AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Ortodoksë dhe myslimanë bëhen bashkë për mbrojtjen e kishave në Dibër

Në fshatrat e Maqellarës në Dibër, kishat e periudhës bizantine kanë mbijetuar falë përkujdesjes së besimtarëve ortodoksë dhe myslimanë, duke trashëguar si vlerë bashkëjetesën fetare.

Sami CurringaSami Curri
10:30 | 21/08/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kisha e fshatit Herbel të Dibrës po restaurohet përmes një projekti të Institutit të Trashëgimisë Kulturore. Foto: Sami Curri.

Mes një kodre të butë dhe të rrethuar nga pemët në fshatin Herbel të Dibrës shfaqet mes gjelbërimit një ndërtesë e vogël prej guri, e mbuluar dikur me tjegulla.

Banorët e njohin si Kisha e Shpërfytyrimit, një monument kulture i kategorisë së parë në Shqipëri, i cili ruhet prej shekujsh jo vetëm si objekt kulti, por edhe si dëshmi e bashkëjetesës fetare mes banorëve të zonës.

Herbeli dhe Kërçishti i Epërm janë dy fshatra të Dibrës që ende ruajnë kishat e periudhës bizantine, ndonëse në fshat kanë mbetur vetëm dy familjet e fundit ortodokse nga shtatëdhjetë që numëroheshin më parë.

Njëri prej tyre, Andon Postoli tregon për BIRN se ata nuk e kanë lënë asnjëherë kishën “të vetmuar”, pavarësisht ndalimit të rreptë të fesë gjatë regjimit komunist, falë edhe mbështetjes nga bashkëfshatarët e besimit islam.

“Unë i kam pagëzuar fëmijët e mi fshehurazi, në shtëpi. Frika ishte e madhe, por ne nuk mund të hiqnim dorë nga tradita. E mbaj mend mirë kur i mbyllja dyert, që të mos na shihte kush,” kujton Postoli.

“Kishën e ruanim fshehurazi, edhe pse ajo ishte shumë e dëmtuar. Në vend që të kujdesej, personi i caktuar nga partia as nuk afrohej, ndërsa një zonjë e fshatit bënte punën e tij pa u dukur,” shtoi ai.

Bashkëshortja e tij, Jonka Postoli vazhdon që të kujdeset për kishën e fshatit. Gjatë regjimit komunist, ajo shkonte fshehurazi në kishë për të ndezur qirinj.

“Në festën e 18 gushtit nuk mblidhemi vetëm ne ortodoksët, por edhe myslimanët e fshatit. Kjo është festa jonë e përbashkët,” thotë Jonka me krenari.

Për vite me radhë, Andon dhe Jonka Postoli kanë dërguar shkresa në institucionet shqiptare, duke kërkuar ndërhyrje për restaurimin e kishës së dëmtuar. Të vetëm në një banesë në krye të fshatit, ata tregojnë se kishin gjetur donatorë të gatshëm për të ndihmuar në riparimin e kishës, por ndërhyrja nuk lejohej për shkak se objekti ishte shpallur monument kulture.

Pavarësisht vonesave dhe burokracive, Jonka thotë se lutjet e tyre u dëgjuan dhe se restaurimi i Kishës së Shpërfytyrimit është duke u kryer përmes një projekti të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ndërhyrjet përfshijnë konsolidimin e themeleve, restaurimin e fasadave dhe çarjeve, si dhe ruajtjen e elementëve origjinalë të tavanit dhe afreskeve, të cilat, megjithëse të dëmtuara, mbeten dëshmi historike. Investimi prej rreth 30 mijë eurosh synon të shpëtojë një monument që daton që nga shekujt XI–XII.

“Nëse nuk ndërhyhej, një tërmet i vogël do ta shkatërronte krejtësisht,” thotë Gentian Molla, teknik i kompanisë që po kryen punimet restauruese.

Mësuesi i historisë, Gazmir Sejdi e vlerëson Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel si një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë kulturore në verilindje të Shqipërisë. Sipas tij, kjo kishë bashkë me kompleksin e kishave në Kërçisht të Epërm përfaqësojnë vazhdimësinë e besimit të krishterë në rajon nga periudha bizantine deri në shekujt e mëvonshëm.

“Ruajtja e tyre, shpesh nga banorët myslimanë të zonës, është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare dhe e respektit të komunitetit lokal për trashëgiminë historike dhe shpirtërore,” thotë Sejdi.

Sipas Sejdit, kisha ruan afreske të dëmtuara dhe elemente arkitekturore tipike bizantine, me mure guri të lidhura me llaç gëlqeror, të zbukuruara dhe dritare të ngushta që lejojnë hyrjen e dritës natyrale, duke pasqyruar stilin e ndërtimit të periudhës së vonë bizantine dhe ndikimet e rajoneve përreth.

