AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një oficer i Operacionales akuzohet se dekonspiroi hetimin te trafikantët e drogës

Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte goditur një grup të trafikut të kokainës në bashkëpunim me prokuroritë italiane dhe zvicerane, por oficeri i Policisë Gjyqësore i ngarkuar për vëzhgimin e grupit akuzohet se i furnizoi ata me informacione sekrete rreth hetimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:57 | 27/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi të enjten se kishte goditur një tjetër grup ndërkombëtar të trafikut të drogës në bashkëpunim me Prokurorinë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorinë Publike të Zvicrës.

Mes 24 masave të sigurisë të lëshuara nga drejtësia italiane, tre prej të dyshuarve janë arrestuar në Shqipëri, mes të cilëve edhe një oficer i Policisë Gjyqësore në Forcën e Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se dekonspiroi hetimet tek anëtarët e grupit kriminal në këmbim të përfitimeve të parregullta financiare.

Grupi kriminal dyshohet se ka pasur qendrën në Shqipëri dhe ka krijuar degëzime në territorin e shtetit italian, ku ka dërguar lëndën narkotike të trafikuar nga Amerika e Jugut drejt vendeve të veriut të Evropës. Sipas njoftimit të SPAK, kokaina mbërrinte në portet e vendeve të Bashkimit Europian dhe transportohej drejt Italisë përmes rrugëve tokësore në automjete të tonazhit të rëndë.

Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë sekuestruar gjatë hetimit të kësaj çështjeje rreth 1300 kg kokainë me destinacion gjashtë baza logjistike të krijuara nga grupi kriminal në të gjithë territorin italian. Nga hetimi është zbuluar se, prej këtyre bazave vijohej me shpërndarjen e lëndës narkotike si dhe me mbledhjen e parave në cash.

Shuma të konsiderueshme monetare të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dyshohet se janë transferuar tek drejtuesit e grupit kriminal përmes shoferëve të autobusëve që vepronin në linjën Itali-Shqipëri, të ashtëquajtur dhe si “money mules”.

Gjatë operacionit të kryer të enjten në Itali u arrestuan 10 anëtarë të grupit si dhe u sekuestruan mbi 550 mijë euro në cash, 10 autovetura, 1 pistoletë gjysmëautomatike dhe 130 kg kokainë e heroinë, që vlerësohet se nëse do të shitej mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Po ashtu, gjatë hetimeve janë siguruar prova se oficeri i Policisë Gjyqësore pranë njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i ngarkuar për kryerjen e veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë çështje penale, u ka zbuluar personave të dyshuar që gjendeshin në Shqipëri të dhëna të akteve procedurale që përbënin sekret hetimor, duke sjellë si pasojë edhe arratisjen e tre prej të dyshuarve.

Haxhiaj akuzohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, zbulimit të akteve sekrete dhe korrupsionit pasiv, ndërsa pas arrestimit, Policia e Shtetit deklaroi se kishte filluar procedurën e përjashtimit të tij nga radhët e uniformave blu.

Implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete të krimit të organizuar është një problem shqetësues, i cili ka dalë në sipërfaqe gjatë hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit SKY ECC. Në më shumë se një rast, kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur publikisht alarmin e korruptimit të zyrtarëve të policisë nga eksponentë të krimit të organizuar.

 

Etiketa: Forca e Posaçme e OperacionalesIgli HaxhiajKrimi i organizuarProkuroria Antimafia e BreshiasProkuroria e PosaçmeProkuroria e ZvicresTrafiku i kokaines
I mëparshmi

Minatorët e Spaçit mbyllin protestën: Beteja do vazhdojë në rrugë ligjore

Tjetri

Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

Tjetri
Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.