AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Vrasje për së dyti”: Arrestohen dy punonjës për aksidentin në Bulqizë

Policia e Dibrës njoftoi të enjten arrestimin e dy punonjësve të stafit teknik dhe procedimin penal në gjendje të lirë të drejtuesit teknik të kompanisë minerare “TRUE – L Shpk”, pas aksidentit të një dite më parë ku humbi jetën minatori 38-vjeçar, Kujtim Dangri.

Sami CurringaSami Curri
11:59 | 25/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se viktima humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeritë e zonës D në Bulqizë. Për këtë ngjarje u arrestuan brigadieri G. K., 47 vjeç, dhe tekniku B. C., 62 vjeç, të dy banues në Bulqizë, ndërsa ndaj drejtuesit teknik R. P., 67 vjeç, banues në Peshkopi, nisi procedimi penal në gjendje të lirë.

Sipas policisë, personat e sipërpërmendur nuk kishin marrë masat e duhura për sigurimin e kushteve teknike të punës, duke u bërë përgjegjës për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë, me pasojë vdekjen. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, që ka hapur procedim penal për këtë rast.

Aksidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 11:30 në galeritë e kompanisë “TRUE – L Shpk”, e regjistruar në vitin 2022 dhe në pronësi të Roland Kacit e Lejdon Gjonit. Minatori Kujtim Dangri u transportua pa shenja jete në spitalin e Bulqizës, ku mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Pas aksidentit tragjik në minierën e Bulqizës, Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, denoncoi gjendjen e rëndë të minatorëve dhe mungesën e sigurisë në punë përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale.

Qori theksoi se “pothuajse çdo muaj kemi nga një vdekje në minierë” dhe se pronarët përfitojnë, ndërsa punëtorët paguajnë me jetën e tyre.

“Vdes një minator dhe askush nuk do t’ia dijë, puna vazhdon sikur s’ka ndodhur asgjë,” deklaroi Qori, duke kujtuar gjithashtu rastet e shumta të minatorëve që nuk e arrijnë dot pensionin për shkak të sëmundjeve të rënda që lidhen me punën në galeri. Ai e konsideroi “Sigurinë në punë” dhe “Statusin e Minatorit” si emergjenca sociale që duhet të miratohen sa më parë.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH), nëpërmjet një deklarate publike akuzoi institucionet shtetërore për mungesë transparence, pasi “u fsheh identiteti i subjektit minerar dhe nuk u dhanë detaje mbi shkaqet dhe përgjegjësitë konkrete”.

“Fshehja e të dhënave thelbësore për kompaninë që operon në Galerinë 43 të Zonës D, ku humbi jetën Kujtim Dangri, e bën viktimën të vritet për së dyti: një herë nga kushtet e rrezikshme të punës dhe një herë tjetër nga heshtja institucionale,” deklaroi Konfederata, ndërsa kërkoi transparencë, hetim të pavarur dhe masa urgjente për sigurinë në punë.

Ky aksident përbën ngjarjen e katërt me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti. Vetëm një muaj më parë, një 66-vjeçar humbi jetën teksa punonte në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Referuar të dhënave zyrtare, pas ndërtimit, sektori i minierave dhe karierave mbetet ndër më të rrezikshmit, duke përbërë rreth 18 % të aksidenteve të raportuara në punë për vitin 2024.

Etiketa: Aksident ne puneArlind QoriKonfederata e Sindikatave të ShqipërisëKujtim DangriMiniera e BulqizësPolicia e Dibres
I mëparshmi

A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

Tjetri

Prokuroria kërkon dënimin e autorit të skemave të mashtrimit kompjuterik

Tjetri
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori

Prokuroria kërkon dënimin e autorit të skemave të mashtrimit kompjuterik

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.