AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita në bojkot, komisionet miratojnë projektbuxhetin

Komisionet parlamentare miratuan të hënën në parim projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2026 në mungesë të deputetëve të opozitës, të cilët bojkotuan mbledhjet e së hënës në të gjitha komisionet, madje dhe komisionet që drejtohen nga opozita.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:59 | 10/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Financave, Petrit Malaj duke prezantuar projektligjin për buxhetin në Kuvend, Foto: LSA.

Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë në komisione si një shenjë proteste për mungesën e hapësirës së debatit në seancat plenare. Projektbuxheti është një prej ngjarjeve më të rëndësishme parlamentare ku komisionet shqyrtojnë dhe vendosin për buxhetin e vitit të ardhshëm për të gjithë institucionet publike.

Komisioni i Ligjeve dhe Administratës Publike miratoi draftin e qeverisë, por kryetari i tij Ulsi Manja kërkoi disa sqarime nga ministri i Financave, Petrit Malaj për fondet e kompensimit të ish-pronarëve, fondin e dëshmpërblimit për ish të përndjekurit politikë dhe për mbështetjen me paga për stafin e këshilltarëve ligjore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tej afatit kushtetues të funksionimit të këtij organi.

Ministri Malaj pranoi se fondi për kompensimin e ish-pronarëve nuk ishte realizuar në vitin 2025. “Veëm 30 përqind janë përdorur nga 3 miliardë lekë të planifikuara”- tha ai duke shtuar se shkak ishin bërë problematikat e dosjeve të dorëzuara në Agjencisë e Trajtimit të Pronave.

Për dëmshpërblimet po ashtu ministri pranoi se vetëm 42 për qind e fondit ishte ezauruar. Malaj pretendoi se ishin trajtuar plotësisht 3100 dosje të ish të dënuarve direktë, ndërsa mbeteshin pa trajtuar 10,400 dosje të trashëgimtarëve, ndërsa premtoi se me ministrinë e Drejtësisë po punohej për një zgjidhje që të rritej kësti i dëmshpërblimit.

Për mbështetjen me fonde përtej afatit kushtetues të funksionimit të KPA-së, Ministri i Financave tha se kjo varej nga vendimmarrja e Komisionit të Ligjeve, ndërsa ministria kishte parashikuar buxhet për këtë institucion deri në qershor 2026.

Ndërkohë, ai shtoi se për qeverinë ishte prioritet mbështetja e sistemit të drejtësisë, duke vënë në dukje se vetëm për Këshillin e Lartë Gjyqësor ishte parashikuar buxhet për 100 punonjës të rinj, këshilltarë ligjore.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti 2026 do të shqyrtohet sipas institucioneve specifike në komisionet përgjegjëse parlamentare. Në vijim institucionet e drejtësisë do të raportojnë për menaxhimin e buxhetit 2025 dhe kërkesat për buxhetin e 2026-ës para Komisionit të Ligjeve.

Etiketa: Kuvendi i ShqiperiseMinistria e FinancavePartia DemokratikePetrit MalajProjektbuxheti 2026Ulsi Manja
I mëparshmi

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Tjetri

Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

Tjetri
Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.