AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Sekreti hetimor te dosja “Balluku” është i pamundur që të ruhet

Ndërsa është shumë e vërtetë që sekreti hetimor është një e mirë publike dhe çdokush ka për detyrë ligjore dhe njerëzore që ta ruajë atë, në rastin e dosjes famëkeqe që po mbahet sekret në Kuvendin e Shqipërisë, dukshëm ka shumë mënyra për ta dekonspiruar këtë sekret pa u ndëshkuar ligjërisht dhe për rrjedhojë, është shumë e arsyeshme që nga ky sekret të hiqet dorë dhe dosja të publikohet.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:23 | 22/12/2025
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorët e SPAK gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Foto kortezi Kuvendi.

Që në krye të herës duhet të themi se sekreti hetimor është një e mirë publike, siç është edhe gazetaria. Ligjërisht dhe moralisht, çdokujt, përfshirë edhe gazetarëve, u lind detyrimi të ruajnë sekretin hetimor në rast se u bie në dorë rastësisht.

Për shembull, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konfirmoi si të drejtë në vitin 2020, dënimin me vendim penal me gjobë të një gazetareje në Francë, pasi kjo e fundit pati publikuar një dokument që përbënte sekret hetimor në rastin e një përdhunimi. Me një fjalë, ndryshe nga sa është perceptimi i zakonshëm në Shqipëri që gazetarët nuk mbajnë përgjegjësi për publikimin e një sekreti, kur u bie në dorë, kjo nuk është tamam e vërtetë. Nëse je gazetar dhe të bie në dorë një sekret hetimor, para se ta publikosh duhet të gjykosh nëse çështja në fjalë është aq shumë në interes publik apo të argumentosh para gjykatës me sukses që, arsyeja se pse një dokument është shpallur sekret, ka qenë për të fshehur një keqbërje dhe jo për ta hetuar atë në mënyrë efikase.

Standardi është që një çështje nën hetim ka elementë sekretë për sa kohë ajo nuk është dërguar për gjykim në gjykatë. Por edhe para se të dërgohet në gjykatë, jo çdo gjë në një çështje hetimore përbën sekret hetimor. Në këtë rast, prokurorët janë personat që kanë autoritetin të dallojnë mes një pirgu informacioni se çfarë përbën sekret hetimor dhe nuk duhet të publikohet dhe çfarë nuk përbën sekret hetimor dhe mund të ndahet me publikun.

Aktualisht në Shqipëri po diskutohet çështja e sekretit hetimor që SPAK thotë se gjendet në një pajisje elektronike të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë. Që në këtë dosje mund të ketë të dhëna që nuk duhet të publikohen, kjo as që mund të vihet në dyshim. Por po kështu nuk mund të vihet në dyshim se jo të gjitha të dhënat në mijëra faqet e depozituara në kuvend përbëjnë sekret hetimor. Dhe ne të gjithë kemi arsye të mendojmë se, nëse marrim parasysh se Balluku po hetohet për krime të dyshuara të karakterit publik, siç është rasti i manipulimit të tenderëve, çdokush që mund të jetë i prekur, i ka mundësitë ta marrë me mend se mund të jetë subjekt hetimi, pavarësisht nëse dosja mbahet apo jo sekret. Fjala vjen, nëse je një biznesmen që ke fituar një tender të manipuluar te Autoriteti Rrugor Shqiptar, vështirë se ka nevojë të lexosh dosjen sekret të SPAK për të marrë me mend se çfarë po ndodh.

Në këtë kontekst, mbajtja e dosjes sekret ngjan më shumë e shtyrë nga potenciali për skandal politik që dosja mbart se sa për sekret hetimor që me të vërtetë duhet të ruhet për hatër të suksesit të hetimeve.

Për më tepër, ruajtja e sekretit hetimor për një dosje që ka vajtur në Kuvendin e Shqipërisë ngjan praktikisht i pamundur. E vetmja mënyrë se si mund të ruhej sekreti hetimor është që prokurorët, në secilën prej mijëra fletëve të dosjes, të mbulonin me shirit të zi çdo të dhënë, çdo fjalë e çdo fjali që ata mendojnë se përbën sekret hetimor, ndërsa pjesën tjetër duhej ta publikonin. Për sa kohë nuk e kanë bërë këtë, (ose kështu lihet të kuptohet), nga pikëpamja praktike dosja ka pushuar së qeni sekret hetimor në çastin që ka hyrë në Kuvendin e Shqipërisë. Parlamentet nuk janë vende shumë të përshtatshme për të ruajtur sekret hetimor, as nga pikëpamja ligjore dhe as nga pikëpamja praktike. Nëse SPAK po i kërkon deputetëve që do të marrin një kopje të dosjes të nënshkruajnë një deklaratë konfidencialiteti, kjo vështirë se e mbron sekretin hetimor. Deklaratat e konfidencialitetit, të cilat logjikisht i nënshkruajnë personat që, fjala vjen, merren në pyetje në SPAK si persona që kanë dijeni mbi një çështje dhe firmosin që të mos i bëjnë me dije të tjerëve se për çfarë u pyetën, janë të vlefshme për shkak se nënshkruesit mbajnë përgjegjësi ligjore nëse e bëjnë. Deputetët, ndryshe nga vdekatarët e tjerë, janë për nga kushtetuta, të papërgjegjshëm. Asnjë deputet nuk mund të mbahet përgjegjës për çfarë deklaron gjatë punimeve të kuvendit kështu që, pavarësisht se kanë nënshkruar deklaratë konfidencialiteti, secili nga deputetët që ka një kopje të dosjes mund të publikojë çfarëdo të dhëne sekrete pa u shqetësuar shumë për pasoja të mundshme ligjore. Pa llogaritur këtu mundësinë që deputetët të ritregojnë me fjalët e veta informacionet “sekrete” të dosjes, pa e cituar atë drejtpërsëdrejti. Dhe pastaj është mundësia që secili nga deputetët të rrjedhë pjesë të dosjes ose dosjen e plotë diku nëpër internet, ta ndajë atë me shumë gazetarë njëherësh, duke e bërë shumë të vështirë punën e SPAK për të mbajtur përgjegjës dekonspiruesit.

Në këtë kontekst, duke qenë se “rrjedhja” e dosjes ngjan punë ditësh dhe se asgjë nuk ka gjasa ta ndalë publikimin e saj të plotë, është mirë që SPAK ta deklasifikojë atë dhe ta publikojë vetë ose t’ia kalojë Kuvendit për publikim.

Etiketa: Belinda BallukuGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutHeqja e imunitetitKuvendi i ShqiperiseSekreti hetimorSPAK
I mëparshmi

Manovra strategjike e Italisë me arin

Tjetri

Gjykata e Vlorës konfiskon 2 milionë euro pasuri

Tjetri
Sekuestrohet prona me vlerë 1.2 milionë euro në Ujë të Ftohtë

Gjykata e Vlorës konfiskon 2 milionë euro pasuri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.