AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët shmangin llogaridhënien e Ballukut në Kuvend

Deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan një kërkesë të opozitës për interpelancë të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për paracaktimin e fituesit në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:03 | 06/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Sali Berisha vendos në shenjë proteste një foto të Ballukut dhe Ramës në karrigen e kryeministrit. Foto: LSA.

Belinda Balluku, zv.kryeministrja nën akuzë e qeverisë “Rama”, mungoi të enjten në Parlament, ndërkohë që opozita kërkonte një interpelancë urgjente me të për hetimin e Prokurorisë së Posaçme mbi paracaktimin e fituesit të tunelit të Llogarasë – një nga veprat më të kushtueshme infrastrukturore të pesë viteve të fundit.

Ndërsa në Parlament debatohej për emrin e saj, Balluku postoi në rrjetet sociale foto dhe video nga një inspektim rutinor në nënstacionin “Tirana 2”.

Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”, por vazhdon të mbajë pozicionet e saj në qeveri.

Në mungesë të saj, deputetët socialistë vendosën të rrëzonin me votë kërkesën për interpelancë, duke pretenduar se nuk përfshiheshin në punët e drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi e justifikoi vendimin me balancën mes pushteteve.

“Kushtetuta ka theksuar se kontrolli parlamentar dhe interpelanca duhet të zhvillohet që mos të cenohet pavarësia e pushteteve tjera dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë që janë objekt të proceseve gjyqësore apo hetimore, referuar objektit të kësaj kërkese, ajo lidhet me një çështje në hetim nga SPAK. Zhvillimi i interpelancës është i pamundur për t’u realizuar”, tha Peleshi.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, një nga nismëtarët e kërkesës për interpelancë akuzoi socialistët se po mbronin një të pandehur nga drejtësia.

Në mënyrë simbolike, ai kishte marrë pranga dhe kërkoi që Balluku të vinte në parlament për të dhënë llogari, ndërsa shtoi se përgjimet e publikuara nga dosja hetimore “tregojnë fytyrën e shëmtuar të pushtetit: njerëz që flasin me gjuhë rrugësh dhe bëjnë pazare me paratë e qytetarëve”.

Edhe deputetë të tjerë të opozitës kërkuan prezencën e Ballukut në seancë si një detyrim ligjor për dhënie llogarie publike.

“Ku e keni sot zv kryeministren e Shqipërisë? Ku e keni drejtuesen politike të 10 qarqeve? T’i japë llogaritë shqiptarëve se ku janë paratë e tyre”, iu drejtua socialistëve, deputejta e PD-së Ina Zhupa.

“Halli dihet se nëse Balluku vjen, gjëja e parë që do të pyetet është kush është personi që e kërcënon atë?”, tha  deputeti i partisë Mundësia, Erald Kapri, duke iu referuar përgjimeve në dosje.

Kryeministri Edi Rama i është shmangur gjithashtu komenteve mbi çështjen e Ballukut dhe nuk i është përgjigjur pyetjeve nëse do ta shkarkonte atë nga detyra që të përballet me drejtësinë, sipas një standardi të vendosur nga vetë ai më herët për bashkëpunëtorë të tjerë kur janë hetuar nga drejtësia.

Sipas dosjes hetimore dhe mesazheve të shkëmbyera në Signal, zv.kryeministrja Belinda Balluku akuzohet se kontrolloi në çdo hap procedurën e prokurimit me vlerë 18.9 miliardë lekë për tunelin e Llogarasë dhe paracaktoi fituesin, në shkelje të kritereve standarde të tenderit.

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaErald KapriKlevis BalliuNiko PeleshiSali BerishaSPAKTuneli i Llogarase
I mëparshmi

Votohen me konsensus anëtarët e rinj të Komisionit Rregullator të KQZ

Tjetri

Arsyetimi i KPA për shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

Tjetri
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare të prokurorit Florian Bonjaku

Arsyetimi i KPA për shkarkimin e prokurorit Florian Bonjaku

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.