates dhe kërkoi që procedura e rivlerësimit të saj të mbyllet pa vendim përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Çështja e vetingut për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea ekspozoi mosveprimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ lidhur me statusin e saj pas dënimit me formë të prerë për korrupsion. Në seancën e të hënës më 14 korrik, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, deklaroi se ishte njohur me përgjigjen e KLGJ-së lidhur me statusin e Andreas, duke theksuar se institucioni i qeverisjes së gjyqësorit ishte ende në kushtet e mosveprimit pasi nuk e kishte përmbushur detyrimin për shkarkimin e saj.

Megjithatë, Braho tha se u qëndronin gjithë shkaqeve të ankimit, ndaj vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që konstatoi se Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD dhe KLGJ për gjashtë vjet radhazi nuk kishin ushtruar kompetencat e tyre për t’i hequr Andreas statusin e magjistratit. Për këtë arsye Komisioni vendosi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimit, duke vlerësuar se ishte një mënyrë për të zgjidhur përfundimisht statusin e saj të magjistratit.

Por, Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e cilësoi të gabuar arsyetimin e Komisionit. Ai çmoi se ushtrimi nga ana e Komisionit i kompetencës kushtetuese të kryerjes së procesit të vetingut duke sjellë shkarkimin e magjistratit të dënuar, nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë ardhjen e pasojës, për arsye të mosveprimit të ILD-së dhe KLGJ-së, të cilët Kushtetuta i detyron të veprojnë në rastin konkret.

Prokurori Braho kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare të hënën që procedura e vetingut të Andreas të deklarohet e përfunduar pa një vendim përfundimtar, megjithëse ILD dhe KLGJ nuk e kanë përmbushur detyrimin kushtetues për të dhënë masën disiplinore të shkarkimit ndaj saj.

Ish-gjyqtarja Andrea nuk ishte e pranishme as në seancën e të hënës, megjithëse nga sa u deklarua prej Kolegjit, ajo kishte konfirmuar se kishte marrë dijeni për datën dhe orën që do të zhvillohej.

Pasi Kolegji vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor, u tërhoq për të marrë vendim që do të shpallet më datë 23 qershor, në orën 15:00.

Etiketa: Florian BallhysaILDKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlodian BrahoMajlinda Andrea
Tjetri
KED nuk jep opinion për kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares së dorëhequr të Kushtetueses, Elsa Tosku

Kushtet ligjore: KED administron dosjen e vetingut të bashkëshortes së Denar Bibës

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.