AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ndërsa në Kosovë afrojnë zgjedhjet, PDK zgjedh kryetarin e ri

Bedri Hamza zëvendësoi Memli Krasniqin si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, por shumica e ekspertëve e shohin kryetarin e ri thjesht si një kujdestar përpara zgjedhjeve të mundshme të parakohshme.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
7 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bedri Hamza (në qendër majtas) dhe Memli Krasniqi (në qendër djathtas) gjatë konventës së PDK-së më 17 nëntor 2025 në Prishtinë. Foto: PDK

“Sot ju më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm, një detyrë që e pranoj me nder dhe me përkushtim të plotë”, tha Bedri Hamza pas zgjedhjes së tij të hënën si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, e cila ka qenë prej kohësh një nga forcat kryesore politike të vendit.

“Kosova ka nevojë për një vizion të qartë. Si kryetar i ri, premtoj se do ta hapim partinë tonë për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë. Do ta ndërtojmë frymën e bashkëpunimit”, shtoi Hamza.

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut u zgjodh kryetar në një konventë partie pasi Memli Krasniqi dha dorëheqjen. Hamza ishte kandidati i vetëm për këtë post dhe fitoi mbështetjen unanime të delegatëve.

Krasniqi dha dorëheqjen vetëm disa ditë pasi Kosova mbajti zgjedhjet lokale, të cilat panë PDK-në të humbiste kontrollin e dy komunave, Mitrovica e Jugut dhe Drenasi, me këtë të fundit të konsideruar si një bastion tradicional i partisë.

“Unë besoj se PDK-së i duhet një momentum i ri, i cili do të krijojë mundësi të reja për mobilizimin e bazës sonë, por edhe që kandidati i partisë sonë për kryeministër të jetë udhëheqësi i saj”, u tha Krasniqi delegatëve të partisë, duke shtuar se ai la një parti “më të fortë se kur e gjeta”, kur u zgjodh kryetar në vitin 2021.

“Jo fillimi i një epoke të re”

Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, duke folur në konventën e partisë më 17 nëntor 2025. Foto: BIRN

PDK-ja doli nga radhët e larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë. Për vite me radhë, ajo u drejtua nga Hashim Thaçi, drejtuesi politik i UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Fillimisht një parti e majtë, me status vëzhguesi në bllokun socialist evropian, ajo është zhvendosur drejt qendrës së djathtë.

Ajo mori pushtetin për herë të parë në vitin 2007 dhe mbikëqyri shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia vitin pasardhës.

Kur Thaçi u bë president i Kosovës në vitin 2016, udhëheqja e partisë i kaloi Kadri Veselit, i cili më parë drejtonte Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës, SHIK.

Pas 12 vitesh në pushtet, PDK-ja ra në vendin e tretë në zgjedhjet e vitit 2019 për sa i përket vendeve në parlament. Në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, ajo u ngjit përsëri në vendin e dytë me 24 deputetë në kuvendin me 120 vende.

Si Thaçi ashtu edhe Veseli janë aktualisht në gjyq për krime lufte në Hagë.

“Dorëheqja e Memli Krasniqit dhe zgjedhja e Bedri Hamzës është vetëm një kalim nga një kujdestar në një tjetër. Unë e shoh vetëm si një ndryshim teknik për të ruajtur unitetin brenda partisë”, tha për BIRN Xhavit Drenori, politolog.

“Nuk mendoj se është fillimi i një epoke të re. Besoj se kjo ishte një domosdoshmëri e kohës për shkak të rrethanave të krijuara pas zgjedhjeve lokale”, shtoi ai.

Drenori po i referohej plagëve të shkaktuara nga procesi i zgjedhjeve lokale, kur partia në Drenas ndryshoi kandidatin e saj për kryetar komune, duke hequr nga gara kryetarin aktual, Ramiz Lladrovcin.

Në shenjë hakmarrjeje, Lladrovci krijoi nismën e tij qytetare, e cila mposhti kandidatin e PDK-së në një goditje ndaj partisë që humbi kontrollin e një prej bastioneve të saj kryesore për herë të parë në vite.

“Ekzistonte rreziku që partia të përçahej, sepse një pjesë e atyre që janë të pakënaqur – kryesisht nga strukturat e vjetra të PDK-së me të cilët Lladrovci ka marrëdhënie të mira – kanë qenë duke menduar të krijojnë një listë kandidatësh për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, tha Drenori.

