AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Sulmi i Izraelit në Doha ka shkatërruar besueshmërinë amerikane

Pas dekadash të tëra pandëshkueshmërie për shkeljet e ligjit dhe normave ndërkombëtare, Izraeli nuk heziton më të bëjë çfarë të dojë. Përveç viktimave individuale të sulmit ndaj negociatorëve të Hamasit në Katar, viktima kryesore e përshkallëzimit të situatës nga Izraeli është besueshmëria e SHBA-së.

Daoud KuttabngaDaoud Kuttab
9 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Donald Trump dhe Binyamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë 2025. Foto: Wikipedia.

Nuk është e qartë nëse, dhe sa shumë, Shtetet e Bashkuara kishin dijeni për sulmin ajror të Izraelit kundër negociatorëve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por tani nuk mund të ketë më dyshime se Izraeli ka marrë liri të plotë që të veprojë si të dojë. Pas dekadash në të cilat ka gëzuar pandëshkueshmëri për shkeljet e tij të ligjit dhe normave ndërkombëtare, tashmë ai as që ngurron të bëjë çfarë të dojë. Përveç viktimave individuale, humbja kryesore e përshkallëzimit të Izraelit është besueshmëria e SHBA-së.

Izraeli – përfituesi i miliarda dollarëve ndihmë vjetore amerikane – e festoi hapur sulmin. Madje, edhe rivali i përbetuar i kryeministrit Binyamin Netanyahu, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid, e uroi publikisht “Forcën Ajrore, IDF, Shin Bet dhe të gjitha forcat e sigurisë për një operacion të jashtëzakonshëm për të zmbrapsur armiqtë tanë”.

Ndërkohë që Izraeli sillet lirshëm nëpër rajon, duke bombarduar vendet e tjera sipas dëshirës, ndikimi i Amerikës është zbehur. Që nga pushtimi i Irakut, besueshmëria e saj nuk ka qenë kurrë kaq e ulët. Elementi më shqetësues i sulmit në Doha ishte objektivi i tij. Qëllimi i Izraelit ishte të vriste negociatorët që po takoheshin për të diskutuar propozimin e vetë Amerikës për armëpushim. Duke vepruar kështu, jo vetëm që sabotuan bisedimet për armëpushim, por edhe njollosën fjalën e Amerikës.

Fatkeqësisht, ka një precedent për sulmin e Izraelit. Në Jerusalem, 77 vjet më parë, një ndërmjetës paqeje i Kombeve të Bashkuara, diplomati suedez Folke Bernadotte, u vra nga ekstremistë hebrenj që vepronin nën autoritetin e Yitzhak Shamir-it, ndër të tjerë. Shamir më vonë do të bëhej kryeministër i Izraelit, duke emëruar Netanyahu-n si zëdhënës të tij. Edhe pse dhuna kundër të dërguarve të paqes nuk është e re, ajo është gjithmonë gërryese.

Ndërkohë, palestinezët kanë parë se si SHBA-ja e ka mbrojtur vazhdimisht Izraelin nga llogaridhënia. Administrata të njëpasnjëshme amerikane, ajo e Joe Biden po aq sa ajo e Donald Trump, e kanë mbuluar Izraelin për bombardimin e spitaleve dhe shënjestrimin e gazetarëve dhe punonjësve të ndihmës në Gazë. Ata kanë kthyer kokën në anën tjetër ndërsa Izraeli ka shkelur armëpushimet dhe ka rrethuar enklavën. Madje, ata kanë ndëshkuar palestinezët duke mbyllur misionin e tyre diplomatik në Uashington dhe duke u mohuar vizat zyrtarëve palestinezë që ishin ftuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Propozimi amerikan për armëpushim, i cili tani është hedhur poshtë, ishte i anshëm në favor të Izraelit. Ai parashikonte lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbetur, në këmbim të garancisë amerikane se do të ushtronte presion mbi Izraelin për t’u tërhequr nga Gaza dhe për ta përfunduar luftën. Qartazi, Izraeli kishte diçka tjetër në mendje. Kur vret negociatorët, ti shkatërron të vetmen rrugë të mundshme për të kthyer njerëzit e tu të gjallë.

Për më tepër, politikat e Izraelit për vrasje të shënjestruara nuk kanë arritur kurrë të ndalin rezistencën. Izraeli ka vrarë një udhëheqës të Hamasit pas tjetrit, vetëm që në vend të tyre të vijnë figura të reja – zakonisht edhe më radikale. Pikërisht kjo ndodhi pas vrasjes së Ismail Haniyeh, kreut të Byrosë Politike të Hamasit, në vitin 2024, në shkelje të sovranitetit të një shteti tjetër anëtar të OKB-së, Iranit.

Besueshmëria e Amerikës në ofrimin e propozimeve për armëpushim qëndronte vetëm mbi bindjen se ajo mund dhe do të zbatonte çdo marrëveshje të arritur. Por mungesa e kontrollit mbi aleatin e saj tashmë është zbuluar. Duke shënjestruar negociatorët e Hamasit që po vlerësonin vlefshmërinë e garancive amerikane, Izraeli i mbylli derën këtij propozimi dhe çdo marrëveshjeje të ardhshme. Kjo, me shumë gjasë, ishte pikërisht ajo që Netanyahu kishte synuar. I kërkuar ndërkombëtarisht për krime lufte dhe i akuzuar në Izrael për korrupsion, ai ka arritur në përfundimin se përfundimi i luftës do të nënkuptonte edhe fundin e karrierës së tij.

Pasi thyhet një herë, besimi është i vështirë të rikthehet. Katari, vendi ku ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon, ka kërcënuar tashmë se do të pezullojë rolin e tij ndërmjetësues. Por nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj rajonalë nuk mund të veprojnë më si ndërmjetës, askush nuk mundet. Nuk ka asnjë fuqi tjetër me ndikimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje që Netanyahu e kundërshton.

Duke pasur parasysh marrëdhënien e tij të tensionuar me të vërtetën, Trump mund të besojë se besueshmëria nuk ka rëndësi. Por në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ajo është gjithçka. Pa të, negociatat do të shemben përpara se të fillojnë. Administrata Trump po e mëson këtë në mënyrën më të vështirë të mundshme, në kohë reale. Ndikimi amerikan po venitet me shpejtësi jo vetëm në Gazë, por edhe globalisht, siç e tregoi dështimi i turpshëm për ta përfunduar luftën në Ukrainë “që ditën e parë.”

Siç e kuptoi ish-presidenti amerikan Ronald Reagan, për të bërë një marrëveshje me një kundërshtar duhet të “kesh besim, por edhe të verifikosh.” Me Trump-in dhe Netanyahu-n, nuk mund të ketë besim. E vetmja rrugë përpara është përmes veprimit konkret: një tërheqje e plotë dhe e verifikuar e trupave izraelite nga Gaza, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë (shumë prej të cilëve mbahen pafundësisht pa akuza). Çdo gjë më pak do të hidhet poshtë si fjalë boshe.

Izraeli dhe mbështetësi i tij amerikan e kanë futur veten në një gropë të thellë. Që të mund të dilet nga ajo gropë, do të duhet më shumë se retorikë. Kjo do të kërkojë veprime të verifikueshme, sepse në këtë konflikt, besimi ndaj Amerikës është zhdukur.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Israel’s Doha Strike Has Destroyed American Credibility

Etiketa: Binyamin NetanyahuDohaDonald TrumpGazëHamasIzraeliKatarPalestina
Tjetri
Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.