AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Denar Biba tërhiqet nga kandidimi për Gjykatën Kushtetuese

KED njoftoi përfundimin e procedurës për verifikimin e kandidatit Denar Biba për vendin vakant të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai u tërhoq nga gara.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:31 | 04/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Denar Biba. Foto: Facebook.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi të enjten më 4 shtator përfundimin e procedurës së verifikimit të kandidatit Denar Biba për vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi. Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, ishte një nga 13 të interesuarit për vendin e Zaçajt.

KED vendosi më parë që për verifikimin e Bibës do të administrohej dhe dosja e vetingut të bashkëshortes së tij, ish-këshilltares së Gjykatës së Lartë, Elona Kana. Kjo e fundit u përball fillimisht me vetingun si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Pas seancës dëgjimore në tetor te vitit 2019, Kana paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës. Bazuar në këto rrethana, Komisioni vendosi të ndërpresë procesin e vetingut të saj, si dhe i ndaloi emërimin në pozicione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Ditën e sotme pritej që KED të kryente verifikimin e Bibës, por pasi anëtarët janë njohur me kërkesën e tij për tërheqje nga kandidimi, u vendos përfundimi i procedurës.

KED njoftoi gjithashtu të enjten se, ka përfunduar fazën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant të Zaçajt, për të cilin Gjykata e Lartë është organ emërtese. Gjatë kësaj faze, KED ka verifikuar përputhshmërinë e kandidatëve me kriteret ligjore dhe kushtetuese, duke vlerësuar dokumentacionin, pasurinë, integritetin e figurës dhe përvojën profesionale.

Kandidatët e kualifikuar për këtë vend vakant në Gjykatën Kushtetuese janë: gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi; ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami dhe ish-anëtari i po këtij këshilli, Alban Toro; ish-Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa dhe dy ish-anëtaret e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bungo dhe Alma Faskaj.

Pas përfundimit të verifikimit, procesi kalon në fazën që përfshin vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe rregulloret e KED.

Në muajin dhjetor, kryetari i Gjykatë së Lartë, Sokol Sadushi bëri shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e Holta Zaçajt. Shpallja për hapjen e procedurës shkaktoi polemika mes Zaçajt dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës. Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosën mbarimin e mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025.

 

Etiketa: Denar BibaGjykata KushtetueseHolta ZaçajKëshilli i Emërimeve në Drejtësi
I mëparshmi

Bllokohet spitali privat në Tiranë, akuzohet për 1 milion euro evazion

Tjetri

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Tjetri
870 milionë euro për të ‘zëvendësuar’ portin që iu fal Alabarit – rrugët e Shqipërisë në harresë

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.