AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP

Një projektvendim lidhur me mentorimin e kandidatëve për prokurorë në Shkollën e Magjistraturës shkaktoi debate të ashpra mes anëtarit Sokol Stojani dhe relatores Ledina Riza, e cila u akuzua për arrogancë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:01 | 30/07/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së 30 korrikut 2025. Foto: Edmond Hoxhaj.

Diskutimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i një projektvendimi për praktikën profesionale të kandidatëve për prokurorë në vitin akademik 2025-2026 të Shkollës së Magjistraturës, u kthye në një debat mëngjesin e së mërkurës mes dy anëtarëve të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, prokurorëve Ledina Riza dhe Sokol Stojani. Megjithëse kjo pikë ishte parashikuar e fundit në rendin e ditës, anëtari Vatë Staka parashtroi që në fillim të seancës shqetësim se, për mentorimin e magjistratëve, ishin propozuar prokurorë të rinj, ndërkohë që ishin përjashtuar prokurorë të tjerë me 20 vjet punë.

Legjislacioni parashikon që kandidatët për prokurorë, gjatë vitit të praktikës ndihmohen nga një prokuror mentor, i cili në fund jep dhe vlerësimin përkatës. Relatorja e kësaj çështje, Ledina Riza tha se komisioni i kishte sqaruar të gjithë anëtarët përse kishte vlerësuar kështu.

Pas Stakës, edhe anëtari i komisionit, Sokol Stojani e konsideroi relacionin për mentorët e propozuar si të deformuar. “Dje lexova relacionin e relatorit dhe shoh arrogance,” tha Stojani.

Ai nënvizoi se relatorja Riza ka shmangur prokurorët me eksperiencë, për të cilët tha se kanë qenë si “profesorë” të tij kur kishte ushtruar detyrën në Prokurorinë e Tiranës. Stojani shtoi se relacioni që i është prezantuar Këshillit është diçka që nuk ka kaluar në Komisionin e Zhvillimit të Karrierës dhe e cilësoi shumë të rëndë këtë situatë.

“Kjo arrogancë është skandal. Ai relacion duhet injoruar. …Ky është skandal,” deklaroi Stojani dhe shtoi se do të thërriste Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të kryente verifikime.

Riza tha në seancë se ua kishte bërë të njohur relacionin gjithë anëtarëve të Këshillit dhe se kishte ardhur momenti për të ndjekur një skemë të re në përzgjedhjen e prokurorëve që do të kryejnë mentorimin e kandidatëve për prokurorë gjatë kryerjes së praktikës profesionale.

Relatorja Riza theksoi se Këshilli duhet të jetë i kujdesshëm dhe të respektojë ligjin në përcaktimin e mentorëve. Ajo shtoi se “kolegu Stojani flet me emra, por përzgjedhja është procedure”. Riza vërejti se kishte qenë e hapur dhe prandaj e kishte diskutuar me të gjithë, ndaj “nuk mund të lejonte të përgojohet si relatore”.

Por, Stojani konstatoi se deformimi kishte ndodhur pasi në realcion kishte shtesa që ishin kryer pas takimeve informale të kryera prej Rizës me anëtarët e Këshillit, pas vendimarrjes së Komisionit. Ai u shpreh se relacioni duhej të kishte mendimin e shumicës dhe të pakicës, ashtu si ishte diskutuar në komision.

“Arroganca juaj me një relacion që nuk është i komisionit është e rëndë. Jam ndjerë i fyer si anëtar i komisionit. Unë kam thënë t’i shtrohet analizës,” tha Stojani.

Ai theksoi se është në interes të studentit që të trajnohet nga prokurorët më të mirë. Në vijim, Stojani e pyeti Rizën se si ajo, duke qenë e patrajnuar shkonte dhe trajnonte prokurorët që do kryenin mentorimin. Ai vërejti se Riza gjendet në listën e ekspertëve të Shkollës së Magjistraturës që trajnojnë prokurorët, por relatorja e cilësoi të gënjeshtërt këtë konstatim.

Stojani këmbënguli që emri i saj gjendej në kalendarin e ekspertëve të Shkollës së Magjistraturës, ndërkohë që nuk lejonte ata prokurorë me 40 vjet punë eksperiencë që të kryenin mentorim.

“Është e papranueshme që një prokuror i patrajnuar të bëjë trajnimin e mentorëve,” deklaroi ai.

E pyetur nga BIRN*, relatorja Ledina Riza tha përmes një bisede telefonike se nuk ka qenë asnjëherë në listën e mentorëve dhe se nuk e ka parë ndonjëherë këtë listë. Riza shpjegoi se ishte ngarkuar si anëtare e Këshillit për të punuar rregulloren e mentorimit. Sipas saj, nuk ka qenë ndonjëherë trajnuese për mentorimin, por se vetëm njëherë kishte qenë si eksperte për integritetin. “Edhe pse kam ekspertizë të mjaftueshme për mentorimin,” tha ajo.

Riza tha gjithashtu se nuk bëhej fjalë për emra konkretë, por për trajtimin e barabartë të prokurorëve.

“Në propozimin tim janë vetëm ata që kanë trajnim, pasi të parin kam ligjin dhe parimin. Unë kam zbatuar kriterin ligjor, kam zgjedhur të punoj me dinjitet”, tha Riza duke shpjeguar se legjislacioni përcakton që prokurorët mentorë të jenë trajnuar për të udhëhequr praktikën e kandidatëve për prokurorë.

Ajo tha se kishte propozuar përzgjedhjen me short, ndërsa lista ishte hartuar nga këshilltari përkatës sipas trajnimeve për mentorim të kryera nga secili prokuror.

Diskutimi për pikën e rendit të ditës lidhur me trajtimin e procesit të përzgjedhjes së mentorëve të kandidatëve për prokurorë, së bashku dhe me dy çështje të tjera, u shtynë të trajtohen në mbledhjen që do të zhvillohet të enjten, në orën 10:00.

*Shkrimi u përditësua për të përfshirë qëndrimin e anëtares së KLP, Ledina Riza. 

 

Etiketa: Keshilli i Larte i ProkuroriseLedina RizaShkolla e MagjistraturesSokol StojaniVate Staka
I mëparshmi

Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet

Tjetri

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Tjetri
Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.