AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kërkuan që të lexohej i plotë edhe raporti i dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes pranë SPAK për drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, por shumica e rrëzoi këtë propozim duke zgjedhur në unanimitet Joni Ketën.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:00 | 09/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KLP gjatë votimit për kryetarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta. Foto: LSA.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi në mënyrë unanime të martën më 9 dhjetor të zgjedhë si drejtor të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, zëvendësdrejtorin aktual të kësaj strukture, Joni Keta, që do ta mbajë këtë pozicion në pesë vitet e ardhshme. Megjithëse të 11 anëtarët votuan Ketën si drejtorin e ri të kësaj strukture hetimore pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mes tyre pati diskutime lidhur me procesverbalin që duhej të lexohej të bëhej publik. Anëtari prokuror, Vatë Staka kërkoi që për hir të transparencës, të lexohej nga “gërma e parë tek e fundit”, relacioni që Komisioni i Përzgjedhjes pranë SPAK, i kishte dërguar këshillit. “SPAK-u e ka sjellë dhe duhet ta lexojmë nga fillimi në fund”, deklaroi Staka.

Anëtari tjetër prokuror, Sokol Stojani u shpreh se duhej të kalonin në leximin e relacionit të përmbledhur, për të shpjeguar atë që ka ndodhur, ashtu si ka qenë traditë. Mendimi i Stojanit u mbështet dhe nga anëtarja Ledina Riza dhe anëtari Olger Eminaj. Ky i fundit  kërkoi që të vijohej me propozimin e Stojanit, duke sjellë në vëmendje se, në kuadër të transparencës, vendimi do të zbardhet dhe se gjithkush ka të drejtë të njihet me aktet. Anëtarja Arta Mandro deklaroi se media nuk ka kufizim që media ta marri raportin e dërguar nga ana e Komisionit të Përzgjedhjes pranë SPAK, ndërsa shtoi se nuk mund të lexohej në këshill pasi nuk ishte hartuar prej tyre. Po ashtu, ata vërejtën se dhe në praktikat e porcedurat e mëparshme, ishte vepruar në këtë mënyrë, duke u lexuar raporti i përmbledhur i këeshillit.

Anëtari Erion Fejzulla konstatoi se në fakt, është vetëm një rast kur më parë KLP ka votuar për zgjedhjene drejtorit të BKH-së dhe nuk ka praktikë të unifikuar. Ai vërejti se Staka nuk kërkoi që të ndryshohej procedura e shqyrtimit të projekt-aktit, por që të lexohej materiali i dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK.

Këshilli hodhi në votë propozimin e Stakës që u rrëzua me 9 votat e anëtarëve të Këshillit. Pro, veç Stakës votoi edhe anëtari Erion Fejzulla.

Në përfundim, të 11 anëtarët vutuan për zgjedhjen e Joni Ketës si drejtor të BKH-së.

Megjithëse në mbledhje u fol nga anëtarët e këshillit, se gjithë dokumentet do të vendosen në dispozicion të medias nëse kërkohen, pas kërkesave të vazhdueshme që BIRN i drejtori koordinatores për të drejtën e informimit dhe kryetares së KLP, relacioni i Komisionitt ë Përzgjedhjes nuk u vendos në dispozicion, me justifikimin se disa prej anëtarëve nuk ishin dakord, duke sygjeruar që të kërkohej në SPAK.

Komisioni i Përzgjedhjes pranë Prokurorisë së Posaçme, SPAK i përbërë nga drejtuesi i këtij institucioni, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja e Behar Dibra, vendosi më 26 nëntor që t’i përcjellë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e Joni Ketës si drejtuesin e ardhshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Joni Keta u përzgjodh si fitues nga komisioni mes kandidatëve të tjerë që plotësuan kriteret, prokurori Andi Pogaçe dhe oficerëve të policisë, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

Bazuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, kandidati që rekomandohet nga Komisioni i Posaçëm emërohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.

Keta zëvendësoi ish-drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj, mandati i të cilës u deklarua i përfunduar prej KLP-së më 9 shtator.

 

Etiketa: Byroja Kombëtare e HetimitJoni KetaKeshilli i Larte i ProkuroriseSPAK
I mëparshmi

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Tjetri

Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim

Tjetri
SPAK sekuestron pasuritë e dyshuara të kreut të ARRSH, Evis Berberi

Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.