AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli prish vendimin për ish-prokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm prishi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor dhe dënimin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, duke e rikthyer për gjykim nga një tjetër trupë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:59 | 12/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Aurel Zarka në KPK | Foto; LSA.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën më 12 nëntor prishjen e vendimit të shkallës së parë për çështjen penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i akuzuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”. Po ashtu, Apeli i Posaçëm ka vendosur kthimin e akteve në të njëjtën gjykatë dhe shqyrtimin e çështjes nga një tjetër kolegj.

Vendimi i Apelit të Posaçëm bazohet në nenet 428 dhe 429 të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohen shkelje të dispozitave ligjore. Aurel Zarka u deklarua fajtor dhe u dënua më 20 maj për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris” të hetuar në Tiranë, si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte. Ndaj tij u caktua masa e dënimit me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua edhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Dosja penale në ngarkim të Zarkës, ish-oficeres së policisë gjyqësore, Eriona Daupaj, avokatit Radovan Çela dhe biznesmenit Astrit Vladi, u dërgua për gjykim në fillim të muajit janar, ndërkohë që u nda çështja për të hetuar në vijim prokurorët, gjyqtarët apo funksionarët e tjerë të drejtësisë që dyshohet se lehtësuan akuzat për këto dosje. Hetimet ndaj Zarkës dhe të pandehurve të tjerë u nisën bazuar në të dhënat e administruara nga aplikacionet SKY ECC. Nga katër të pandehurit, fillimisht u ndalua vetëm prokurori Zarka dhe për ketë arsye gjykimi i tij u krye veçmas. Avokati Radovan Çela u vetëdorëzua disa muaj më parë, ndërsa dy të pandehurit e tjerë janë ende në arrati.

Etiketa: Aurel ZarkaEriona DaupajGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarRadovan ÇelaToyota Auris
I mëparshmi

Dy prej tre zyrtarëve të mjedisit të akuzuar për korrupsion deklarohen të pafajshëm

Tjetri

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

Tjetri
KLP shkarkon prokurorin Shkëlqim Kokona për shkelje të përsëritura

Prokurorja Besiana Sadikaj kundërshton pretendimet e ILD

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.