AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, mbrojti draftin kontrovers për Kodin e ri Penal dhe aludoi se kritikët nuk e kishin lexuar mirë atë. Ai këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe se nenet nuk prekin gazetarët. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm pasi të aprovoheshin nga Bashkimi Europian.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:49 | 04/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi gjatë takimit me gazetarët. Foto: LSA.

Në një sallë të mbushur me punonjës të Ministrisë së Drejtësisë dhe gazetarë, ministri Ulsi Manja dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, i morën sërish në mbrojtje nenet e kontestuara të draftit të Kodit Penal, por premtuan konsultim publik për to.

Takimi që u zhvillua të enjten, u njoftua si një takim me gazetarët, por u kufizua në fjalime të gjata të Manjës dhe Rakipit, të cilët premtuan se drafti do të kalonte përmes një konsultimi të gjatë publik dhe se kritikat do të dëgjoheshin.

Megjithatë, kritikat e deritanishme mbi draftin u anashkaluan në takim. Rakipi, i cili u përqendrua më gjatë në këtë pjesë, aludoi disa herë se kritikët nuk e kishin lexuar draftin apo nuk e kishin kuptuar atë. Rakipi ishte në takim në cilësinë e drejtuesit të grupit të ekspertëve që kanë punuar me ndryshimet ligjore.

“Nga niveli i kritikës dhe i sugjerimeve ka qenë e lehtë të kuptohej thellësia e opinionit. Çështja është nëse drafti është studiuar e lexuar, apo thjesht është ditur që ekziston një draft i tillë. Megjithatë, ne nuk i kemi kushtuar rëndësi kësaj,” tha ndër të tjera Rakipi.

Në të njëjtën kohë, ai kundërshtoi kritikat sa i përket neneve për shpifjen, fyerjen apo nenit 536 të draftit mbi “ndikimin në pavarësinë e gjyqësorit”. Sa i përket kësaj të fundit, Rakipi këmbënguli se kjo nuk synonte gazetarët. “Dua të siguroj gjithë publikun dhe gazetarët: nuk ka tendencë të tillë,” tha ai, pavarësisht se neni është mjaft i gjerë dhe, sipas organizatave për lirinë e medias, cenon hapur duke rrezikuar kriminalizimin e raportimeve nga proceset gjyqësore.

Ndërkohë, Rakipi këmbënguli se shpifja duhej të ishte e kriminalizuar dhe e paraqiti këtë si një qëndrim unanim të grupit të ekspertëve. Në një shpjegim të gjatë, ai theksoi se neni—i kritikuar nga organizatat për lirinë e medias si i formuluar gjerësisht dhe që mund të çojë në ndjekje penale arbitrare të gazetarëve—është i nevojshëm. Rakipi tha se gazetarët nuk mund të përjashtoheshin nga ky nen, pasi kjo do të krijonte paragjykimin se ata janë “të licencuar” për të shpifur.

Megjithatë, ai la të kuptohej se, përsa kohë ka një kërkesë të Bashkimit Europian për të ndryshuar këtë pjesë të ligjit, ajo mund të rishikohet. “Nëse përfitimi politik në raport me këtë çështje është i madh, le të vendoset politikisht,” tha ai ndër të tjera, duke shtuar: “Shqipërisë nuk i vjen e keqja—nuk duhet t’i vijë—nga parashikimi apo mosparashikimi i shpifjes në Kodin Penal.” Pas takimit, Rakipi nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve mbi këtë çështje.

Më herët, ministri i Drejtësisë, Manja, vuri në dukje se nenet që parashikojnë shpifjen në Kodin Penal dhe një listë tjetër veprash penale do të ndryshoheshin më shpejt sesa koha për miratimin e Kodit të ri. Manja tha se këto ndryshime janë kërkesë nga BE-ja dhe se do të bëhen deri në fund të tetorit, për shkak të negociatave dhe për të përmbushur direktivat e BE-së në këtë fushë. Ndryshimet do të bëhen në një proces më vete dhe ky bllok ndryshimesh, sipas tij, do t’i bashkëngjitet më pas Kodit të ri.

Manja tha se ndryshimet do të miratoheshin vetëm nëse merrnin aprovimin në Bruksel. “Shqipëria do të ketë një Kod të ri Penal vetëm pasi të marrë vulën në Bruksel,” tha ai ndër të tjera.

Qëndrimet e pandryshuara në lidhje me kritikat ndaj draftit, sidomos sa i përket pjesës së lirisë së medias, sollën menjëherë reagime. Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja e opozitës Ina Zhupa, tha se hartuesit nuk kishin reflektuar dhe se po i kërcënonin gazetarët me burg.

“Riprezantimi i sotëm, i kamufluar si dëgjesë ku s’u dëgjua askush nga shoqëria civile, nuk e kishte ndryshuar aspak qasjen e Kodit Penal ndaj lirisë së medias. Nenet problematike që cenojnë drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, lirinë e ushtrimit të profesionit të gazetarëve dhe fjalën e lirë vazhdojnë të mbrohen me absurditete, si në videon bashkëlidhur,” shkroi Zhupa.

Ndërkohë, gjatë takimit, Rakipi bëri disa krahasime me vende të tjera të BE-së dhe këmbënguli se drafti nuk ishte represiv.

Etiketa: Arben RakipiBashkimi EuropianKodi PenalLiria e MediasLiria e ShprehjesNdryshimet ligjoreUlsi Manja
I mëparshmi

Taksë 250 lekë për tunelin që u kushtoi taksapaguesve 220 milionë euro

Tjetri

Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

Tjetri
Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

protest 2 e1781101587638

Mbi 150 referime, por Prokuroria nuk ka regjistruar asnjë procedim për protestën

17:45 | 29/06/2026
chatgpt image jun 29, 2026, 01 33 01 pm

Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja dhe BE-ja në garë për ndikim në Ballkan

13:33 | 29/06/2026
Rasti i volejbollistes së Dinamos ekspozon ‘paragjykimet dhe diskriminimin’ në sport

KMD dënon veprimet e federatës ndaj volejbollistes së Dinamos

13:06 | 29/06/2026
Vuçiçi i blen kohë vetes nëpërmjet zgjedhjeve

Aleksandër Vuçiç pritet të kandidojë për kryeministër pas premtimit për dorëheqje

12:20 | 29/06/2026
photo 2026 06 27 22 19 07

Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë

08:50 | 29/06/2026
gjurmet e kamioneve

Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec

07:14 | 29/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.