AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqërimi i përsëritur i banorëve që kundërshtojnë HEC-in në Kurdari zhvendosi përplasjen në komisariatin e Matit

Banorët e fshatit Kurdari në Mat ndaluan sërish mjetet e kompanisë që kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma”, por ndërsa nuk pati përplasje në kantier, shoqërimi i dy banorëve – përfshirë administratorin e njësisë administrative Suç – nga policia zhvendosi përplasjet në komisariatin e Matit. Policia i liroi të shoqëruarit pas disa orësh.

Sami CurringaSami Curri
11 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Grumbulli i banorëve të fshatit Kurdari para policisë në Mat. Foto:Sami Curri

Shoqërimi i dy banorëve të fshatit Kurdari nga Policia e Matit të hënën riktheu përplasjet mes banorëve dhe kompanisë që po kërkon të ndërtojë hidrocentralin “Doma” në lumin Lusë. Banorët akuzohen nga kompania “Global Enterprise Group” se kanë penguar nisjen e punimeve për gjurmën e projektit. Banorët deklarojnë se i kanë kundërshtuar paqësisht punëtorët e kompanisë.

“Është nisur të shkojë e të punojë. Ne si banorë të acaruar e kemi kthyer mbrapsht. Me dorë nuk e kemi prekur dhe as nuk e kemi ofenduar. Doma edhe para katër ditësh na ka paditur dhe ishim në polici katër persona. Dhe ky prapë sot vjen e bën padi për çunat që kemi brenda,” tha Agron Saliaj, banor i fshatit.

Pas shoqërimit të dy personave, dhjetëra banorë e të afërm u mblodhën para Komisariatit të Policisë Mat për të kërkuar lirimin e tyre. Situata u tensionua në momentin kur nga godina e policisë doli administratori dhe njëherësh investitori i kompanisë, Ashim Doma. Protestuesit tentuan të bllokonin makinën me të cilën ai po largohej, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.
“Ne në polici jemi bërë si të shtëpisë. Nuk pyet kush për fukaranë dhe hallexhiun. Mjafton të jesh biznesmen dhe të punosh në mënyrë abuzive, këtu të respektojnë dhe të duan,” shtoi Abdullaj Abdulla.

Përplasjet nuk u ndalën me kaq. Banorët u konfliktuan edhe me inxhinierin e kompanisë, i cili u mbyll brenda automjetit të tij, ndërsa policia ndërhyri për të parandaluar një përplasje fizike. Dy banorët e shoqëruar u lanë të lirë pas rreth pesë orësh qëndrimi në komisariat. Ky incident vjen vetëm pak ditë pasi katër banorë të tjerë u shoqëruan pas një debati me përfaqësues të kompanisë.

Banorët pretendojnë se punimet për HEC-in janë nisur pa miratimin e komunitetit dhe pa asnjë dëgjesë publike ku ata të jenë përfaqësuar, duke shtuar se vetëm 19 nga rreth 700 familje të zonës kanë shprehur mbështetje për projektin.
Kryeplaku i fshatit Kujtim, Nazmi Haxha, tregon se: “Para se të marrin ujin dhe jetën e Kurdarisë, duhet t’i gjejnë popullit një vend ku të jetojë. Pastaj të bëjnë hidrocentrale. Përndryshe, Balluku që ia ka firmosur lejen t’i prijë para firmës. Se nuk ka firmë që i del popullit para. Të ngrejë mjetet, se do të marrë veten në qafë edhe ne.”

Kjo nuk është përplasja e parë mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese. Prej javësh, banorët nuk kanë lejuar rifillimin e punimeve për ndërtimin e HEC-it, ndërsa edhe më herët disa prej tyre janë proceduar penalisht pasi kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe largimin e makinerive nga zona.

Një nga personat e ndaluar nga policia të hënën ishte edhe administratori i njësisë administrative Suç, Erind Saliaj, i cili e cilësoi projektin si shumë të dëmshëm për zonën. “Ajo që po bëhet në Kurdari do të jetë një masakër mjedisore nëse realizohet,” tha Saliaj.

Sipas banorëve, ndërtimi i hidrocentralit “Doma” do të ketë pasoja të rënda për jetesën e tyre. Ata thonë se devijimi i rrjedhës së lumit të Lusës do të shkatërrojë burimet ujore që përdoren për vaditje, duke rrezikuar tokat bujqësore, pemtarinë dhe blegtorinë – burimet kryesore të të ardhurave për familjet e Kurdarisë.

Në qëndrimet e dhëna më herët për BIRN, përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se gjurma e projektit ndodhet rreth 300 metra poshtë zonës së banuar dhe “nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve”. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në rast pengesash, do të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për të vijuar punimet.

Ndërtimi i HEC-it “Doma” është pjesë e një projekti më të gjerë që parashikon ngritjen e dy hidrocentraleve të tjera në lumin Lusë, një plan që banorët thonë se do të dëmtojë ekosistemin dhe jetesën në zonë.

Etiketa: Ballukubanorëtdëgjesë publikeenergjiGlobal Enterprise GroupHidrocentralhidrocentrali DomainfrastrukturëinvestitorkonfliktiKurdarilumi LusaMatMjedisiPerplasjePoliciaProtesta
Tjetri
“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

“Ndërhyrje joproporcionale”: Gjykata urdhëron kthimin e pajisjeve të gazetarëve

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.