AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Këmbanë alarmi”: Hijet e krimit të organizuar në Policinë e Shtetit

Atentati në Rinas ekspozon edhe një tjetër herë lidhjet e krimit me nivelet e larta të Policisë së Shtetit, që sipas ekspertëve duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi për një proces të vërtetë pastrimi.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
07:03 | 14/11/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat e policisë duke ekzaminuar vendin e krimit ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Foto: LSA.

Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një atentat mafioz në dalje të aeroportit të Rinasit në një zonë të populluar dhe me prani të të forcave të shumta të sigurisë.

Bashkë me Danin u plagos në atentat edhe Mustafa Sheqeri – një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, dhe shoqërues i Danit gjatë një udhëtimi në Barcelonë e kthim.

Prania e Sheqerit gjatë atentatit, por edhe hetimet mbi rekrutimin e tij në AMP sollën arrestimin e dy oficerëve të komisariatit numër 3 të policisë në Tiranë të cilët kishin kryer verifikimin e figurës së tij.

Por rasti i tij nuk është i izoluar dhe ekspozon një problem sistemik të inkriminimit të vazhdueshëm në radhët e Policisë së Shtetit. Për më tepër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është struktura përgjegjëse për të zbuluar raste të tilla inkriminimi mes punonjësve të policisë në të gjitha nivelet.

Kreu i AMP, Eduart Merkaj i tha BIRN se kishin ndërmarrë hetime administrative për rastin e Sheqerit dhe premtoi zbardhje të shpejtë. Ai theksoi gjithashtu se dyshimet për shkelje të ligjit hetoheshin seriozisht, si për shkelje të vogla ashtu edhe për lidhje me krimin e organizuar.

“Institucioni është krijuar për të qenë i shqetësuar, pavarësisht numrave,” tha Merkaj, duke e quajtur inkriminimin një fenomen të izoluar.

Por për përfaqësuesit e shoqërisë civile, bashkëjetesa mes punonjësve të policisë dhe krimit të organizuar nuk është një fenomen sporadik.

Romario Shehu, kërkues për çështjet e sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, thotë se bashkëpunimi mes punonjësve të policisë dhe grupeve kriminale shfaqet në forma të ndryshme.

“Ky bashkëpunim ka qenë në forma të ndryshme, përfshirë dekonspirimin e operacioneve policore, njoftimin për personat kundërshtarë të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, dhënie informacioni për ndjekjen e lëvizjeve të kundërshtarëve të tyre, apo dhënie informacioni nga individë të ndryshëm,” tha Shehu.

Edhe Klodiana Lala, gazetare e çështjeve të krimit dhe drejtësisë pranë Neës 24 e quan situatën “një këmbanë alarmi”.

“Krimi është në nivele të larta organizimi dhe ndërkohë ka mungesë vullneti politik për ta pranuar situatën dhe për ta luftuar atë,” tha Lala për BIRN.

Koncesion me krimin  

Të dhënat e Prokurorisë së Posaçme dhe vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore tregojnë për një problem masiv në radhët e Policisë së Shtetit. Sipas SPAK, rreth 70 oficerë policie ishin në hetim për përfshirje në krim të organizuar deri në fund të vitit 2023.

Edhe të dhënat e AMP tregojnë një rritje të numrit të punonjësve të arrestuar të policisë për shkelje nga më të ndryshmet; nga 102 në vitin 2023 në 163 në fund të vitit 2024.

Sipas një raportimi të kreut të SPAK në Kuvend në qershor të vitit të kaluar, një pakicë e inkriminuar brenda policisë cënonte rëndë shtetin ligjor.

“Është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar për krimet që kryen krimi i organizuar,” tha Dumani gjatë raportimit të tij.

Inkriminimi i zyrtarëve të lartë të policisë është një problem sistemik i dalë në sipërfaqe edhe nga hetimet e bazuara tek mesazhet e shkëmbyera përmes aplikacionit SKY ECC. Ish-drejtori i Forcës Operacionale, Oltion Bistri si dhe një numër shefash komisariatesh apo krimesh janë tashmë të arrestuar për bashkëpunimin apo mbrojtjen që u ofronin anëtarëve të krimit të organizuar.

Kërkuesi i IDM, Romario Shehu identifikon dy kategori kryesore efektivësh, që sipas tij janë më të cenuar ndaj rekrutimit nga krimi i organizuar; ata me pozicione të rëndësishme vendimarrëse si dhe punonjësit e policisë me aftësi të veçanta.

