AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Zgjedhje 2025 Zgjedhje të pjesshme

Vetëm një në pesë beratas voton – PS fiton pa garë në zgjedhjet e pjesshme vendore

Zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë Berat patën pjesëmarrjen më të ulët të viteve të fundit, me vetëm 19.84 për qind të qytetarëve të regjistruar që morën pjesë në votim, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
8 months më parë
në Lajme, Zgjedhje të pjesshme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore. Foto; E. Azizolli

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, ndërsa reshjet e shiut mbulonin rrugët e qeta të Beratit, në ambientet e KZAZ-së lokale u shpall rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të pjesshme vendore. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, fitoi garën për kryebashkiak me një diferencë të thellë në përqindje, por me vetëm rreth trembëdhjetë mijë vota në total – në një proces ku mori pjesë më pak se një në pesë zgjedhës.

Në momentin e shpalljes së rezultatit në KZAZ-në e Beratit nuk pati brohoritje; pak persona ishin të pranishëm në ambientet e numërimit, ndërsa pjesa më e madhe e qytetit vijoi rutinën e zakonshme të mëngjesit. Rezultati i pritshëm, i dalë nga një proces pa rivalitet real dhe me një pjesëmarrje minimale, u perceptua si formalitet më shumë sesa garë.

Kjo mungesë reagimi publik, bashkë me shifrat e ulëta të votimit, dëshmon për largimin e qytetarëve nga procesi zgjedhor dhe mungesën e besimit te efektiviteti i zgjedhjeve lokale, veçanërisht në bashkitë ku njëra forcë politike dominoi pa sfidë reale.

Në total, në Bashkinë Berat ishin regjistruar 82.161 zgjedhës, ndërsa në votim morën pjesë 4.557 persona. Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, siguroi një fitore të thellë me 13.050 vota, që përbëjnë 83.35 për qind të totalit, ndaj rivalit të pavarur të mbështetur nga opozita, Pavlo Shkarpa, i cili mori 2.607 vota ose 16.65 për qind.

Procesi i votimit u zhvillua në 116 qendra votimi, prej të cilave 72 në qytet dhe 44 në zonat rurale, ndërsa numërimi u krye në dy KZAZ: nr. 66, në Pallatin e Kulturës “Margarita Tutulani”, dhe nr. 67, në Bibliotekën “Vexhi Buharaja”.

Dita e zgjedhjeve në Berat kaloi pa incidente, por u karakterizua nga mungesa e dukshme e vullnetit qytetar për të votuar.

Procesi u zhvillua si një formalitet, nën reshje shiu dhe pa gjallëri fushate në terren. Shumë prej banorëve zgjodhën të vijonin rutinën e përditshme, duke treguar më shumë interes për punën dhe jetën e përditshme sesa për garën elektorale. Në qytet dhe në zonat përreth, pjesëmarrësit kryesorë në votim ishin punonjës të administratës publike dhe institucioneve vendore, ndërsa të rinjtë dhe familjet e reja vijuan të qëndronin larg procesit. Në këtë realitet social të tkurrur dhe pa energji politike, rezultati i zgjedhjeve vetëm sa konfirmoi mungesën e alternativës dhe distancimin e qytetarëve nga procesi politik.

Në Bashkinë Berat, 52.808 zgjedhës ishin të regjistruar në qytet dhe 26.515 në zonat rurale që përbëhen nga katër Njësitë Administrative. Rezultati në Berat konsolidon dominimin afatgjatë të socialistëve në këtë bashki, e cila drejtohet nga e majta që prej fillimit të viteve 2000. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët tregon rënie të vazhdueshme të interesit qytetar për procesin zgjedhor, duke reflektuar lodhjen politike dhe mungesën e besimit te ndryshimi përmes votës.

Kjo përqindje e ulët është ndër më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë në zgjedhje vendore pas vitit 1992.

Etiketa: Bashkia BeratErvin CecaPavllo Shkarpa
Tjetri
Gjyqtari Ardit Mustafaj kërkon rikthimin në detyrë

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurores Elina Kombi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.