AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Fotogaleri

Në foto: Rikthimi triumfues i Dua Lipës në Kosovë

Festivali “Sunny Hill” pushtoi Kosovën me organizatoren e tij, yllin e muzikës pop me origjinë shqiptare nga Kosova, Dua Lipa, e cila u rikthye si artistja kryesore pas një mungese njëvjeçare – dhe gjithashtu mori shtetësinë kosovare.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
15:15 | 04/08/2025
në Faqja e pare, Fotogaleri
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dua Lipa duke performuar në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja.

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa, u kthye si protagoniste në ditën e parë të Festivalit Sunny Hill, i organizuar nga familja e saj në qytetin e saj të lindjes, Prishtinë, në kuadër të turneut të saj botëror “Radical Optimism”.

Gjatë pauzave midis performancave, Lipa iu drejtua publikut në gjuhën amtare, duke i falënderuar për mbështetjen që nga viti 2016, “në koncertin tim të parë” në Prishtinë.

“Që atëherë kemi pasur gjashtë edicione të festivalit,” kujtoi ajo të premten mbrëma, duke përfshirë edhe atë koncert të vetëm në fillimet e karrierës së saj si ngjarjen që nisi festivalin që tani është ndërkombëtar. “Kosova ka lezet dhe kështu i tregojmë botës,” tha ajo e emocionuar në shqip.

Ylli ndërkombëtar i muzikës pop, Dua Lipa gjatë performancës në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja.

Një ditë më herët, Lipa bëri bujë ndërkombëtare pasi mori pasaportën e Kosovës me dekret presidencial.

Për të dytin vit radhazi, festivali u mbajt në fshatin Bernicë, në periferi të Prishtinës.

Në vitin 2024, babai i Duas dhe themeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa, i tha BIRN-it se trualli prej 17 hektarësh i dhënë nga komuna e Prishtinës për 99 vjet do të ndihmojë në rritjen e festivalit. Dua Lipa nuk performoi në vitin 2024, por ishte e pranishme.

Edicionet e mëparshme të festivalit janë mbajtur në parkun e mbrojtur të Gërmisë, gjë që kishte ngjallur kritika për dëmtim të mundshëm të natyrës.

Dua Lipa në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja.

Në vitin 2022, kishte pengesa burokratike në lidhje me vendndodhjen e festivalit dhe organizimin paralel të tij edhe në Shqipëri. Por Lipa tha se tani ekziston një marrëveshje me autoritetet lokale dhe qendrore për çështjet logjistike dhe infrastrukturore. Autobusët e qytetit ofrojnë transport falas për ndjekësit e festivalit.

Ashtu si në vendet e tjera gjatë turneut, Lipa bashkëbisedoi me pjesëmarrës nga Kosova, Turqia, Belgjika, Italia dhe Polonia, dhe këndoi një këngë shqip të viteve 1980 me babanë e saj, i cili më parë ka qenë vokalist në një grup muzikor.

Pjesmarrësit në ditën e dytë të festivalit “Sunny Hill”. Foto: Ilirjana Hoti.

“Ta ndaj këtë mbrëmje me ju të gjithë në qytetin që më formësoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë ta përshkruaj me fjalë çfarë do të thotë. Të performoja për ju dhe të ndaja skenën me babain tim, Dukagjin Lipën, ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë,” shkroi ajo më pas në Instagram.

Në natën e dytë të festivalit, Shawn Mendes ishte kryeartisti dhe njëkohësisht hapi turneun e tij botëror. Ishte hera e parë që një këngëtar ndërkombëtar e hapte turneun e tij në Prishtinë, një qytet që më parë kishte pak mundësi për të parë artistë të tillë në skenë, përpara se të fillonte festivali Sunny Hill.

“Prishtinë, faleminderit! Keni një shpirt të mrekullueshëm,” u tha Mendes të pranishmëve në festival.

Mes rritjes së turistëve, me rreth 30,000 bileta të shitura dhe raportimeve se akomodimi në qytet ishte i rezervuar plotësisht gjatë fundjavës, infrastruktura e transportit të qytetit u vu në provë, me të gjitha rrugët kryesore që të çonin në vendin e festivalit të bllokuara.

Dita e fundit e festivalit iu kushtuar DJ-ve dhe u mbyll nga DJ koreano-jugore me bazë në Berlin, Peggy Gou.

Këngëtari Shawn Mendes e nisi turin e tij botëror nga Prishtina. Foto: BIRN.
Etiketa: Dua LipaKosovëPrishtineSunny Hill
I mëparshmi

Qeveria protestoi ndaj OSBE/ODIHR për ‘raportin negativ’ të zgjedhjeve të 11 majit

Tjetri

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

Tjetri
‘Arbitrar’: Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.