“Punonjësit e njësive speciale të policisë që kanë aftësi të larta fizike në artet marciale, përdorimin e armës dhe municioneve, e gjejnë veten në një pozitë komode për të ndihmuar grupet kriminale të cilat kanë nevojë për këto aftësi,” shpjegon Shehu.

Situata bëhet edhe më problematike kur vetë strukturat mbikëqyrëse dyshohet se janë të prekura. Përfshirja e fundit e një punonjësi të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, në një ngjarje kriminale pranë aeroportit “Nënë Tereza”, e bën më të theksuar problemin e besimit.

Gazetarja Lala e komentoi ngjarjen si një tregues se “policia i është dorëzuar krimit të organizuar”.

“Unë them që është dhënë me koncesion te krimi,”  tha Lala, duke kërkuar një strategji kombëtare për të ndryshuar situatën. Lala i cilësoi problematike deklaratat e ministres së Brendshme, Albana Koçiu mbi sigurinë në vend, duke vënë në dukje se ato neglizhonin nivelin e organizimit të bandave dhe grupeve kriminale.

Kultura e heshtjes

Të dhënat e bëra publike menjëherë pas atentatit ndaj Danit dhe Sheqerit  treguan se ky i fundit ishte rekrutuar si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vetëm pak muaj më parë. Raportet mediatike tregojnë se Sheqeri (me mbiemër të ndryshuar nga Shaljani) nuk ishte një figurë e panjohur.

Prej vitit 2018, lidhjet e tij me Gilmando Danin dhe grupin e drejtuar nga Emiljano Shullazi ishin publikisht të njohura, megjithatë kjo nuk e pengoi atë që të rekrutohej nga AMP.

Vetë AMP pranoi se verifikimet kishin dështuar. Më pak se 24 orë pas ngjarjes, Agjencia njoftoi ndalimin e dy punonjësve të policisë nga Komisariati Nr. 3 në Tiranë, një nënkomisar dhe një inspektor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës,” tha policia përmes një njoftimi të mërkurën.

Ata dyshohen se kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin Mustafa Sheqeri  pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë”. Ky dokument i falsifikuar, sipas AMP-së, “ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore”.

Në përgjigje të ngjarjes, AMP njoftoi se po vijonte edhe verifikimi i brendshëm për procedurat e rekrutimit të Sheqerit dhe drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së.

Sipas Shehut, rrënjët e problemit gjenden në fakt te sistemi i rekrutimit në Policinë e Shtetit dhe institucionet e sigurisë. Ai liston një sërë problematikash kritike që e bëjnë sistemin të cënueshëm.

Këto përfshijnë “vlerësime të papërshtatshme psikologjike” dhe një interes në rënie për t’u bërë pjesë e e këtyre strukturave, duke ulur ndjeshëm dhe standarded e kërkuara.

“Kjo ka çuar në rekrutimin e kandidatëve më pak të kualifikuar; verifikim të pamjaftueshëm të të dhënave të aplikantëve nga strukturat vendore të policisë, veçanërisht sa i përket lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore, por edhe procedimeve penale jashtë Shqipërisë; si dhe ndikimin e pajustifikuar të individëve me influencë në sigurimin e pozicioneve brenda forcave policore”, tha Shehu.

Përtej infiltrimit aktiv, Shehu thekson se një problem i madh është edhe “kultura e heshtjes” brenda institucioneve të sigurisë. Ai argumenton se ndërsa policia nuk është tërësisht e korruptuar, shumë punonjës janë në dijeni të sjelljeve devijuese të kolegëve të tyre, por zgjedhin që të mos i raportojnë ato.

“Një sërë pengesash vështirësojnë raportimin,” thotë Shehu.

“Këto përfshijnë marrëdhëniet e ngushta mes kolegëve, shoqëruar me një mentalitet të dëmshëm që e sheh raportimin e kolegëve si veprim të ulët… kjo, së bashku me frikën e hakmarrjes dhe mungesën e besimit në mekanizmat e raportimit, paraqesin pengesa për raportimin”, përfundoi ai.

Etiketa: Agjencia e Mbikëqyrjes PolicoreAltin DumaniEduart MerkajEmiljano ShullaziGilmando DaniKlodiana LalaKrimi i organizuarMustafa SheqeriPolicia e ShtetitRomario Shehu
I mëparshmi

KPA shtyn seancën e vetingut për Aurel Zarkën

Tjetri

Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur

Tjetri
Poston në TikTok videon e të miturit me hashash, përfundon në pranga

Arrestohet një 29-vjeçar, akuzohet për përhapje të materialeve pornografike me të mitur

Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.