AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA nis shqyrtimin e vetingut të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Zarka u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj para arrestimit për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm; SPAK kërkon hetim të plotë në të tre kriteret e rivlerësimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Aurel Zarka në KPK | Foto; LSA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u njoh të hënën më 6 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar në korrik të vitit 2024 për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e “Toyota Auris”, vepra penale për të cilat u dënua në muajin maj nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me dy vjet e 8 muaj burg. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri, parashtroi një kërkesë për shtyrjen e seancës deri në shpalljen e vendimit për çështjen penale në ngarkim të Zarkës më 10 tetor në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Kjo kërkesë u rrëzua nga Kolegji, që çeli shqyrtimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të paraqisnin parashtrimet.

Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe persona të tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.

Ashtu si Komisioneri, edhe drejtuesi i SPAK, që në seancën e të hënës u përfaqësua nga prokurori Adnan Xholi, vlerëson se është i nevojshëm një hetim i mëtejshëm me qëllim vlerësimin e pranisë së shkeljeve ligjore. Xholi kërkoi çeljen e hetimit në të tri kriteret – atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizimit – duke nënvizuar se SPAK i qëndron të gjitha shkaqeve të parashtruara në ankim.

Lidhur me figurën, Xholi tha se rrethanat e reja konsiderohen një bazë e mjaftueshme për të hetuar në mënyrë të plotë në drejtim të pasjes ose jo të kontakteve të papërshtatshme. Ai i kërkoi Kolegjit që të mundësohet përditësimi i raportit për kontrollin e figurës nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK.

Kolegji duhet të çelë hetimin gjyqësor dhe t’i kërkojë AKSIK të përditësojë raportin për kontrollin e figurës së subjektit të rivlerësimit, në përputhje me detyrimet që ky institucion ka në zbatim të nenit 39 të ligjit nr. 84/2016.

Duke iu qëndruar të gjitha shkaqeve të parashtruara gjerësisht në ankimin e datës 22.10.2024 kundër vendimit nr. 779/2024 të Komisionit, para këtij trupi gjykues parashtrohet si vijon:

“Kolegji duhet të çelë hetimin gjyqësor dhe të kërkojë administrimin e fashikujve të dy procedimeve penale të sipërcituara”, thuhet në ankim.

Komisioneri po ashtu kërkon rihetim edhe sa i përket kriterit të pasurisë. Së pari, në lidhje me një hua prej 40 mijë dollarësh dhe të ardhurat për blerjen e një apartamenti dhe dy garazheve në Tiranë. Së dyti, Komisioneri kërkon rihetim të veprimeve të subjektit sa i përket të ardhurave prej mbi 9 milionë lekësh në një fond investimi. Komisioneri thotë se një nga burimet e këtyre të ardhurave janë transaksionet në dukje fiktive në shit-blerjen e një apartamenti në vitin 2007.

Në ankim thuhet se apartamenti ishte blerë për 3.4 milionë lekë nga një person në vitin 2004 dhe i ishte shitur Zarkës në vitin 2007 për 2 milionë lekë. Ky i fundit, sipas hetimit administrativ, e ka rishitur një vit më vonë apartamentin në shumën 4.3 milionë lekë. Ky fitim dyfish nga çmimi i blerjes ngre, sipas Komisionerit Publik, dyshime.

“Komisioneri Publik vëren se subjekti i rivlerësimit duket të jetë në kushtet e një veprimi juridik fiktiv/të simuluar dhe të ardhurat e përfituara nga këto transaksione afektojnë burimin e krijimit të pasurisë ‘Fond Investimi’ me vlerë 9.118.267 lekë,” thuhet në ankim.

Komisioneri Publik shprehet se kërkon rihapjen e hetimit administrativ dhe se pas rihetimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit duhet të vendosë për konfirmimin ose jo të Zarkës.

Etiketa: Adnan XholiGjykata e Posaçme e Shkallës së ParëJulian MërtiriKolegji i Posaçëm i ApelimiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneri PublikKPAPastrimi i parave
Tjetri
KPA fton drejtuesin e SPAK të njihet me informacionet e klasifikuara për prokurorin Elidon Hysenaj

KPA fton drejtuesin e SPAK të njihet me informacionet e klasifikuara për prokurorin Elidon Hysenaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.