AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e deklaroi fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro dhe vartësin e tij, Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me paligjshmëritë e kryera në procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkise se Himares, Jorgo Goro. Foto: Facebook.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga përfiton uljen e 1/3-ës së masës, reduktohet në 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periUdhë 5-vjeçare.

Ky është dënimi i dytë ndaj Goros për abuzimet me pronat në bregdet. Në këtë hetim ai akuzohet se ka kryer veprime të kundraligjshme në cilësinë e kreut të Bashkisë së Himarës lidhur me procedurat e plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.

Gjykata ka gjetur fajtor edhe ish-drejtorin e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha, i akuzuar për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim. Për Strakoshën u caktua dënimi me 1 vit e 6 muaj burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet 1 vit. Për Strakoshën u vendos pezullimi ui ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vendosja në shërbim prove për 2 vjet. Edhe këtij të pandehuri iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Prokurori Elvin Gokaj kërkoi gjatë konkluzioneve përfundimtare që veç deklarimit fajtor dhe dënimit të pandehurve, të vendosej  edhe kthimi i praktikave të sekuestruara institucioneve përkatëse, ku në raste të tilla enteve publike u lind e drejta të fshijnë regjistrimin e AMTP-së të konstatuar me probleme dhe regjistrimin e saj në pronësisë shtetërore.

Lidhur me këtë kërkim, gjykata ka vendosur që praktikat e sekuestruara enteve përkatëse, të mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë ndaj të pandehurit Jerasimo Bashi.

Goro gjendet në burg prej marsit të vitit të kaluar, kur u arrestua si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, përmes miratimit të kalimit të një toke shtet në pronësi fundore të Artan Gaçit, bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, i shpallur investitor strategjik nga qeveria “Rama”. Për këtë çështje, Goro u deklarua fajtor dhe u dënua më 13 mars me 2 vjet e 20 ditë burg.

 

Etiketa: Artan GaçiGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëInvestitor strategjikOlta XhaçkaShpërdorim detyreVasillaq Strakosha
Tjetri
Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP

Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.