AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD kërkon masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pretendon se prokurorja e Sarandës, Besiana Sadikaj ka shkelur rregullat e sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administratës, ndërsa subjekti shpjegoi se provat tregonin qartë se kishte qenë eprori që i ishte kthyer me tone agresive.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:44 | 27/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një seancë e KLGJ-së për procedim disiplinor. Foto: ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD paraqiti të hënën më 27 tetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP, kërkesë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores së Sarandës, Besiana Sadikaj, për shkelje të rregullave e solemniteit të sjelljes në marrëdhëniet me drejtuesin dhe personelin e administratës. Po ashtu, u kërkua caktimi i masës disiplinore vërejtje publike, kërkime që u kundërshtuan nga prokurorja Sadikaj e cili dha shpjegime për rastet për të cilat ngrihen pretendime.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj, ka filluar bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për probleme të pasurisë dhe cënimin e besimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.

Përfaqësuesja e ILD-së, parashtroi të hënën se prokurorja Sadikaj rezulton se ka kryer veprime në kundërshtim me standartet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës.

Sipas ILD-së, sjellja dhe veprimet e prokurores Sadikaj, janë kryer me dashje direkte dhe kanë sjellë si pasojë diskreditim të pozitës dhe figurës së magjistratit, si dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

“Fakti se kjo sjellje është kryer në zyrën e drejtuesit të prokurorisë, si dhe në zyrat ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre oficerë të policisë gjyqësore, pra brenda ambientit ku prokurorja ushtron funksionin, ekziston rreziku që të ndiqet edhe nga magjistratë të tjerë të së njëjtës zyrë prokurorie apo dhe më gjerë, pasi brenda së njëjtës godinë ndodhet edhe gjykata, çfarë nënkupton rëndësinë thelbësore që ka sjellja e magjistratit jo vetëm në ambientet e  prokurorisë, por dhe jashtë saj”, vlerëson ILD.

Megjithatë, duke konsideruar faktin se shkelja është kryer për herë të parë, si dhe përvojën e pakët në funksion, prej dy vitesh, ILD konkludon se veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Sadikaj, përbëjnë “Shkelje të lehtë disiplinore”.

ILD argumenton se qëllimi thelbësor i masës disiplinore është mbrojtja e interesit publik nëpërmjet deklarimit të përgjegjësisë disiplinore të magjistratit dhe marrja e masave aktive për edukimin e magjistratit. Me rëndësi për caktimin e masës disiplonote, ILD konsideron dhe parandalimin e Sadikajt për kryerjen e veprimeve të tilla, si dhe parandalimin e përgjithshëm, që magjistratët e tjerë të kuptojnë, se një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

Në përfundim, ILD i kërkoi këshillit pranimin e kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurores Besiana Sadikaj dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Vërejtje publike”.

Në përgjigje të pyetjevetë anëtarëve të KLP-së, lidhur me rrethanat e parashtruara, përfaqësuesja e ILD-së argumentoi se prokurori nuk mund të hyjë në zyrën e drejtuesit si ti dojë qefi.

Prokurorja besiana Sadikaj u shpreh se nuk kishte hyrë si i donte qefi, por se kishte qëndruar në korridor dhe kishte trokitur. Sipas saj, duket qartë dhe në pamjet e regjistruara, se kishte qenë drejtuesi që i ishte kthyer me tone agresive. Sadikaj shtoi se drejtuesi kishte fotokopjuar gjithë materialet që ajo kishte punuar për një vit e gjysëm dhe ia kishte sjellë ILD-së.

Një prej anëtarëve të KLP-së e pyeti përfaqësuesen e ILD-së se, nëse duhej të thirreshin 11 anëtarët e këshillit për të shqyrtuar një situatë që përbëhej nga vetëm 15 sekonda. Përfaqësuesja e ILD-së shpjegoi s, megjithëse diskutimet mes subjektit dhe drejtuesit janë vetëm 15 sekonda, bëhet fjalë për dy momente: mënyrën se si ka hyrë në zyrën e drejtuesit dhe shpërfilljen e titullarit.

Në vijim, ajo parashtroi se pjesa tjetër ka të bëjë me rregullat e administrimit të dosjeve, pasi në momentin që përfundon hetimet, prokurori nuk ka më punë.

Prokurorja Sadikaj u pyt lidhur me rrethanat e kontrollit të saj në një kompjuter të një hetuesi. Ajo shpjegoi se bëhej fjalë për një të dhënë sekrete, për një përgjim ambiental, që kishte dalë dhe në kompjuterin e hetuesit.

Sadikaj pohoi se u kishte kërkuar hetuese nëse mund të kontrollonte për diçka në kompjuter dhe se ata kanë qenë dakord dhe e kanë lejuar. Ajo parashtroi se më vonë ishte vërtetuar se bëhej fjalë për një gabim teknik dhe rpandaj nuk kishte bërë kallëzim për këtë rast.

Seanca dëgjimore për kërkesën e ILD-së ndaj prokurores Sadikaj u shty për më datë 4 nëntor, në orën 10:00.

 

Etiketa: Besiana SadikajInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseKledian LlahoProkuroria e Rrethit Sarandë
I mëparshmi

Beteja ‘e pjesshme’ elektorale për 5 bashkitë e vendit

Tjetri

Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime përpara Kolegjit

Tjetri
Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime përpara Kolegjit

Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime përpara Kolegjit

716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.