“Gara e pabarabartë” shkakton kritika

Delegatët e partisë votojnë për Bedri Hamzën si kryetar të PDK-së më 17 nëntor 2025 në Prishtinë. Foto: BIRN

Para konventës së PDK-së, figura të larta të partisë kritikuan mënyrën se si u njoftua votimi për kryetarin e ri dhe mënyrën se si u zhvillua ai.

Gjatë njoftimit të dorëheqjes së tij, Krasniqi favorizoi hapur Hamzën si pasardhës të tij. “Nuk e fsheh preferencën time për Bedri Hamzën. Përkundrazi, e bëj publike me kënaqësi”, u tha Krasniqi gazetarëve më 12 nëntor.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i PDK-së, e kritikoi menjëherë “garën e pabarabartë” për drejtimin e partisë.

“Për një vendim kaq të rëndësishëm, kërkoj që procesi të shtyhet në mënyrë që gara të jetë e hapur dhe njerëzit të kenë kohën e nevojshme për të shprehur vullnetin e tyre, të lirë nga presioni dhe imponimi”, tha ai.

“Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferencën e tij për pasardhësin, krijon një perceptim të skemave të sajuara dhe paragjykuese, të cilat nuk e çojnë partinë përpara”, shtoi Hoxhaj.

Qemajl Mustafa, një ish-zyrtar i PDK-së që ka drejtuar komunën e Gjilanit gjatë dy mandateve, tha se preferenca e Krasniqit për Hamzën sugjeron se ata kishin rënë dakord “ta ndanin së bashku kënaqësinë e shtimit të vendeve të PDK-së … në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, kur Hamza kandidoi për postin e kryeministrit, pavarësisht se Krasniqi ishte kryetari i partisë”.

“Nga pikëpamja demokratike, favorizimi i një kandidati nga kryetari në largim është e dëmshme, sepse dekurajon konkurrencën”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij të fundit si kryetar, Krasniqi tregoi se ishte i vetëdijshëm se po i lë pasardhësit të tij një parti me plagë të dukshme, duke thënë se “pakënaqësitë dhe mllefet duhet të mbeten në të kaluarën”.

Ylli Hoxha, ekspert politik në Prishtinë, tha se PDK-ja ende po përballet me krizën e shkaktuar nga dërgimi i dy liderëve të saj historikë, Thaçit dhe Veselit, në Hagë.

“Është gabim të analizohet PDK-ja jashtë kontekstit të kësaj krize, sepse largimi i Thaçit dhe Veselit ishte një krizë më vete, me pasoja të rënda”, tha Hoxha për TV Dukagjinin të hënën.

“Ata shkuan në Hagë në një kohë kur partia e tyre tashmë ishte në krizë. PDK-ja kishte arritur rezultatet më të ulëta që nga themelimi i saj në vitin 1999 dhe lidershipi i ri i partisë e ka trashëguar këtë situatë”, shtoi ai.

Hoxha tha se emërimin e Hamzës e sheh si “përpjekje për të vazhduar menaxhimin e krizës” brenda partisë.

“Për sa kohë që Thaçi dhe Veseli janë në Hagë, lidershipi i PDK-së do të jetë vetëm menaxherial dhe do të mund ta çojë situatën vetëm deri në një pikë të caktuar. Nuk besoj se lidershipi i ri do të ketë karakter reformues”, tha Hoxha.

“Unanimiteti në konventë shpreh natyrën e krizës… PDK-ja e sheh veten në një krizë, të cilën synon ta kapërcejë dhe pret ta kapërcejë me kthimin e liderëve të saj nga Haga”, shtoi ai.

Xhavit Drenori tha se Hamza do të sjellë përvojën e freskët të kandidimit për kryeministër, të fituar në zgjedhjet e shkurtit.

Por Drenori nuk pret shumë sukses për Hamzën krahasuar me shkurtin, kur PDK-ja mori 21 për qind të votave dhe 24 vende në parlament.

“Nuk pres ndonjë ndryshim të madh, por mendoj se lajmi i mirë për PDK-në është se ata do të arrijnë të mbajnë vendin e dytë”, tha Drenori.

“PDK-ja ka parandaluar një përçarje të madhe, e cila mund të kishte ndryshuar ekuilibrin e pushtetit mes PDK-së dhe LDK-së. Por nuk mendoj se PDK-ja dhe LDK-ja do të arrijnë ta sfidojnë Vetëvendosjen për vendin e parë në zgjedhjet e ardhshme”, përfundoi ai.

Etiketa: Bedri HamzaHashim Thaçikadri veseliKosovëLDKMemli KrasniqiPDKVetëvendosje
Tjetri

Reagim për shkrimin: Korrupsioni në universitete: Studentët paguajnë për nota dhe përballen me materiale plagjiaturë

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.