AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mbërrin “reforma” e tretë e ujit

Në më pak se dhjetë vjet, sektori i ujësjellësve dhe kanalizimeve është riorganizuar tre herë, me rezultate që nga pikëpamja financiare kanë ecur keq, ndërsa qeveria mbështetet në koncepte të paqarta për të deklaruar suksese.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:54 | 05/09/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në takimin për reformimin e ujësjellësve. Foto: Facebook.

Në raportin e vitit 2014 mbi gjendjen e sektorit të ujësjellësve dhe kanalizimeve në vend, autoriteti mbikëqyrës, Enti Rregullator i Ujit, shënjoi humbjet në rrjet si shqetësimin kryesor të sektorit. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së ujit maten si diferencë e thjeshtë e ujit të futur në rrjetin e shpërndarjes dhe sasisë së ujit të faturuar për konsumatorët.

“Uji pa të ardhura, është një tregues i cili të paktën në tre vitet e fundit mbetet në nivele aspak të mira dhe përben shqetësimin kryesor në sektor,” shkruhet në raportin e ERRU të atij viti. “Niveli i humbjeve në sektor është 67.4% e ujit të prodhuar. Kjo tregon se pjesa më e madhe e ujit të prodhuar humbet, për rrjedhojë nuk gjeneron të ardhura,” vijon më tej raporti.

Një dekadë më vonë dhe qindramilionë euro të hedhura nga taksapaguesit, në formën e tarifave për furnizim të paguara apo në  formën e subvencionimit të investimeve në këtë sektor përmes taksimit të përgjithshëm, humbjet në rrjetin e shpërndarjes ranë në 61%, një ulje kjo e papërfillshme nëse merret parasysh koha e gjatë e kaluar, (një dekadë), dhe faktin që sistemi është riorganizuar ndërkohë dy herë: herën e parë, në vitin 2015, kur u urdhërua krijimi i ndërmarrjeve në bazë të bashkive të reja të dala nga reforma administrative dhe territoriale, dhe një herë të dytë, më 2021, kur u urdhërua që ujësjellësit të riktheheshin nën pronësinë dhe, efektivisht, nën kontrollin e qeverisë qendrore përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë periudhës së zbatimit të reformës së parë,  pra mes viteve 2014 dhe 2021, humbjet në rrjet ranë nga 67 në 65%. ndërsa gjatë periudhës së reformës së dytë ranë nga 65 në 61%.

Gjithsesi, treguesi i humbjeve në rrjet apo ujit të derdhur pa të ardhura, është i tillë për të cilin vetë Enti Rregullator thotë se duhet marrë me rezerva, pasi të gjitha të dhënat raportohen nga vetë ujësjellësit, besueshmëria e raportimeve të të cilëve lë shumë për të dëshiruar. Rrjedhimisht, supozimi është që me gjasa humbjet reale janë edhe më të mëdha nga ato të deklaruara.

Uji pa të ardhura është një problem i shumëfishtë, si nga pikëpamja e cilësisë së ofrimit të shërbimit ashtu edhe nga pikëpamja e kostove financiare. Në ujësjellësit në të cilët uji shpërndahet falë dhuratës së forcës së gravitetit, siç është rasti i ujësjellësit të Tiranës, humbjet në rrjet nuk mundësojnë furnizimin me presion të konsumatorit dhe shtyjnë qytetarët që të investojnë vetë për të mbajtur rezervuarë dhe pompa, të cilat natyrisht që u kushtojnë qytetarëve para, por jo drejtpërsëdrejti ujësjellësit. Në Tiranë, humbjet ishin vitin e kaluar në masën 62%, pra, në çdo 100 litra ujë të hedhura në rrjet, 62 humbasin dhe 38 përdoren dhe paguhen nga konsumatori.

Në rastet e ujësjellësve të cilët kërkojnë ngritje mekanike të ujit, kostoja e humbjeve është e jashtëzakonshme. Ujësjellësi i Durrësit, psh, i cili e merr ujin me pompa në zonën e Fushë-Kuqes, detyrohet të pompojë, dhe rrjedhimisht të shpenzojë energji, jo vetëm për të furnizuar me ujë konsumatorët, por edhe për të furnizuar sasinë e stërmadhe të ujit të humbur në rrjedhje. Durrësi në vitin 2024 i kishte humbjet në masën 67.3%. Kjo do të thotë që për çdo 100 litra të nxjerrë nga thellësitë e tokës dhe të përpunuar për t’u purifikuar, 67 litra humbasin dhe 33 litra u shiten konsumatorëve.

Humbjet në rrjet nënkuptojnë gjithashtu që në të gjithë  ujësjellësit e vendit me përjashtime të pakta, uji i furnizuar ka rrezikun të jetë i pasigurt për konsum njerëzor.

Përkundrejt këtij realiteti, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka qenë në pozicionin e pronarit maxhoritar të shumicës dërrmuesve të ujësjellësve gjatë viteve të fundit pas “reformës së dytë”, deklaroi se vendi ka sot “56 zona urbane” me ujë 24 orë dhe “98 zona rurale” gjithashtu, por nuk dha ndonjë përkufizim se çfarë është një zonë urbane dhe çfarë një zonë rurale dhe as nuk shpjegoi se sa është numri i popullsisë së shërbyer.

Ndërsa kryeministri Edi Rama foli për punësime politike në sektorin e ujësjellësve, por pa marrë ndonjë përgjegjësi.

Ulja e humbjeve në rrjet ngjan teknkisht një çështje e thjeshtë. Tubat e çarë duhet të riparohen dhe, ndërsa me të vërtetë riparimet kushtojnë, kostoja e riparimeve kompensohet nga ulja e humbjeve. Ndërsa stafet e ujësjellësve normalisht janë më thjesht të menaxhueshëm, pasi shkurtimi i tyre nuk kërkon shpenzime kapitale.

Raporti i ERRU i vitit 2014 thotë: “Ulja e nivelit të humbjeve, rritja e nivelit të matjes, reduktimi i stafit të tepërt dhe rritja e efiçencës në punë, janë objektiva emergjente të shoqërive që çojnë në ulje të shpenzimeve jo efektive dhe rritje të të ardhurave.”

Një dekadë më vonë, duket se asgjë s’ka ndryshuar.

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaEnti Rregullator i UjitHumbjet ne rrjetRaportet financiareReformaUjesjellesi i DurresitUjesjellesi i TiranesUji i pijshem
I mëparshmi

Kodi Penal, Rakipi merr në mbrojtje nenet që rrezikojnë lirinë e shprehjes

Tjetri

Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

Tjetri
Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

Hapat e ardhshëm për protestuesit e Serbisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.