AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese

Këshilli i Ministrave i ka bërë me dije Presidentit të Republikës vakancat në 6 bashki, përfshi Tiranën, duke vënë në lëvizje mekanizmin për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme. Njoftimi vjen pas ankimit të shkarkimit nga Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
13:23 | 30/09/2025
në Lajme, Zgjedhje të pjesshme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.

“Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor,” thuhet në letrën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Kërkesa e qeverisë për datë zgjedhjesh vjen një ditë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi nga qelia në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, ankimi i Veliajt pezullon vendimin e qeverisë për shkarkim deri në një vendim të Gjykatës.

Bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit kanë mbetur pa kryetarë që prej pranverës, për shkak të kandidimit të tyre në listën e deputetëve të Partisë Socialiste. Shpallja e zgjedhjeve në këto bashki zvarritet prej muash, pavarësisht se ligji parashikon si afat maksimal 45 ditë pas njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen më 10 shtator, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Hasalla e la vendin vakant për t’u bërë ministër.

Shkresa e qeverisë ia lë në dorë Presidentit Bajram Begaj vendimmarrjen për shpalljen e zgjedhjeve, qoftë në të gjashta bashkitë, qoftë në disa prej tyre. Megjithatë, ndërsa për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera nuk duket të ketë pengesa, ato për Tiranën – më të rëndësishmet – do të duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni, ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u nis procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak.

Veliaj i ka kundërshtuar akuzat dhe po ashtu ka kundërshtuar vendimin për shkarkim si antikushtetues.

Etiketa: Bajram BegajBashkia BeratBashkia CërrikBashkia MatBashkia TiraneBashkia VlorëEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseKeshilli i Ministrave
I mëparshmi

Qendrat e thirrjeve telefonike në Beograd, pjesë e mashtrimit izraelit me investime

Tjetri

Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë

Tjetri
Nga protestat në gjykatë: Banorët e Kurdarisë kërkojnë anulimin e HEC Doma

Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.