AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një murator mbeti i vrarë pasi ra nga lartësia e një pallati në Shëngjin

Një 36-vjeçar i identifikuar si Anton Zefi humbi jetën pasi ra nga lartësia në boshtin e ashensorit të një pallati në ndërtim në zonën e Kunës në Shëngjin. I riu është viktima e katërt e aksidenteve në punë në këtë zonë.

Elvis HilangaElvis Hila
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vendi i ngjarjes. Foto: Elvis Hila

Një punëtor 36-vjeçar, i identifikuar si Anton Zefi, humbi jetën pasditen e së enjtes pasi ra nga lartësia në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30. Sipas policisë, viktima, banues në fshatin Pllanë të njësisë administrative Shënkoll, ra aksidentalisht në boshtin e ashensorit të pallatit në ndërtim. Ky është rasti i katërt i vdekjes nga aksidentet në punë në këtë zonë brenda një viti.

Nga hetimet paraprake rezulton se 36-vjeçari, për shkak të rënies, mori plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit. Ai u dërgua për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Sipas policisë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po mbledh çdo provë dhe dëshmi për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë në objektin në ndërtim. Në vendngjarje mbërritën gjithashtu përfaqësues të Inspektoriatit të Punës, të cilët kanë nisur analizën e tyre për kushtet teknike dhe të sigurisë në kantier.

Aksidentet me pasojë vdekjen në vendin e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, mbeten një problem sistemik dhe plagë e vazhdueshme në Shqipëri. Raportime të mëparshme dhe të dhëna nga autoritetet tregojnë se mungesa e masave të sigurisë teknike, veçanërisht për punën në lartësi, është shkaku kryesor i këtyre tragjedive. Shpesh, përgjegjësia për këto ngjarje mbetet “jetime” ose u atribuohet viktimave, ndërkohë që tregu informal i punës, i theksuar edhe në qarkun e Lezhës, e rrit më tej rrezikshmërinë për punëtorët.

Rasti i së enjtes në Shëngjin thellon bilancin tragjik në këtë zonë. Sipas të dhënave, aksidentet në punë kanë qenë të shpeshta në zonën turistike të Shëngjinit, ku ka fluks ndërtimesh të reja.

Deputeti i opozitës në Lezhë, Gjin Gjoni, fajësoi qeverinë dhe autoritetet për mungesë vëmendjeje dhe lejimin e ndërtimeve në shkelje të kushteve teknike dhe pa leje.

“Kjo është viktima e katërt brenda një viti nga aksidentet në punë në zonën e Shëngjinit. Ndërkohë, ndërtimet shumëkatëshe po ngrihen pa asnjë kriter teknik, shpesh pa leje, dhe me bekimin e institucioneve që duhet të jenë roje të ligjit, jo bashkëpunëtorë të shkeljes së tij”, shkroi Gjoni. Ai pretendoi se ndërtimet në këtë zonë ishin pa leje ose me leje të falsifikuara dhe kërkoi hetimin e tyre.

Etiketa: Aksident ne puneAnton ZefiInspektoriati i Punëskantier ndërtimiKune VainKunesLezhëPoliciarënie nga lartësiaShëngjinSiguria në punëvdes punëtori
Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.