Edhe pse shumë banorë të besimit ortodoks të Herbelit janë larguar prej vitesh, disa prej tyre vazhdojnë të sjellin të afërmit e tyre për t’u prehur në varrezat pranë kishës. Banorët në fshat, tregojnë se kisha vizitohet jo vetëm nga besimtarët ortodoksë, por edhe nga persona të tjerë nga mbarë vendi, kryesisht ata që kërkojnë ndihmë për probleme shëndetësore.

Bashkëjetesa, identitet i fshatit

Andon Postoli është kryefamiljari i njërës prej dy familjeve ortodokse të mbetura në zonë. Foto: Sami Curri.

Agim Miftari, banor i fshatit Kërçisht i Epërm në Dibër e barazon përkujdesjen e banorëve për kishën me identitetin e fshatit. Ai i tha BIRN se banorët e besimit islam janë kujdesur prej vitesh për mirëmbajtjen e kishave.

“Tradita jonë ka qenë që gëzimet dhe fatkeqësitë i ndanim bashkë, myslimanë dhe ortodoksë. Edhe sot vazhdon kështu, edhe pse këtu nuk kanë mbetur më banorë të besimit ortodoks,” thotë ai.

Fshati Kërçisht i Epërm në Maqellarë ruan pesë kishat bizantine, të njohura si Kral Kerçini, Shën Spahia, Shën Dhimitri, Shën Sotir dhe Shën Pobrazhi, e fundit e vendosur në majë të malit. Vetëm dy prej tyre janë të hapura dhe mund të vizitohen.

Në qendër të fshatit ndodhet Kisha e “Shën Sotirit”, një ndërtim i thjeshtë me një dritare të vetme në mes. Muret e saj, të ndërtuara me gurë të lidhur me llaç e gëlqere, mbajnë ende afreske të dëmtuara. Kisha e “Shën Sotirit” besohet të jetë ndërtuar që në shekullin e 13-të dhe është shpallur monument kulture në vitin 1970. Sot në të po kryhen punime restaurimi për ta përforcuar.

Mësuesi i historisë, Gazmir Sejdi tregon se kishat e Kërçishtit të Epërm përbëjnë një trashëgimi të periudhës bizantine dhe pasbizantine, që dokumenton vazhdimësinë e jetës fetare në zonën e Dibrës.

“Referenca gojore dhe disa gërmime të pjesshme – në ato dokumente dhe tekste që kam kërkuar- tregojnë se të paktën dy prej tyre i përkasin periudhës bizantine të vonë, shekulli XII–XIV, ndërsa të tjerat janë ndërtuar gjatë periudhës pasbizantine dhe osmano-krishtere, shekujt XVII–XIX. Këto objekte ruajnë teknika ndërtimore tradicionale me themele të thella dhe absida drejtëkëndëshe, pa elementë monumentalë, të ngjashme me strukturat në Dibrën e Poshtme dhe Mat,” thekson Sejdi.

Zamir Koçi, banor i Kërçishtit të Epërm, tregon gjithashtu se përkushtimi ndaj këtyre kishave ka kaluar edhe përmes punës konkrete të familjeve myslimane. Ai tregon se babai i tij, një usta, ka ndihmuar në riparimin e çatisë së kishës së Shën Dhimitrit, pasi ishte angazhuar nga një ortodoks –dikur banor i fshatit.

“Këto kisha i kanë dhënë rëndësi edhe fshatit. Vijnë njerëz t’i vizitojnë. Ka objekte të tjera historike, por thelbi mbetet tek kishat. Për t’i bërë më funksionale për fshatin do të duheshin investime në struktura pritëse, si dhe një organizim më i mirë i infrastrukturës lokale. Ne akoma ujërat e zeza i kemi nëpër kanale,” thotë ai.

Banorët e Kërçishtit besojnë se përveç vlerave historike dhe fetare, kishat mund të shërbejnë edhe si një burim zhvillimi për fshatin përmes turizmit.

“Këto kisha të vjetra mund të ndihmonin fshatin që të njihej më shumë. Vijnë shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, por për fat të keq nuk kemi struktura pritëse si bujtina apo restorante të vogla që t’i shërbenin vizitorëve,” thotë për BIRN Agim Myftari.

“Nëse do të investohej më shumë në infrastrukturë dhe organizim, këto objekte të kultit do të mund të kontribuonin edhe në ekonominë familjare të fshatit,” shtoi ai, duke vënë në dukje potencialin që trashëgimia kulturore dhe bashkëjetesa fetare ka për zhvillimin e zonës.

Njëra prej 5 kishave në fshatin Kërçisht i Epërm. Foto: Sami Curri.
Etiketa: Agim MiftariAndon PostoliBashkia DibërGazmir SejdiHerbelInstituti Kombetar i Trashegimise KulturoreJonka PostoliKërcisht i EpërmMbrojtja e kishaveMonumente kultureZamir Koçi
I mëparshmi

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

Tjetri

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

Tjetri
Kostot e harresës: Dëmtimi i urës mbi Mat bllokon turistët dhe veriun

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.